• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta antikanabis/ Çuçi mbledh krerët e Policisë: Në mes të vitit nis kontrolli satelitor i territorit. Keni zero presion politik për të mbyllur sytë

by Java News
29/01/2022 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Lufta antikanabis vijon të jetë një prioritet absolut edhe përgjatë vitit 2022”. Kështu është shprehur ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë një takimi me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe shefat e komisariateve në të gjithë vendin. Ai bëri me dije gjithashtu se në ndihmë të Policisë së Shtetit do të vijë edhe teknologjia, më konkretisht shërbimi i satelitit dhe më tej dronët.

“Besoj që këtë vit të fillojmë me një risi në pjesën e kontrollit të territorit. Diku nga mesi i vitit do të kemi shërbimin satelitor që do të na prodhojë gati përditë foto të pjesëve të territorit të Shqipërisë, në ato zona që janë edhe më sensitive. Mund të kemi një avantazh tjetër që do të na krijohet për shkak të kontrollit të përditshëm të territorit nga sateliti. Me shpresë gjithashtu që nga fundi i vitit të fillojë edhe monitorimi me dronët super-inteligjentë. Por besoj se me satelitë do të fillojë më shpejt”, deklaraoi ministri Çuçi.

Ai kërkoi nga drejtuesit e Policisë së Shtetit që të mos tolerojnë asnjë presion të mundshëm politik të çfarëdo niveli qoftë. Kush mbyll sytë për të toleruar kultivimin e kanabisit, do të shkatërrojë karrierën e vet, tha ministri Çuçi.
“Presionin politik për të mbyllur një sy apo për të toleruar diku e keni zero. Nga ministri apo kryeministri as që nuk diskutohet. Por çfarëdolloj sinjali sado të tërthortë që mund të merrni nga çdo faktor politik sado i lartë të jetë duhet ta refuzoni me forcë dhe të më bëni me dije mua drejtpërdrejt. Nëse i shkon nëpërmend njeriut të mbyllë një sy në lidhje me këtë gjë, do t’i shkatërrohet karriera. Dua që gjithsecili këtu ta kuptojë kështu siç e thashë unë. Ju lutem shumë të mos bëjë gabim njeri që të tolerojë apo mbyllë sytë”, theksoi Ministri i Brendshëm.
Sipas tij beteja në luftën kundër kultivimit dhe trafikut të kanabisit është shumë e rëndësishme për Shqipërinë.
“Ju jepet juve mundësia që të bëni një gjë të mirë për Shqipërinë. Dhe mbase nuk mund të ketë gjithnjë momente të tilla gjatë karrierës tuaj”, iu drejtua ministri Çuçi krerëve të Policisë së Shtetit.

Më tej ai evidentoi disa nga treguesit e efikasitetit në luftën kundër kanabisit përgjatë vitit 2021, ku domethënëse është rritja e çmimit në treg për shkak të mungesës së prodhimit. E po kështu, Guardia di Finanza ka konfirmuar se gjatë vitit që lamë pas nuk ka kapur drogë që mbërrinte nga Shqipëria.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, shprehu vendosmërinë për tolerancë zero ndaj këtij aktiviteti kriminal.

“Në analizat që kemi zhvilluar në drejtoritë vendore të policisë, porosia ka qenë e qartë. Do të qëndrohet fort për çdo rast ku do të ketë abuzim, mosveprim apo më keq akoma implikim të punonjësve të policisë apo çdo drejtues strukture në këtë aktivitet të kundraligjshëm. Unë ju garanttoj që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit do të jetë gjithmonë e gatshme dhe do të monitorojë çdo aktivitet, do të bashkëpunojë me çdo institucion ligjzbatues dhe të inteligjencës, me qëllim që të minimizojë këtë problematikë”, tha Nano./m.j

Next Post
Dy dallgët e derisotme të Covid-19 në Shqipëri dhe dallga e pritshme

Berisha 305 mijë përkrahës e Basha 255 mijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In