• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD, si maskë gjobëvënëse”, Basha dhe Rama, ‘duel’ për oligarkët në Twitter

by A R
25/09/2018 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akuzat politike mes opozitës dhe mazhorancës kanë vijuar edhe gjatë pasdites së të martës. Këtë herë kanë qenë vetë Lulzim Basha dhe Edi Rama që kanë zgjedhur të shkëmbejnë replika në Twitter.

Kreu i PD, Lulzim Basha përmes një statusi në Twitter, shkruan se kryeministri ka ndezur motorët e propagandës me shpifje dhe përbaltje për të mbrojtur pushtetin.

Ai shkruan se Rama, tashmë po përdor të gjithë shërbëtorët dhe mercenarët e tij për të shpifur dhe baltosur ndaj opozitës.

“Propaganda e Ramës i ka ndezur të gjithë motorrët. Shpifje e përbaltje për të mbrojtur pushtetin dhe paratë nga të gjithë shërbëtorët e mercenarët e Padronit dhe klientëve të tij. Hendeku midis oborrit të Ramës dhe njerëzve të thjeshtë do të thellohet. Unë jam në anën e njerëzve!” – shkruan Basha.

Por nuk ka vonuar shumë dhe kreu i mazhorancës i është përgjigjur duke u shprehur se PD po vepron si parti gjobëvënëse.

“Kur një parti politike shpall si platformë dhunën verbale mbi sipërmarrësit ka ngatërruar sistemin ku vepron; ka harruar arsyen pse ekziston; ka marrë fund si alternativë qeverisëse e është kthyer në maskë gjobvënëse! Kur këtë parti pastaj e drejton LB ferra e ka marrë fare uratën” – shkruan Edi Rama.

Pak orë më parë, Basha publikoi një listë me biznesmenë, të cilëve thotë se do t’ua sekuestrojë pasuritë.

Basha tha se do bëjë disa amendime në ligjin “Anti-mafia”, që u lënë barrën e provës këtyre biznesmenëve të tregojnë se si i kanë bërë paratë. Në të kundërt, sipas Bashës, ata do të përballen me sekuestrimin e pasurive.

/JavaNews/b.d

Next Post
Debati për punësimin, raporti i BB zbulon mashtrimin e Bashës, ja krahasimi i shifrave

"'Oligarkët' i kanë paguar kompanisë së kunatit të Lulzim Bashës 11 mln USD"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
Sa i kushton taksapaguesve amerikanë një ditë e vetme lufte me Iranin? CNN zbulon shifrat

Sa i kushton taksapaguesve amerikanë një ditë e vetme lufte me Iranin? CNN zbulon shifrat

March 7, 2026
Dyfishohen denoncimet për ngacmime seksuale/ Tirana, Vlora e Korça me numrin më të lartë të rasteve

Dyfishohen denoncimet për ngacmime seksuale/ Tirana, Vlora e Korça me numrin më të lartë të rasteve

March 7, 2026
ANALIZA/ Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për karrige politike

ANALIZA/ Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për karrige politike

March 7, 2026
I përfolur si trashëgimtar i fronit në Iran/ Raportimi: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet amerikano-izraelite

I përfolur si trashëgimtar i fronit në Iran/ Raportimi: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet amerikano-izraelite

March 7, 2026
“Epsteini” ynë

Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?

March 7, 2026
Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

March 7, 2026
Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

March 7, 2026
Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

March 7, 2026
Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In