• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

PD e Korçës, novatore: Do të ndryshohet emri i shoqatës

by Java News
16/08/2021 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është dukur e pabesueshme, por ka qenë e vërtetë. Disa kanë qeshur me fotot por dhe me faktet, që u dhanë në lidhje me iniciativën, që u propozua nga Gaz Bardhi dhe që u realizua nga lideri i pusetës, Ervin Salianji për ringritjen e PD në Korçë.

Propozimi i Bardhit ishte që të mblidheshin ish-kryetarët veteranë të partisë dhe të quhej shoqata VT.

Kjo shoqatë sipas propozimit të bërë nga vetë Sekretari i Përgjithshëm i partisë do të ishte me termin “Veteranët Tanë”. Por, mesa duket ka pasur pakënaqësi.

 

 

Pas fotos së parë të Salianjit me shumë personazhe, disa prej të cilëve me bëma dhe gjëma të plota dhe pas propozimeve të tij për të ardhmen dhe mënyrën se si do të vepronte kjo shoqatë, e cila do të sillte vlerat e tyre në rini, se si  këndohej për partinë dhe shokun Enver dhe  se këto tani do t’i bënin për Lulin, ka pasur revoltë.

Revoltë e papritur në lidhje me emrin e shoqatës. Pretendentët e rinj për t’u bërë pjesë e saj, pasi janë xhelozuar me shpresën se Basha mund të vijë në vjeshtë ose në pranverë, ose pas tetë vitesh në pushtet në qoftë se do të vijë ndonjëherë, kanë kërkuar që shoqata të ndryshojë emrin.

Ka pasur diskutime të forta dhe nga kryesia e shoqatës e drejtuar nga një deputete e re, por edhe nga  grupi i ish-kryetarëve të vjetër.

Pasi kanë diskutuar thelbësisht kanë vendosur që nga shoqata me emrin VT, pra “Veteranët Tanë”, që do të ringrenë Partinë Demokratike në Korçë, ta quajnë shoqatës VK, “Veteranët Konservatorë”.

“Nuk mund të quhemi veteranët tanë, tha njëri prej të pranishmëve në mbledhje, sepse se nuk jemi tanët, ne jemi konservatorë, ne kemi bindje të djathta thelbësore si anglezët”.

Kështu do të shprehej një pasardhës i një komunisti persekutor.

Të njëjtin qëndrim do të mbante edhe një ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit i pranishëm në mbedhje, i cili ishte shumë i lumtur që shoqata nga VT, “Veteranët Tanë” do të quhet VK, “Veteranët Konservatorë”.

Kështu mbaroi mbledhja, të lumtur dhe tashmë propozimi ka shkuar në Tiranë për t’u miratuar nga Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi.

Ky i fundit, në parim është shprehur, se është dakort që shoqata nga VT të quhet VK, sepse kjo shoqatë me vlerë konservatore që mbart dhe kapacitetet intelektuale që ka, jep shpresa të vërteta Partisë Demokratike mbi parimet e konservatorizmit, të së djathtës së vërtetë, që tashmë ka pjesë të saj, jo vetëm shoqatën VK në Korçë por edhe vetë Gaz Bardhin si një lider shpirtëror i këtyre shoqatave, që do të krijojnë shumë nga degët,  ku ka pasur probleme me largime nga strukturat pas ‘fitores spektakolare” të Lulzim Bashës në zgjedhjet e fundit.

Tashmë, Gaz Bardhi pritet që me krijimin e shoqatave të ketë më shumë vota edhe për sekretarët e përgjithshëm dhe kështu të jetë një lider i vërtetë, një mbështetës dhe udhëheqës i këtyre shoqatave VK, që në të ardhmen  do t’i shikojmë jo  vetëm në Korçë, por edhe në degë të tjera të rëndësishme si në Elbasan, Kavajë e gjithandej.(CNA.al)

Next Post
Ndodh në Itali/ Shqiptari hyn për të vjedhur, ngatërron pronarin dhe rreh rojen e sigurisë!

Ndodh në Itali/ Shqiptari hyn për të vjedhur, ngatërron pronarin dhe rreh rojen e sigurisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Presidenti nga populli, nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

LIVE! Presidenti nga populli, nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

March 5, 2026
Ndryshime në qeverinë e SHBA-së, Trump largon nga detyra shefen e Sigurisë Kombëtare! Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në qeverinë e SHBA-së, Trump largon nga detyra shefen e Sigurisë Kombëtare! Ja kush e zëvendëson

March 5, 2026
“Valbona, thesari i fshehur i Shqipërisë/ Prestigjozja britanike “The Time”: Mes 11 destinacioneve më të mira në Europë për shëtitje

“Valbona, thesari i fshehur i Shqipërisë/ Prestigjozja britanike “The Time”: Mes 11 destinacioneve më të mira në Europë për shëtitje

March 5, 2026
Përfundon Vetting-u, Kolegji i Apelimit shpalli sot dy vendimet e fundit! Ja si do vijohet deri në përfundim të mandatit

Përfundon Vetting-u, Kolegji i Apelimit shpalli sot dy vendimet e fundit! Ja si do vijohet deri në përfundim të mandatit

March 5, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Propozimi për një president nga populli është një nevojë personale e Vjosa Osmanit

March 5, 2026
“Për ty kam numrin me 0900″, Balla i kërkon falje Albana Vokshit: Kërkoj ndjesë nëse je fyer! Ai numër shërben për…

“Për ty kam numrin me 0900″, Balla i kërkon falje Albana Vokshit: Kërkoj ndjesë nëse je fyer! Ai numër shërben për…

March 5, 2026
“Ejani, ju presim”/ Ministri iranian sfidon Trumpin për një operacion tokësor: Plani A për një fitore të shpejtë, ju dështoi

“Ejani, ju presim”/ Ministri iranian sfidon Trumpin për një operacion tokësor: Plani A për një fitore të shpejtë, ju dështoi

March 5, 2026
President nga populli! Miratohen amendamentet kushtetuese, pritet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

President nga populli! Miratohen amendamentet kushtetuese, pritet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

March 5, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

March 5, 2026
Projekti energjetik për lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës, Balla–opozitës: Ju e penguat, qeveria e PS e realizoi

Projekti energjetik për lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës, Balla–opozitës: Ju e penguat, qeveria e PS e realizoi

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In