• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pasuria “modeste” e Presidentit rus Vladimir Putin

by Aalison Pearse Stevens
18/04/2016 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kundërshtarët e Kremlinit dhe zyrtarët perëndimorë që një kohë të gjatë e akuzojnë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, se ai e përdorë pozitën e tij të fuqishme për të rritur pasurinë dhe shtuar patundshmërinë luksoze, përfshirë një pronë të madhe përgjatë Detit të Zi, të njohur edhe si “Pallati i Putinit”.

Zyrtarish, sigurisht, xhepat e liderit rus janë më të cekët. Bazuar në dëshmitë e publikuara për të ardhurat e tij, të lëshuara nga Kremlini më 15 prill, tregohet se Putini ka fituar rreth 134 mijë dollarë në vitin 2015, pak më shumë se vitin paraprak, kur u raportua se ai kishte fituar 115 mijë dollarë.

Askund nuk u përmend rezidenca që thuhet se u ndërtua nga ai në qytetin jugor të Gelendzhikut, për të cilën Kremlini ka mohuar çfarëdo lidhje. Ndërkohë, Putini ka deklaruar se është pronar i një banese prej 77 metrash katrorë, pastaj një copë toke prej 1,500 metrash katrorë, si dhe një garazhe prej 18 metrash katrorë. Deklarimi i pasurisë së Putinit gjithashtu tregon se ai ka në përdorim edhe një banesë tjetër prej 153 metrash katrorë.

Putini nuk deklaroi asnjë veturë luksoze të huaj, që zakonisht hyn në preferencat e elitës poltike dhe financiare të Rusisë. Zbulimi i të ardhurave të tij tregon se ai është pronar i dy veturave të rralla sovjetike; një Lada Niva ruse, dhe i një barke. Por, askund nuk u përmend se ai është pronar i një anije, pavarësisht se një raport i vitit 2012 i politikanit opozitar, Boris Nemtsov [i cili u vra në afërsi të Kremlinit vitin e kaluar], thoshte se Putini ka qasje në një flotë prej katër jahtesh.

Raporti i ri tregon të ardhura të ngjashme të Putinit sikurse vitet e kaluara. Ky raport i fundit i pasurisë së tij vjen në kohën kur ai po përflitet në “Letrat e Panamasë”, të cilat tregojnë se miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë kanë kryer marrëveshje financiare marramendëse jashtë vendit. Hetimet, bazuar në këto “Letra”, tregojnë se miku i tij i ngushtë, Sergei Roldugin, është pronar i një firme sekrete jashtë vendit, përmes së cilës kanë lëvizur rreth 2 milardë dollarë.

Putini nuk është përmendur në këto dokumente, por kritikët e Kremlinit pohojnë se ai mund të jetë përfitues i këtyre shumave jashtë vendit, akuza që në vazhdimësi mohohen nga Putini dhe Kremlini. Departamenti amerikan i Thesarit ka thënë se Putini “ka kapital të investuar” në Gunvor, një kompani e zotëruar nga bashkëpunëtori i tij, një miliarder rus, Gennady Timchenko, dhe se presidenti rus mund të ketë ‘qasje në fondet e Gunvorit.” Sigurisht, Gunvor dhe Kremlin i mohojnë këto akuza.

Sidoqoftë, sado modeste të duket pasuria zyrtare e Putinit, ai duket se ka të afërm shumë të pasur. Versioni rus i revistës ‘Forbes’ raportoi para disa ditësh se Kirill Shamalov, që thuhet se është dhëndëri i Putinit, është miliarderi më i ri i Rusisë, në moshën 34 vjeçare.

Valjeta Kosumi
Next Post

Braçe kundër Panaritit: Ministria e Bujqësisë duhet ristrukturuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë karriget e Ramës para Kryeministrisë, protestuesit refuzojnë dialogun dhe kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë

Flakët përfshijnë karriget e Ramës para Kryeministrisë, protestuesit refuzojnë dialogun dhe kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë

October 25, 2026
Lutje edhe falenderim për Edi Ramën dhe Shefqet Kastratin

Pse nuk ngjajnë studentët në Serbi me ata në rrugët e Tiranës?

October 25, 2026
“Duart larg studentëve!” Gazment Bardhi apel policisë: Ndalni terrorin ndaj rinisë

“Shpalli diktaturën!”, Bardhi reagon për paketën ligjore: Rama i gatshëm t’ia nxjerrë sytë kujtdo që i rrezikon pushtetin

October 25, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Shqipëria kërkon një alternativë fituese të pushtetit

October 25, 2026
Netanyahu publikon ‘bombën’ mbi Tel Aviv: Kjo ndodh nëse Irani pajiset me armë bërthamore

Netanyahu publikon ‘bombën’ mbi Tel Aviv: Kjo ndodh nëse Irani pajiset me armë bërthamore

October 25, 2026
Serbia nuk lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për ngushëllime, Sinani: Politika diskriminuese edhe në raste vdekjeje

Serbia nuk lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për ngushëllime, Sinani: Politika diskriminuese edhe në raste vdekjeje

October 25, 2026
Nis protesta, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nisin sulmet ndaj godinës

Nis protesta, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nisin sulmet ndaj godinës

October 25, 2026
Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

October 25, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja

Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja

October 25, 2026
Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In