• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD kërkon Komision Etik për zgjedhjet, mandati i tretë i Ramës ishte “pozicion jashtë loje”

by A R
17/05/2021 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Aranit Muraçi

Akuzat që janë ngritur nga opozita pas zgjedhjeve të 25 prillit, janë thuajse të gjitha “çështje etike”. Ato mund të ngrenë nevojën e krijimit të një Komisioni Etik për zgjedhjet e ardhshme, me qëllim për të gjobitur apo këshilluar subjektet politike, që do të shkelin çështjet etike.

Në fakt kërkohet që të ngrihen më parë institucione sa më të besueshme ligjore, me të cilat opozita nuk është se ka pasur dhe ka ndonjë eksperiencë për t’u lavdëruar dhe kjo me sa duket e ka penalizuar atë jo pak përballë publikut dhe faktorit ndërkombëtar, duke i dhënë një avantazh konkurrues qeverisjes së majtë që theu për herë të parë në këto 30 vjet tabunë e fitores përtej dy mandatave.

Si shembull, në një ndeshje futbolli, skuadra që e zëmë se ka luajtur më mirë por e ka humbur 2-0 takimin, me një gol të dukshëm pozicion jashtë loje dhe me një gol tjetër përmes një 11-metërshi inekzistent, nuk mund të akuzojë kundërshtarin, trajnerin dhe autorët e golave, për festën që kanë zhvilluar pas fitores. Ose t’i akuzojë ata pse nuk e ndërprenë aksionin dhe t’i tregonin gjyqtarit siç provuan pamjet filmike, se nuk ishte aspak e ndershme të shënohej goli.

Megjithëse, nga ana etike dhe tifozët e skuadrës fituese mund ta kenë pranuar “hilen”. Skuadra humbëse mund të akuzojë edhe gjyqtarin e ndeshjes, për njëanshmëri, por nuk pretendon për përsëritje të saj. Mund të provohet lehtësisht njëanshmëria e gjyqtarit nga pamjet filmike. Ai mund të dënohet, në vendin tonë ndodh që të paragjykohet se është blerë dhe shpesh rrihet barbarisht, por ndeshja në asnjë rast nuk përsëritet. Sepse të tilla janë rregullat e lojës.

Qeveria e drejtuar nga Edi Rama, po akuzohet thjesht për mungesë të theksuar etike gjatë garës dhe fushatës së fundit elektorale, njësoj siç akuzohen në një ndeshje futbolli autorët e dy golave (edhe kur ka prova se janë shënuar në mënyrë të pandershme) duke i hequr fitoren ekipit tjetër.

A mund të jetë e vërtetë!

Shumë kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike ose të partive të tjera opozitare konkurruan përballë disa prej ministrave, krejtësisht në një fushatë të pabarabartë. Ministrat kishin rreth tyre staf të gjerë që mbahet nga taksapaguesit, përmes interesave të ngushta, madje mund të kenë përdorur edhe mjete dhe privilegje të ndryshme që iu jep pushteti.

Por opozita nuk thotë nëse ka qenë ndonjëherë e rregulluar me ligj ose përmes kodit zgjedhor, që drejtorët e lartë apo nëpunësit e Administratës Publike, të mos përfshiheshin në fushatë. Kur kanë qenë në pushtet PD dhe LSI, a janë përfshirë edhe ata në fushatë?

Gjithashtu, nuk ka ndonjë ligj dhe madje as ndonjë normë etike, që e ndalon qeverinë të shpërndajë fondet e tërmetit në kohë fushate. Cila kaq qenë koha e parashikuar, se kur duhet të shpërndaheshin fondet. Mund të jetë një taktikë e përdorur, sikurse ka ndodhur shpesh kur investohet për infrastrukturë, në gjashtë muajt e fushatës. Nuk ka ligj, as kod etik që e ndalon!

Punësimet para fushatës, në Administratën Publike. Nëse qeveria do të kishte mundësi mund të punësonte të gjithë shqiptarët. Cili ligj është shkelur me numrin e të punësuarve, ku janë punësuar ata, si janë punësuar dhe ku janë gjetur paratë? Kjo i përket ligjit që rregullon Administratën Publike dhe jo procesit të zgjedhjeve.

Të ngjashme dhe të këtij lloji janë edhe pretendimet e tjera.

