• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasojat që do të ketë në Shqipëri nëse nuk ndryshohet ora

by A R
17/10/2018 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian pritet të marrë një vendim historik për mosndryshimin e orës dimërore për herë të parë pas shumë dekadash. Për Shqipërinë kjo do të thotë që në muajt e dimrit, dielli të lindë rreth orës 08.00 dhe të perëndojë rreth orës 5.30 të pasdites.

Një vrojtim i kryer nga Bashkimi Europian zbuloi se shumica dërrmuese e të anketuarve në vendet anëtare ishin kundër shqetësimeve që i krijon ndryshimi i orës në pranverë dhe në vjeshtë, një praktikë që ka lindur një shekull më parë me qëllim të kursimit të energjisë gjatë muajve të verës.  Kjo mjaftoi që presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker të deklaronte se BE mund të miratojë heqjen dorë nga ndryshimi i orës. Kjo nuk do të thotë se të gjitha vendet do të heqin dorë, por që vendet anëtare mund të vendosin nëse duan ta ndryshojnë orën apo jo.

Nëse Shqipëria vendos të mbajë orën verore, ose atë dimërore, disa komplikacione të pakëndshme pritet të lindin. Aktualisht, ora verore në Shqipëri nënkupton që në ditën më të gjatë, (20 qershori), dielli lind rreth orës 4.10 të mëngjesit dhe perëndon rreth orës 8.30 të mbrëmjes. Ora e dimrit nënkupton që në ditën më të shkurtër të vitit, (21 dhjetor), dielli të lindë rreth orës 7.10 të mëngjesit dhe të perëndojë rreth orës 4.30 të pasdites.

Vendet e hemisferës perëndimore filluan ta përdorin orën verore gjatë Luftës së Parë Botërore dhe arsyeja ishte thjeshtë kursimi i energjisë. Një orë diell në mëngjes është e papërdorshme sepse njerëzit vijojnë të flenë deri sa të vijë orari për të vajtur në punë ndërsa në mbrëmje një orë ditë shtesë kursen nevojën për ndriçim. Jo të gjithë janë të bindur se kursimi i energjisë nga ndryshimi i orës është real ose është në përmasa të tilla që ia vlen në krahasim me stresin e shkaktuar nga ndryshimi.

Ndriçimi përbën një pjesë të vogël të energjisë totale të konsumuar dhe sistemi që prodhon energjinë elektrike në shumicën e vendeve është i tillë që prodhon në vijimësi dhe ka fleksibilitet të ulët për të prodhuar më pak kur konsumi është më i vogël.

Arsyeja se pse ora ndryshon gjatë verës duke u afruar me një orë është që në orët jo të përdorshme të ditës në mëngjes të hiqet një orë dhe të shtohet në mbrëmje, kur njerëzit janë joaktivë. Nëse ora e dimrit do të mbahej edhe gjatë muajve të verës, kjo do të thoshte që në Shqipëri dielli të lindte në 3.30 dhe të perëndonte në 7.30. Kjo do të thotë gjithashtu që nëse Shqipërisë do t’i duhet të marrë një vendim për këtë çështje, ka pak logjikë që ky vendim të jetë për mbajtjen e orës së dimrit edhe gjatë muajve të verës. Më shumë logjikë do të kishte mbajtja e orës së verës edhe gjatë muajve të dimrit.

Kjo gjithsesi nuk do të ishte pa pasoja. Me orën aktuale të dimrit, dielli lind të orën 7.10 ndërsa shumica e aktivitetit të familjeve dhe punëtorëve nis gjithashtu rreth kësaj ore. Prindërit dërgojnë fëmijët në çerdhe, kopshte apo shkolla para orës tetë dhe puna në shtet fillon gjithashtu më 08.00 e puna në një pjesë të aktivitetit privat fillon më 09.00. Me orën e verës, kjo do të thotë se shqiptarët do të duhet të zgjohen ende pa zbardhur dhe të bëjnë rrugën nga shtëpia për në kopësht, shkollë apo punë në errësirë, shkruan ‘Birn’.

Alternativa tjetër, mbajtja e orës së dimrit edhe gjatë muajve të verës, ka gjasa do të sillte kosto të mëdha pasi perëndimi do të ishte në orën 7.30 dhe disa orë me diell në mëngjes do të ishin krejtësisht të papërdorshme.

Në të gjitha rastet Shqipëria ka të drejtë të zgjedhë të vijojë me sistemin aktual.

/b.d

Next Post
Horoskopi ditor, e Enjte 11 Tetor 2018

Këto janë 3 shenjat më problematike të HOROSKOPIT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë karriget e Ramës para Kryeministrisë, protestuesit refuzojnë dialogun dhe kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë

Flakët përfshijnë karriget e Ramës para Kryeministrisë, protestuesit refuzojnë dialogun dhe kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë

October 25, 2026
Lutje edhe falenderim për Edi Ramën dhe Shefqet Kastratin

Pse nuk ngjajnë studentët në Serbi me ata në rrugët e Tiranës?

October 25, 2026
“Duart larg studentëve!” Gazment Bardhi apel policisë: Ndalni terrorin ndaj rinisë

“Shpalli diktaturën!”, Bardhi reagon për paketën ligjore: Rama i gatshëm t’ia nxjerrë sytë kujtdo që i rrezikon pushtetin

October 25, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Shqipëria kërkon një alternativë fituese të pushtetit

October 25, 2026
Netanyahu publikon ‘bombën’ mbi Tel Aviv: Kjo ndodh nëse Irani pajiset me armë bërthamore

Netanyahu publikon ‘bombën’ mbi Tel Aviv: Kjo ndodh nëse Irani pajiset me armë bërthamore

October 25, 2026
Serbia nuk lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për ngushëllime, Sinani: Politika diskriminuese edhe në raste vdekjeje

Serbia nuk lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për ngushëllime, Sinani: Politika diskriminuese edhe në raste vdekjeje

October 25, 2026
Nis protesta, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nisin sulmet ndaj godinës

Nis protesta, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nisin sulmet ndaj godinës

October 25, 2026
Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

October 25, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja

Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja

October 25, 2026
Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In