• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD kërkon qeveri teknike për zgjedhjet e 2017, Paloka: Përdorim çdo mjet për t’ja arritur

by Java News
18/09/2016 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka forcuar çdo bindje dhe po angazhohet në aksionin e saj politik për të bërë të mundur që në zgjedhjet parlamentare të 2017 të mos shkohet me këtë Qeveri. Nënkryetari, Edi Paloka, tha se beteja elektorale e Dibrës evidentoi çdo fakt se mazhoranca qeverisëse nuk garanton votën e lirë, ndaj ai tha se do përdoret çdo mjet, përfshirë protestat, për të larguar Qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Vendi është në situatë kritike, tha Nënkryetari demokrat, ndaj ftoi qytetarët të reagojnë.

Zgjedhjet e pjesshme në Dibër, e kanë “çimentuar” vendimin e patjetërsueshëm të Partisë Demokratike, për të mos shkuar në zgjedhjet politike të 2017, me Qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Nënkryetari, Edi Paloka, në një intervistë për Ora News, tha se mazhoranca ka eliminuar çdo të drejtë, përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, duke e lënë vendin në duart e bandave të narkotrafikut.

Fakti evident, sipas tij është Dibra.

Paloka: Është e vetmja zgjidhje, largimi i Edi Ramës nga pushteti dhe vajtja në zgjedhje me një Qeveri që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një Qeveri që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, emri pak rëndësi ka.

Për të garantuar një Qeveri teknike apo stabilitetit, emërtimi i së cilës për Partinë Demokratike nuk ka rëndësi, Paloka tha se do përdoren gjithë mjetet, përfshirë protestat popullore.

Paloka: Qytetarët duhet të na ndjekin, është për të mirën e tyre, për të mirën e fëmijëve të tyre dhe për të mirën e çdo shqiptari që lind edhe sot në këtë vend. Sepse çdo shqiptar që lind sot në këtë vend ka përpara një prespektivë të zymtë nëse vazhdohet me këto ritme.

Nëse humbja me rezultat të thellë në Dibër, është shkak i gjendjes jo të mirë ku ndodhet sot opozita, Paloka ka këtë pergjigje:

Paloka: Nuk është Partia Demokratike në ditët e saj më vështira, është Shqipëria në ditët e saj më të vështira.Një situatë e tillë e çon vendin drejt një kaosi dhe një situate që as nuk mund të imagjinohet. Jo vetëm se kemi një Kryeministër, arroganca e të cilit është për librin Guinness, por sepse kjo arrogancë ushqehet përditë nga fuqia që atij i jep krimi, nga fuqia që i japin paratë e pista dhe nga çdo gjë tjetër me të cilën kjo Qeveri ushqehet përditë./oranews

Next Post
10 profesionet më të mira… pas 10 viteve (FOTO)

10 profesionet më të mira... pas 10 viteve (FOTO)

Comments 1

  1. metafora says:
    9 years ago

    Imagjinoje te behet minister ky rrote horrit, nje njeri fare ordiner, pa nder e moral. Sa krahu kane per ta ngrene edhe vitin tjeter dhe le te shohin enderra me qeveri teknike sa te duan.

    Reply

Leave a Reply to metafora Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-truproja e Nanos-Ahmetajt: Erdhe nga PD, njeri me vese. Sa euro le në kazino në Bukuresht?

January 11, 2026
“Nuk pati as kohë për CPR” | Mjekët iranianë përshkruajnë situatën dramatike në spitalet e mbingarkuara nga protestat

“Nuk pati as kohë për CPR” | Mjekët iranianë përshkruajnë situatën dramatike në spitalet e mbingarkuara nga protestat

January 11, 2026
Semani dhe Shkumbini dalin nga shtrati! Në Shkodër, rreth 525 ha tokë nën ujë. Rrugë të bllokuara në Gjirokastër

Semani dhe Shkumbini dalin nga shtrati! Në Shkodër, rreth 525 ha tokë nën ujë. Rrugë të bllokuara në Gjirokastër

January 11, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Fshati digjet…

January 11, 2026
Trump pezullon ndihmat për Minnesota-n: 129 milionë dollarë të bllokuara

Trump pezullon ndihmat për Minnesota-n: 129 milionë dollarë të bllokuara

January 11, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Nën drejtimin e Berishës, opozita rënie drastike votash, analisti: Opozita mbetet e përçarë (SHIFRAT)

January 11, 2026
Bora ‘pushton’ zonat malore, Rama publikon pamjet: Borëpastrueset në terren

Bora ‘pushton’ zonat malore, Rama publikon pamjet: Borëpastrueset në terren

January 11, 2026
Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In