• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pseudoeuropiani Lulzim

by Bajram Peçi
17/05/2021 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Fjalori i madh i shqipes e shpjegon neologjizmën “Pseudo” me kuptimin “I gënjeshtërt, i rremë”. Bamirësi i Lulzim Bashës, kur e zgjodhi si trashëgimtar të postit, që kish mbajtur vetë, i përmendi si vlerë shkollimin jashtë, në Europë. Anëtarët besnikë rrotull bamirësit i shtuan arsimimit edhe petkat europiane. Veshja kurdoherë ka treguar pasurinë, rangun dhe statusin. Kaq mjaftuan për ta sjellë në krye të Partisë Demokratike, ku, përpos bamirësit si themelues i saj, nuk ndodhej kërkush tjetër prej tyre.

Mirëpo, ja që individi nuk mund të formësohet dot si europian në një ambient social ku mbizotërojnë lidhjet fisnore, krahinore, klanore, ku mungon konkurrenca! Edhe po ta zemë, se ambienti ku u formua si politikan europian, s’paska ndikuar dhe aq, përsëri kushdo mund të shihte se rritja e tij, suksesi dhe emërimi në detyra të rëndësishme vinte jo nga merita, por nga mbështetja.

Ka një parim të fortë që e dallon europianin: është pranimi i humbjes, njohja e fituesit. Pasi përfaqësuesit e organizmave europiane dhanë vlerësimet e tyre në përfundim të zgjedhjeve, u kërkuan palëve të njohin rezultatin, të njohin fituesin. Kjo është demokracia e Europës Perendimore, me institucione dhe përfaqësim, që nuk lë vend për ekuivoke, por kërkon zbatimin e parimit themelor të funksionimit të një shteti në demokraci, njohjen e rezultatit që del nga vota.

Mekanizmat e konkurrencës së kapitalizmit të përparuar dallojnë në parimet e lirisë politike, që janë vendosur prej tre dhjetvjeçarësh edhe në Shqipëri. Po këto mekanizma kanë aftësi të funksionojnë mrekullisht në çtensionimin e situatave që mund të krijohen, duke vepruar përmes KQZ-së, KAS-it e gjykatave. Ti, Lulzim “Europiani” nuk pranon rezultatin, por strukturat ligjore e kushtetuese të ngritura të detyrojnë të heshtësh. Edhe pas kësaj, ti mund të vazhdos të akuzosh këto organe si “të kapura” e “të përdorura” nga Rama, por kjo lehtësisht kuptohet se nuk ka lidhje me aftësinë, moralin e kolegjalitetin e tyre, se sa me largimin e përgjegjesisë nga vetja.
Je i mundur, prano rezultatin! Ndryshe, ti mor zotëri ske asnjë lidhje me njeriun europian. Je një pseudoeuropian, një lindor mediokër dhe, me këtë qendrim, s’mund të jesh tjetër kush përpos se një Pseudo! Partinë e ke marrë peng për interest e tua të ngushta. Po për ato interesa kërkon të marrësh peng edhe funksionimin normal të shtetit shqiptar.

E mësuar me bojkotin, me mosnjohje rezultati zgjedhor, që ka qenë vijë politike e pandërprerë, standard i PD-së, ju pseudoeuropian, për të kënaqur egon tuaj, tani do rendni, pas takimeve nëpër rrethe, të takoni në kryeqytetet europiane funksonarë shtetesh. Është e kuptueshme se do orvateni të shpjegoni “krimet zgjedhore”, “masakrën zgjedhore”, blerjen e shitjen, bandat, Doshin e Rakipin…çka do duhet të shërbejne për të ushtruar presion te ndërkombëtaret për të përdorur kartën e bllokimit të integrimit.

