Është tensionuar situata para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku protestuesit u kanë vënë flakën karrigeve të vendosura mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama si simbol i ftesës së tij për dialog me studentët.
Karriget ishin nxjerrë mëngjesin e sotëm përpara godinës së qeverisë, ndërsa Rama përsëriti thirrjen për t’u ulur në bisedime me përfaqësuesit e protestës, një kërkesë që e ka bërë prej disa ditësh.
Por studentët prej ditësh e kanë refuzuar ftesën e kreut të qeverisë për dialog, ndërsa sot shënohet dita e 13-të e protestës së tyre.
Prej ditësh studentët dhe të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.











