• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD-ja, gati puthja e hyrjes me daljen

by
31/07/2015 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

PD-ja, gati puthja e hyrjes me daljen

Partia Demokratike, e para forcë opozitare pas gati gjysëm shekulli të sundimit të partisë komuniste në Shqipëri, mbush një çerek shekulli jetë në dhjetor. Vetëm një vit e pak mbas krijimit të saj në 1990-ën e trazuar, ajo mundi të marrë pushtetin me një shumicë dërmuese duke mposhtur një krijese sklerotike dhe të traumatizuar si kundështari i saj në atë kohë. E mposhti kryesisht me dy beteja: atë kundër komunizmit dhe garantimit të ëndrrës evropiane. Vetëm katër muaj pas fitores së parë të saj në zgjedhjet e përgjithshme, PD humb lokalet e korrikut të 1992-shit. Dhe nga ky moment, për ironi të fatit, sa më shumë luhej karta e antikomunizmit, aq më shumë merrte fytyrë, tipare dhe psikologji komuniste, drejtuesi i kësaj partie. Në atë kohë edhe President Republike.

Sa më shumë flitej për Evropën, aq më të akullta bëheshin raportet me përtej Atlantikun dhe vetë Brukselin për shkak të një qeverisje gjithmonë e më autarkike. Që arriti kulmin në vitet 1996-1997, kur ata që erdhën si shpresë u bënë ankthi më i madh i këtij viti mbas tmerrit komunist.

Sukseset e padiskutueshme të qeverisë së parë të Aleksandër Meksit, sidomos në liberalizimin e tregut dhe korpusin ligjor, me një rritje të pabesueshme ekonomike, ishin sa epërsi e sistemit që po ndërtohej, po aq edhe meritë e vetë qeverisë. Deri në vitin 1994 kur hymbja e referendumit të kushtetutës e ktheu politikën e vendit në një regres të jashtëzakonshëm. E nëse deri në atë periudhë defektet në përditshmërinë shqiptare ishin deri diku të kuptueshme për shumë e shumë arsye, nga ai moment pati një moment kthese: pushteti i sovjetikut shqiptar të presidencës u konsiderua i shenjtë! Dhe “shenjtori” bëri gjithçka në emër të pushtetit deri dhe rizgjedhjen e tij në kohën e kolerës që erdhi me kolapsin e piramidave financiare.

Gjithçka tjetër pastaj është histori që kuptohet vetëm nëse është histori e jetuar.

Një histori me mbi tre mijë të vdekur dhe asnjë fajtor.

Me qindra milionë dollarë të zhdukur dhe vetëm me ndëshkim kapterësh, ndërsa gjeneralët vazhdonin të qëndronin e të diktonin në politikë. Me zombie që vërtiteshin në politikë, herë vetëm të paaftë, e herë edhe të paahtë e të ligj në të njëjtën kohë.

Tetë vjet opozitë deri në 2005-ën dhe tetë vjet pushtet deri në 2013-ën, janë një cikël normal demokracie për një parti, pavarësisht defekteve, deformimeve dhe keqpërdorimeve të saj nga kjo parti kryesisht. PD është pasqyrë dhe shëmbëllim si në pasqyrë i gjithë defekteve, deformimeve dhe keqpërdorimeve të të gjithë shoqërisë shqiptare. dhe vetë shoqëria shqiptare është një shoqëri e traumatizuar nga komunizmi dhe nën traumë ende nga tranzicioni i pamerituar që i kanë veshur prej 25 vjetësh si këmishë force.

