• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse nuk ngjajnë studentët në Serbi me ata në rrugët e Tiranës?

by Berat Buzhala
25/10/2026 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Berat Buzhala

Për ta rrëzuar një qeveri, nuk mjafton me e urrejtë. Duhet me ditë edhe me çka do ta zëvendësosh.
Deri në orën 12:00, në Serbi kanë votuar 34.55 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Në vitin 2023, deri në të njëjtën orë, kishin votuar 21.3 për qind.

Sipas këtij trendi dhe sipas logjikës elektorale, dalja masive në zgjedhje, në rrethana të tilla, zakonisht e favorizon opozitën. Po duket që Vuçiqi sonte mund t’i humbë zgjedhjet, përballë një subjekti politik të ri, të quajtur Lista e Studentëve.

Se çka përfaqëson Lista e Studentëve është problem tjetër, por e rëndësishme është ngritja e saj marramendëse politike dhe elektorale, në një shtet të konsideruar thellësisht jodemokratik dhe autokratik.

Kjo listë ka dalë si rrjedhojë e protestave gati dyvjeçare të studentëve. Pra, edhe në shoqëritë ku demokracia konsiderohet e mposhtur nga një autokrat si Vuçiqi, pushteti mund të merret me zgjedhje. Mirëpo, paraprakisht, ata që synojnë me e bë një gjë të tillë, duhet me e bindë votuesin që, përveç me protestu, dinë edhe me u ulë, me bë marrëveshje dhe me lëshu pe.

Fillimisht me njëri-tjetrin.

Çka po du me thanë është kjo:

Në Tiranë po protestojnë studentët, Berisha, Mundësia, Bashkë, Shqipëria Bëhet, Shqipëria S’bëhet dhe lloj-lloj organizatash të tjera.

Për mendimin tim, këta nuk e meritojnë pushtetin, kurse Rama nuk e meriton me u largu për t’ua dorëzuar pushtetin atyre, derisa protestuesit, ose ata që i thërrasin protestuesit në shesh, nuk janë në gjendje me gjetë gjuhë të përbashkët për një koalicion politik kundër Ramës.

Rama largohet, ose Rama mund të largohet, kur ata që janë në shesh, përveç me sha, me thy, me djegë e me vjedhë, kanë aftësi edhe me u ulë bashkë, me caktu kandidatin për kryeministër, me caktu listën për deputetë, me u marrë vesh për një program qeverisës, e pastaj me i thanë Partisë Socialiste: Hajde i caktojmë zgjedhjet dhe matemi.

Kështu nuk janë seriozë.

Nuk po them që nuk munden me e shkatërru Shqipërinë, sepse ndoshta munden. Mirëpo, kush është dikush aty, me të cilin mund të flasë Washingtoni a Brukseli?

Kush i përfaqëson këta njerëz? Kush merr përgjegjësi për ta? Kush është alternativa?

Shqipëria nuk është një shtet dikund në fund të botës, për të cilin nuk ka interes bashkësia ndërkombëtare.

Edhe nëse klasa politike në Shqipëri nuk është serioze, edhe nëse qytetarët nuk janë aq seriozë, Shqipëria ka rastisur me qenë gjeografikisht interesante. Pastaj është edhe vend anëtar i NATO-s.
E çka tash? Një vend i NATO-s me iu dorëzu turmave në shesh, veç pse ata janë pajtuar që secili prej tyre e urren Edi Ramën?

Jo, bukurosha.

Ju duhet me e bë edhe një marrëveshje tjetër. Përveç që e urreni Edi Ramën, duhet me dëshmu që mundeni me u pajtu edhe me njëri-tjetrin.

Me i tregu botës që, nëse ju e merrni pushtetin, do ta bëni këtë gjë e atë gjë. Që keni një program, një kandidat, një listë, një adresë politike dhe një alternativë qeverisëse.

Deri atëherë, keni me vazhdu me dalë në shesh, me gjujtë gurë, duke e pritë ndonjë gabim fatal të policisë, ndonjë viktimë, që pastaj situata të eskalojë edhe më shumë.

Këta që janë në shesh vazhdimisht e krahasojnë Ramën me Vuçiqin.

Shumë mirë.

A mundeni, atëherë, me e krahasu edhe veten me protestuesit në Serbi?

Pse nuk jeni në gjendje me e bë edhe ju atë që e kanë bërë ata atje?

Ata kanë protestuar për gati dy vjet. Pastaj janë ulur, kanë diskutuar, kanë bërë kompromise, kanë krijuar një listë zgjedhore dhe kanë dalë para qytetarëve me një alternativë.

Madje, një pjesë e partive opozitare kanë hequr dorë nga garimi me listat e tyre për t’i mbështetur studentët.

Pra, kanë kuptuar që për ta mundur Vuçiqin, nuk mjafton vetëm urrejtja ndaj tij.

Duhet edhe marrëveshja mes atyre që duan ta mundin.

Kjo është ajo që nuk po e kuptojnë në Tiranë.

Sepse, për ta rrëzuar një qeveri, nuk mjafton me qenë kundër saj.

Duhet me qenë të aftë edhe me e zëvendësu.

Next Post
Flakët përfshijnë karriget e Ramës para Kryeministrisë, protestuesit refuzojnë dialogun dhe kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë

Flakët përfshijnë karriget e Ramës para Kryeministrisë, protestuesit refuzojnë dialogun dhe kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ku është populli (dhe ku janë 78 mijë studentë)?!

October 25, 2026
Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

October 25, 2026
Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

October 25, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

10 mijë, rrëzojnë 1 milionë?

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

Rama hedh poshtë “fake news” për Vishkullin: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti! E përcollëm unë, Begaj dhe Peleshi

October 25, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Dhuna në protesta, Koçiu: Është kthyer në rrezik serioz për jetën e qytetarëve

October 25, 2026
Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

October 25, 2026
Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

October 25, 2026

1win Casino Indonesia 2026 – Review, Daftar, Login, Bonus Terbaru

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In