• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nën drejtimin e Berishës, opozita rënie drastike votash, analisti: Opozita mbetet e përçarë (SHIFRAT)

by A R
11/01/2026 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti dhe sondazhisti i njohur Eduart Zaloshnja ka analizuar zhvillimet politike në vend, gjatë një interviste në emisionin “Ora e Fundit”, ku u shpreh se si qeveria ashtu edhe opozita përballen me problematika, por situata më e vështirë mbetet në kampin e opozitës.

Opozita, sipas Zaloshnjës, po përballet me një krizë të thellë përçarjeje brenda saj. Ai komentoi edhe mbledhjen e zhvilluar së fundmi nga Sali Berisha, duke theksuar se partitë e vogla parlamentare nuk morën pjesë në tryezë.

“Qeveria është munduar gjatë gjithë këtyre muajve të menaxhojë problemet e saj, tani i është shtuar edhe problem i motit. Opozita problemin kryesor e ka që nuk po bashkohet dot, madje jo vetëm që nuk po bashkohet, por po ndahet. Berisha mblodhi dje atë mbledhje, por pamë që partitë e vogla parlamentare nuk u paraqitën në këtë tryezë. Kemi një lëvizje të Salianjit, i cili e filloi me foltoret e tij dhe po e vazhdon. Ai bëri një foltore sot në Korçë, ku pjesëmarrja ishte e lartë. Edhe vetë brenda PD nuk kemi një front unik . PS nuk ka gjë brenda për brenda PS”, tha ai.

Ai theksoi se Partia Demokratike është reduktuar në një parti që identifikohet vetëm me emrin e Berishës, gjë që, sipas tij, ka sjellë rënie të ndjeshme të mbështetjes në opinionin publik.

Zaloshnja theksoi se në kushtet aktuale nuk ka arsye pse të realizohet kërkesa e opozitës për qeveri teknik. Sipas tij, 2026 nuk ka asnjë pikë bashkuese me vitin 2017, vit në të cilin u krijua qeveria teknike.

“Në 2017, PD po kërcënonte për bojkotin zgjedhjeve, kurse tani kemi 6 muaj që kanë mbaruar zgjedhjet. Kjo qeveri në shtator ka nisur punë, Nuk kanë lidhje këto dy situata. Foltoret e Berishës janë të dështuara. Pjesëmarrja është shumë e ulët. Kur sheshet nuk mbushen, për çfarë duhet të shqetësohet qeveria. PD ka emrin Berisha dhe pikë. Duke mbetur një parti e tillë, i kanë rënë dhe kuotat në opinionin publik. Kemi opozitën e Berishës, aty kemi një regjiment që ka vetëm një komandat dhe nuk flet askush dhe pastaj kemi dhe një fraksion brenda PD, që nuk përbëjnë shumicën dhe prandaj kemi këtë situatë në opozitë”, tha ai.

Duke iu referuar rezultateve zgjedhore, Zaloshnja tha se katër vite më parë PD dhe LSI morën rreth 37 mijë vota më pak se PS, ndërsa në zgjedhjet e fundit diferenca shkoi në rreth 300 mijë vota. Sipas tij, kjo rënie drastike e opozitës i dha Partisë Socialiste avantazhin për të siguruar numrin e mandateve që ka sot.

“Para 4 vjetësh, PD dhe LSI morën 37 mijë vota  më pak se sa mori PS, Vjet, morën 300 mijë vota më pak, Ishte një rënie drastike e përkrahjes së PD e udhëhequr nga Berisha nga ajo që udhëhoqi Basha para katër vitesh.  Kundërshtarët humbën kaq mijë vota, dhe nda PS mori kaq mandate. Nga depresioni elektoral i palës kundërshtare PS mori ato mandate që mori”, u shpreh ndër të tjera Zaloshnja.

Next Post
Trump pezullon ndihmat për Minnesota-n: 129 milionë dollarë të bllokuara

Trump pezullon ndihmat për Minnesota-n: 129 milionë dollarë të bllokuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

August 27, 2026
Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

August 27, 2026
Shpërthim në një lokal në Vlorë, shkaktohen dëme materiale, policia jep detaje

E rëndë në Lungomare të Vlorës, qëllohet me sqepar në kokë një 61-vjeçare

August 27, 2026
Qytetet më të “shkreta”/ Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

Qytetet më të “shkreta”/ Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

August 27, 2026
Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit tanë të tekstileve

Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit tanë të tekstileve

August 27, 2026
Pse kthehemi të lodhur nga pushimet?

Pse kthehemi të lodhur nga pushimet?

August 27, 2026
Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, caktohet pas 27 vitesh gjyqi për të akuzuarin si organizatori kryesor

Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, caktohet pas 27 vitesh gjyqi për të akuzuarin si organizatori kryesor

August 27, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja sa shkojnë temperaturat

Diell në të gjithë vendin gjatë ditës së sotme, ja sa do shënojë termometri

August 27, 2026
Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA! Zjarri i merr jetën tre fëmijëve, në gjendje të rëndë katër persona të tjerë

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA! Zjarri i merr jetën tre fëmijëve, në gjendje të rëndë katër persona të tjerë

August 27, 2026
Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com