Si të tilla, pretendimet me siguri nuk do të marrin kurrë zgjidhje, që vendi të shpresojë për të pasur zgjedhje më të mira dhe më ndershme, në të ardhmen.

Nëse do të kishte prova ligjore, organet dhe institucionet ligj-zbatuese duhet të kishin vepruar. Nëse ato nuk janë të pavarura, siç pretendon opozita, duhet të ishte punuar edhe nga vetë ajo në këto 30 vite, që të ishin të tilla.

Megjithatë, pretendimet për blerjen e zgjedhjeve më shumë se prova ligjore, çështje etike, duken qartësisht se janë pretendime politike. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke mos e pranuar rezultatin që deri në mbrëmjen e së dielës “ishte në kuti”, do të nisë sot fushatën brenda partisë që ai drejton, për të marrë besimin e anëtarëve, me qëllim për të udhëhequr opozitën edhe në katër vitet e ardhshme. Zërat që do ta kundërshtojnë apo do ta akuzojnë për humbjen e radhës, me siguri do të konsiderohen si të blerë nga qeveria dhe si pjesë e manipulimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Ajo çka shihet se i duhet opozitës pas 25 prillit është reformimi i saj i thellë, përmes një platforme që të ndahet një herë e mirë nga e kaluara dhe që të jetë sa më e besueshme për publikun. Jo vetëm në një muaj fushate! Nëse përçarja e saj vazhdon të mos ndalet, pa gjetur një konsensus të brendshëm, për të zgjedhur liderin dhe ekipet e duhura drejtuese, vendi rrezikon seriozisht të mbetet edhe për katër vitet e ardhshme pa një opozitë të fortë përfaqësuese që do t’i shërbente forcimit të demokracisë.

Next Post
Kanë arsye që të ndjehen të trembur

Pseudoeuropiani Lulzim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tryeza Kombëtare/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik

Tryeza Kombëtare/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik

October 30, 2026
Tryeza Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, ministrja Spahiu: Siguria dhe mirëqenia e fëmijëve kërkon përgjegjësi të përbashkët, ngjarjet e fundit…

Tryeza Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, ministrja Spahiu: Siguria dhe mirëqenia e fëmijëve kërkon përgjegjësi të përbashkët, ngjarjet e fundit…

October 30, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

October 30, 2026
Prokuroria Speciale merr të pandehur kryetarin e Prishtinës: Përparim Rama dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare!

Prokuroria Speciale merr të pandehur kryetarin e Prishtinës: Përparim Rama dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare!

October 30, 2026
NATO teston modelin “5G”, admirali Vandier: Të jemi gati për çdo gjë që vjen nga Rusia!

NATO teston modelin “5G”, admirali Vandier: Të jemi gati për çdo gjë që vjen nga Rusia!

October 30, 2026
Drafti për zgjerimin e BE-së: Kosova pa përparim në fushat themelore, Mali i Zi drejt përfundimit të negociatave, Serbia me probleme!

Drafti për zgjerimin e BE-së: Kosova pa përparim në fushat themelore, Mali i Zi drejt përfundimit të negociatave, Serbia me probleme!

October 30, 2026
VIDEO/ Tragjedi ajrore në Himalaja, helikopteri përplaset me malin, të paktën 6 të vdekur pas rrëzimit!

VIDEO/ Tragjedi ajrore në Himalaja, helikopteri përplaset me malin, të paktën 6 të vdekur pas rrëzimit!

October 30, 2026
Drogë në trëndafila, sekuestrohen 100 kilogramë kokainë kolumbiane në aeroportin e Athinës, mes të arrestuarve edhe 4 shqiptarë!

EMRI/ Policia greke zbardh vrasjen e 24 korrikut në Athinë, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor!

October 30, 2026
Hapet sot Lotaria Amerikane / Çfarë duhet të dini për aplikimin këtë vit

Gjykata Federale bllokon Lotarinë Amerikane, preket edhe Shqipëria! Zbulohet shkaku, një padi ligjore ndaj sekretarit Rubio…

October 30, 2026
“Nuk ke për ta marrë kurrë fëmijën…!”- Zbulohen kërcënimet që ish-bashkëshorti i bënte Arlinda Zekajt në telefon: Besën e Zotit që… (DETAJET)

“Nuk ke për ta marrë kurrë fëmijën…!”- Zbulohen kërcënimet që ish-bashkëshorti i bënte Arlinda Zekajt në telefon: Besën e Zotit që… (DETAJET)

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In