PD publikon videon dhe akuzon Ramën dhe Berishën: I përkasin politikës së tranzicionit që mban peng Shqipërinë

Partia Demokratike publikon videon nëpërmjet të së cilës tregon se sipas saj kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

PD shkruan se qëllimi i vetëm i tyre është shkatërrimi i Partisë Demokratike.

‘Është e qartë për të gjithë që janë të lidhur dhe koordinohen me njëri-tjetrin. Ajo që u pa në parlament është vetëm maja e ajsbergut. Qëllimi i tyre është të shkatërrojnë Partinë Demokratike. Rama për arsyet e tij politike. Berisha për arsyet e tij personale. Ata kanë një hall të përbashkët: I përkasin politikës së tranzicionit që po e mban peng Shqipërinë. Askush nuk ka më iluzione, zgjidh Ramën dhe merr Berishën. Zgjidh Berishën dhe merr Ramën’, shkruan PD

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com