• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD-në nuk e ringjallin dot Tahiri dhe Xhafaj (sondazhet tregojnë se është shumë larg rezultatit të 2013-s)

by Eduard Zaloshnja
15/05/2018 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja/

Ka më se gjashtë muaj, që PD-ja e sulmon PS-në për imunitetin politik që i dha Saimir Tahirit, i cili po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për bashkëpunim me një grup trafikantësh të drogës dhe që është akuzuar nga PD-ja për lejimin e përhapjes së kultivimit të saj nga Lazarati, në të gjitha skërkat e Shqipërisë (madje edhe pranë aeroportit ndërkombëtar të Rinasit).

Ka disa muaj që PD-ja po e sulmon qeverinë socialiste për tarifën e “Rrugës së Kombit” dhe taksat e biznesit të vogël. Madje, ajo zhvilloi dhe një fushatë të mosbindjes civile kohët e fundit.

Ka disa javë që PD-ja po sulmon ministrin e Brendshëm, Xhafaj për mbrojtjen nga ekstradimi, që sipas saj, i ka bërë vëllait të tij, të dënuar me vendim të formës së prerë para pesë vjetësh në Itali, për trafik droge në bashkëpunim.

Ka disa javë që PD-ja, pasi zhvilloi Kuvendin e saj statutor, po mundohet t’u mbushë mendjen përkrahësve se partia do të jetë tani më e hapur dhe më demokratike, (Kryetari nuk do të mund t’i bëjë më listat e kandidatëve për kryebashkiakë dhe deputetë sipas tekave të veta).

Të gjitha këto aksione politike do të duhej t’i rrisnin ndjeshëm kuotat e PD-së në opinionin publik (në krahasim me kuotat e saj tejet të ulëta në zgjedhjet e vjetshme). Por a ka ndodhur kështu?

Sipas një sondazhi që zhvillova gjatë fundjavës, për një revistë që botohet këtu në anglisht, rezultoi se numri i përkrahësve të PD-së ka pësuar një rritje statistikisht domethënëse, krahasuar me numrin e atyre që e votuan atë në zgjedhjet e vjetshme (shihni grafikun shoqërues). Por sidoqoftë, ajo mbetet ende larg kuotës së 680 mijë votave, që mori koalicioni i djathtë në 2013-ën. Dhe kjo ndodh kur të gjitha partitë e tjera regjistrojnë rënie domethënëse të përkrahjes.

Një problem i madh për PD-në (që zbulon analiza e hollësishme e përgjigjeve në sondazhin e sipërcituar) është ai i mostërheqjes drejt saj të votuesve të partive të vogla. Partitë e vogla (PDIU, LIBRA, FRD, SFIDA, PSD, etj.) morën plot 145 mijë vota vjet, ndërsa sot kanë vetëm 60 mijë përkrahës. Pra, një pjesë e mirë e 85 mijë votuesve të larguar nga partitë e vogla nuk janë gati të votojnë sot për PD-në, si partia kryesore e opozitës.

Gjithashtu, PD-ja nuk është në gjendje të tërheqë në mënyrë masive zgjedhësit e djathtë që nuk morën pjesë në votim vjet. Mos të harrojmë, se asaj iu larguan vjet plot 220 mijë votues të djathtë (në krahasim me 2013-ën).

Sipas sondazhit, rreth 160 mijë votues janë sot të lëkundur (mes votimit dhe mosvotimit). Por ndër ta, vetëm rreth 20 mijë votuan vjet për PD-në. Ndërsa rreth 140 mijë të lëkundurit e tjerë votuan vjet për partitë “e majta” (PS, LSI, PDIU, PSD, LIBRA, SFIDA, etj.), ose nuk votuan fare.

Duke përmbledhur, mund të thuhet se PD-ja ka njëfarë rritje (në krahasim me kuotën e ulët që regjistroi në zgjedhjet e vjetshme), por duket ende shumë larg kuotës së 2013-ës…(AFP.al)

Next Post
Raportet Ndërkombëtare dhe balta e Lulit dhe Monikës

Skenari anti 'Xhafaj', opozita nesër proteston, të enjten bllokon punimet e parlamentit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria nis pastrimin e makinave të vjetra, bashkitë do t’i mbledhin, dorëzimi për shkatërrim do të jetë falas

Qeveria nis pastrimin e makinave të vjetra, bashkitë do t’i mbledhin, dorëzimi për shkatërrim do të jetë falas

October 24, 2026
Gjykata i liron pas arrestimit për dhunë, shumica e të rinjve rikthehet përsëri në rrugë për protestë!

Protesta e dhunshme, Gjykata e Tiranës liron një tjetër të arrestuar nga Policia (EMRI)

October 24, 2026
“I përfshirë edhe krimi i organizuar”- Protestat e dhunshme, Rama: Flama e terrorit urban të Atifës është shfaqur me forcën e vet të verbër!

“I prita 4 muaj, por më ofenduan…”- Protestuesit i refuzuan dialogun, Rama: I karakterizon frika se do cilësohen si tradhtarë!

October 24, 2026
“E pavërtetë!”- MIA përgënjeshtron lajmin në rrjetet sociale për tarifën në Rrugën e Kombit: Nuk do të bëhet 8 euro!

“E pavërtetë!”- MIA përgënjeshtron lajmin në rrjetet sociale për tarifën në Rrugën e Kombit: Nuk do të bëhet 8 euro!

October 24, 2026
“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

October 24, 2026
“Shkatërruesit e bizneseve para drejtësisë!”- Demo ndan detajet: Protestuesit e dhunshëm e të maskuar u identifikuan përmes teknologjisë, po zbulojmë dhe të tjerët

“Shkatërruesit e bizneseve para drejtësisë!”- Demo ndan detajet: Protestuesit e dhunshëm e të maskuar u identifikuan përmes teknologjisë, po zbulojmë dhe të tjerët

October 24, 2026
“Së shpejti masa edhe për barazinë sociale”- Rama përsërit thirrjen për dialog ndaj protestuesve: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

“Së shpejti masa edhe për barazinë sociale”- Rama përsërit thirrjen për dialog ndaj protestuesve: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

October 24, 2026
“Terrori jo nga qytetarët”- Rama drejton gishtin nga dhunuesit: Radikalë fetarë nxitën përçarje duke yshtur njerëz me precedentë! Duart e huaja…

“Terrori jo nga qytetarët”- Rama drejton gishtin nga dhunuesit: Radikalë fetarë nxitën përçarje duke yshtur njerëz me precedentë! Duart e huaja…

October 24, 2026
“I përfshirë edhe krimi i organizuar”- Protestat e dhunshme, Rama: Flama e terrorit urban të Atifës është shfaqur me forcën e vet të verbër!

“I përfshirë edhe krimi i organizuar”- Protestat e dhunshme, Rama: Flama e terrorit urban të Atifës është shfaqur me forcën e vet të verbër!

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë me molotovë drejt Policisë te Ministria e Arsimit, efektivët i shpërndajnë me gaz e ujë, disa shoqërime!

Trazirat e mundshme në protestë, policia angazhon 2 mijë efektivë në terren

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In