Seç kam një parandjenjë se vizitat do fillojnë nga Hollanda, madje pa fillur ende pushimet verore. Të thuash ti se ata nuk ishin këtu e nuk panë se si u zhvilluan zgjedhjet, se nuk e panë rregullin përgjithësisht të përkryer gjatë e pas votimit dhe çrregullin e përvetshëm, ku strukturat paramilitare të PD-së i morën jetën një njeriu, me “plumb në ballë”, siç edhe ishin betuar të mllefosur?!

Europa Perendimore do ta presi këtë pseudoeuropianin, do ta dëgjojnë me durim, edhe pse e njohin shumë mirë realitetin e larmishëm politik. Në fund të fundit, Europës i intereson veçanërisht shumë stabilitetti politik i Shqipërisë, por pseudoeuropianit tonë as i plas fare për stabilitetin politik.

Ky njeri nuk i njeh ose shtiret sikur nuk i njeh realitetet politike. Janë e do mbeten ato që përcaktojnë qeverisjen, jo dëshirat! Duket që fluturon e nuk është me këmbë në tokë, sjellje që nuk menifestojnë mendësi europiano-perendimore.

Next Post
Krimet zgjedhore/ Paralajmërimi i kryeprokurorit nga Fieri: Shumë shpejt do kemi rezultate

Krimet zgjedhore/ Paralajmërimi i kryeprokurorit nga Fieri: Shumë shpejt do kemi rezultate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takimi Erdogan-Zelensky në Stamboll të shtunën

Takimi Erdogan-Zelensky në Stamboll të shtunën

October 30, 2026
Ibrahimaj nga Prishtina: Forcimi i bashkëpunimit rajonal, i rëndësishëm për zgjerimin e mundësive për gratë sipërmarrëse!

Ibrahimaj nga Prishtina: Forcimi i bashkëpunimit rajonal, i rëndësishëm për zgjerimin e mundësive për gratë sipërmarrëse!

October 30, 2026
Zelensky viziton Turqinë, takim me Erdoganin për luftën në Ukrainë dhe sigurinë në Detin e Zi!

Zelensky viziton Turqinë, takim me Erdoganin për luftën në Ukrainë dhe sigurinë në Detin e Zi!

October 30, 2026
pellumb karameta

Nuk pritën as përgjigjen e Rubios!

October 30, 2026
Detajet dhe lidhjet/ Investigimi i bujshëm i “Mother Jones”: Mediu kërkon mbrojtje politike në SHBA për Gërdecin!

Detajet dhe lidhjet/ Investigimi i bujshëm i “Mother Jones”: Mediu kërkon mbrojtje politike në SHBA për Gërdecin!

October 30, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Edi Rama duhet ta trajtojë Veliajn si kundërshtar politik, jo si një kalama që duhet edukuar

October 30, 2026
Vatikani: Papa Leo do të dalë sot nga spitali pas ndërhyrjes kirurgjikale

Papa Leo XIV, kreu i parë i Kishës Katolike që votoi në zgjedhjet amerikane

October 30, 2026
Papa Leo për inteligjencën artificiale: Makinat janë mjete, jo njerëz, nuk mund t’u besohen vendime të rëndësishme

Papa Leo për inteligjencën artificiale: Makinat janë mjete, jo njerëz, nuk mund t’u besohen vendime të rëndësishme

October 30, 2026
Katastrofa më e madhe kibernetike, gjigandit të kriptomonedhave “Binance” iu vodhën 6,3 mld USD! Të gjitha rrugët të çojnë në Korenë e Veriut

Katastrofa më e madhe kibernetike, gjigandit të kriptomonedhave “Binance” iu vodhën 6,3 mld USD! Të gjitha rrugët të çojnë në Korenë e Veriut

October 30, 2026
Presidenti i El Salvadorit merr miratimin e Trump për dërgimin e 2 mijë ushtarëve në Haiti, në luftën kundër bandave kriminale

Presidenti i El Salvadorit merr miratimin e Trump për dërgimin e 2 mijë ushtarëve në Haiti, në luftën kundër bandave kriminale

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In