Në dhjetor PD feston 25 vjetorin duke qenë në minimumet historike të pushtetit të saj dhe më e paqartë se kurrë se çfarë i rezervon e ardhmja. Por e ardhmja do të kishte një shans më shumë që të ishte e mirë nëse në atë festë të mos ketë vetë daulle dhe shampanjë; nëse dikush, qoftë dhe nëse vetëm dikush që ka një zë dhe fytyrë publike në atë parti do të guxonte të thoshte se çfarë ka bërë keq kjo parti në 25 vjet. Nëse dikush, qoftë dhe vetëm dikush do të guxonte të kërkonte falje për çfarë është bërë keq dhe shumë keq në emër të asaj partie dhe për “hir” të njerëzve që pronësonin atë parti, e ardhmja e saj do të kishte një shans më shumë që të ishte më e mirë. Lulzim Basha ka mundësinë teorike ta bëjë një gjë të tillë. së paku ai nuk është pjesë e historisë së keqe të së shkuarës së saj. Duke kërkuar falje në festë, Basha do të kishte një mundësi më shumë që të harrohej çfarë ai vetë ka bërë keq dhe shumë keq nga 2005-a kur u bë një nga figurat kryesore të kësaj partie. Ai e ka këtë mundësi teorike për të hedhur një hap të mençur politik, por është e pamundur të vihet praktikisht bast për të. Sepse duket se vetë Basha nuk është i interesuar të ketë lirinë për të vendosur vetë se çfarë do të thotë!

Një vështrim kritik dhe jo shkumë naive shampanje do të mund të ishte më e mirë sesa skenari që cinikët në Tiranë dhe ata që tallen për profesion, i parashohin dhe i këshillojnë PD-së: shpërndarje dhe rithemelim. Sepse ngjan se në 25 vjet është bërë një rrotullim i plotë në aks. Njëlloj si të duhet të hysh andej nga ke dalë! Këtë hall kanë pasur komunistët në 1991-shin. Tani e kanë ata që erdhën si antikomunistë dhe që tani janë thjesht partia me këmbë që janë ngjitur deri në nivelin e saj të kokës! Dhe që gjykon me mendtë e këmbëve shumë shpesh.

Next Post

Pas takimit Basha-Lu, PD prezanton ligjin për dekriminalizimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

Firmoset memorandumi për Shëndetin Publik, Sala: Nuk jemi vetëm reagues, por kontribues në zgjidhje

April 21, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 22 Prill 2026

April 21, 2026
Siguria ushqimore dhe integrimi në BE, Gjylameti: Sfidë, rritja e standardeve të stabilimenteve ushqimore

Siguria ushqimore dhe integrimi në BE, Gjylameti: Sfidë, rritja e standardeve të stabilimenteve ushqimore

April 21, 2026
Gratë me shami u afrohen fëmijëve?! Policia: Nuk ka asnjë rrezik! Kanë ardhur për arsye humanitare

Gratë me shami u afrohen fëmijëve?! Policia: Nuk ka asnjë rrezik! Kanë ardhur për arsye humanitare

April 21, 2026
Rama: Ligj i ri për nënproduktet shtazore, kusht për tregun e BE-së

Rama: Ligj i ri për nënproduktet shtazore, kusht për tregun e BE-së

April 21, 2026
Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

Vrasja e Liridona Ademajt, dënohen me burg përjetë Naim Murseli dhe Granit Plava

April 21, 2026
Ish-zyrtari i NATO-s: As SHBA, as Irani nuk duan ta vazhdojnë luftën. Një raund negociatash nuk mjafton

Ish-zyrtari i NATO-s: As SHBA, as Irani nuk duan ta vazhdojnë luftën. Një raund negociatash nuk mjafton

April 21, 2026
Dorëzimi përfundimtar i Orbanit: Hungaria zhbllokon 90 miliardë euro kredi për Ukrainën

Dorëzimi përfundimtar i Orbanit: Hungaria zhbllokon 90 miliardë euro kredi për Ukrainën

April 21, 2026
Rama: Sfida më e vështirë e procesit të anëtarësimit, siguria ushqimore! 900 subjekte në vend rrezikojnë mbylljen nëse…

Rama: Sfida më e vështirë e procesit të anëtarësimit, siguria ushqimore! 900 subjekte në vend rrezikojnë mbylljen nëse…

April 21, 2026
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

Jaho: Kufizimi i lirisë? Vetëm me vendim të arsyetuar dhe në përputhje me standartet

April 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In