• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

by E S
07/03/2026 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sylvinho ka folur dhe qartë madje. ‘Kalimi në finalet e Kupës së Botës është shumë i vështirë, por jo i pamundur’. Kështu i ka motivuar të tijtë trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit në podcastin ‘MisterChip’ në Spanjë.

Braziliani ka kujtuar tre vitet e tij në Shqipëri dhe shpreson që të bëjë realitet ëndrrën e të gjithë shqiptarëve që e duan Kombëtaren në Kupën e Botës 2026. Asgjë nuk është e lehtë pasi përpara janë dy ndeshje shumë të vështira.

Fillimisht më 26 mars ekipi kuqezi luan kundër Polonisë në Varshavë, ndërsa nëse kalojmë këtë rival, atëherë ekipi i Shqipërisë i drejtuar nga Sylvinho do përballej me fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi.

Trajneri foli ‘gjerë e gjatë’, por tregoi se nëse do jetë në fazën finale të Kupës së Botës me Shqipërinë, atëherë Brazili do jetë ekipi i tij i dytë që do bëjë tifo. Nga fitorja në Serbi dhe ndeshja e radhës, besimi është elementi kyç që Sylvinho po përcjell te ekipi.

“Carlo Ancelotti si trajner i Brazilit? Ancelotti është një nga trajnerët më të mirë në botë, ka një CV fantastike. Ai ka kaluar në klubet më të mira në botë dhe shoh që e flet shumë mirë gjuhën portugeze. Është një shembull për t’u ndjekur dhe unë i ndjek intervistat e tij. Dua t’i uroj një Kupë Bote të mbarë, por jo kundër Shqipërisë, gjithmonë nëse ne shkojmë. Kemi edhe dy ndeshje para, në fillim kundër Polonisë.

Shqipëria? Kemi ndeshjen kundër Polonisë, një ekipi shumë të vështirë. Do jetë një ndeshje shumë e vështirë. Nëse shkoj në Kupën e Botës unë do bëj tifo për Shqipërinë, pastaj për Brazilin.

Lewandowski jo në formën më të mirë, duhet të përfitoni – Kur ai është në formën më të mirë shënon gol çdo 45 minuta.

Ishte fitoja kundër Serbisë më e rëndësishmja? A do e përsërisni kundër Polonisë?

Kam tre vite te Shqipëria. Pas një përvoje me kombëtaren e Brazilit si asistent, kuptova se nëse do marr një ekip kombëtar duhet ta bëj punën brenda këtij vendi. Unë jetoj në Tiranë se bashku me Dorivan, ndihmësin. Pablo Zabaleta që la futbollin pak kohë më parë dhe ti e njeh mirë, na jep një ndihmë shumë të madhe si asistent, por ai jeton në Barcelonë pjesën më të madhe të kohës.

Së bashku bëmë një projekt tre vjeçar, rezultatet janë të mira dhe kemi një ekip shumë të mirë, të organizuar. Lojtarët na kuptojnë se çfarë duam. Luajnë një futboll shumë të mirë, kanë dëshirë, teknikë, goditjet e tyre janë të mira dhe pëlqejnë këtë ‘magji’ që po vjen, kanë pasion.

Fituam jashtë shtëpisë në Serbi kundër një ekipi shumë të komplikuar dhe një ndeshje shumë të vështirë. Ne kemi luajtur në Europian kundër Spanjës, Italisë apo Kroacisë, si dhe kundër rivalëve si Çekia, Polonia apo Anglia. Janë ndeshje që të japin besim.

Tani jemi në play-off, është e vështirë, por jo e pamundur. Luajmë jashtë fushe kundër Polonisë, por ne jemi një ekip që e dimë çfarë duam dhe ku mund të shkojmë; do luftojmë për këtë gjë, për ekipin, vendin dhe për popullin që është i dashuruar pas lojtarëve dhe lojës. Jemi të kënaqur me rezultatet që kemi marrë, por kemi shumë përgjegjësi për të ardhmen.

Polonia? Ne përmendëm pak më parë Lewandowskin, por mund të flasim edhe për gjashtë emra të tyre që kanë një nivel të lartë. Ne do provojmë dhe do jemi aty.

Si e përjetuat fitoren në Serbi?

Duke jetuar në Shqipëri më ka dhënë mundësi të kuptoj si janë njerëzit, vendi, aspekti gjeopolitik. Kuptova shumë gjëra për të përçuar te lojtarët atë që donim. Ne shkuam vetëm për futboll të bukur, donim të luanim mirë. Nuk donim asnjë problem me UEFA-n dhe FIFA-n brenda apo jashtë fushe.

Ideja ishte ‘fitoje këtë ndeshje dhe kthehu në shtëpi’, ne bëmë mirë atje. Të gjithë ishim shumë të lumtur që arritëm në play-off sepse ishte rruga e vetme, sepse Anglia si e para e Grupit kishte mbyllur historinë.

I mban mend rivalët e mundshëm për në Kupën e Botës? Holanda, Tunizia dhe Japonia. Jemi shumë të qartë për rrugën tonë, nuk do e kemi të lehtë, por asgjë nuk është e pamundur. Kemi respektin e kundërshtarëve, kemi lojtarë shumë të mirë që luajnë në liga të forta. Kam shumë besim te lojtarët që kam, edhe nga forma e tyre. E përsëris, Kupa e Botës nuk është e pamundur”, tha Sylvinho.

Kupa e Botës 2026 do zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrikun e këtij viti në SHBA, Meksikë dhe Kanada, ndërsa do jetë Botërori i parë me 48 ekipe të ndara në 12 grupe me nga katër skuadra.

Nëse kalojmë dy rivalët, vendi ynë do bëhej pjesë e Grupit F dhe do rivalizonte me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.

Next Post
Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

September 5, 2026
Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com