• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasojat e palestinizimit të revolucionit!

by Ylli Pata
21/08/2026 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Fatos Nano, në fillimet e politikës së tij si lider i opozitës shqiptare, kishte një shprehje që ngjiti shumë në korridoret diplomatike të Tiranës në atë kohë.

Ishte koha kur Ballkani po përzhitur nga luftrat e përgjakshme në ish-Jugosllavinë që po shkërmoqej.

“Libanizimi i Ballkanit, mund të sjellë në ballkanizimin e Europës”, tha diku në një takim me ndërkombëtar Nano, shprehje që edhe u citua nga media të huaja.

Metafora e Libanit që u dogj nga lufta civile e viteve 80 të shekujt të shkuar, ishte pak më e thellë sesa thjesht importimi i konfliktit.

Libani, një nga xhevahiret e Mesdheut e Lindjes së Mesme, ishte deri para luftës civile, një nga vendet më atraktive në rajon. Modern, i zhvilluar e mbi të gjitha kozmopolit, ku gjallonin brenda tij tre grupe religjoze që bashkëjetonin.

Muslimanët sunitë që ishin shumicë, shiitët, si dhe kristianët maronitë.

Libani, ishte një nga vendet që pranoi dhe një numër të madh refugjatësh palestinezë që u larguan nga territoret e pushtuara pas luftës së 6 ditëve të 1967-s, por edhe më herët.

Refugjatë që jetonin në kushte të vështira, në kampe, ku dhe u dyndën si organizatat humanitare nga e gjithë rajoni, por depërtuan edhe shërbimet sekrete e organizatat okulte prej gjithë botës.

Kauza e Palestinës, e cila për popullsinë arabo-libaneze të çdo feje ishte mjaft e afërt dhe e prekshme, u kthye në çështjen më të rëndësishme politike në vend, e cila thuajse i mbivendosi të tjerat.

Bashkë me të, hynë edhe interest e vendeve të tjera, që tentuan ta përdornin këtë kauzë, si proxy të betejave të tyre gjeopolitike. Iranianët morën nën sqetull shiitët e ngritën Hezbullahun e frikshëm, sauditët-poitikën e sunitëve e maronitët kristianë, kryesisht gjetën aleancë në Perëndim, i cili gjithashtu ishte i ndarë në politikat e tij në Lindjen e Mesme.

“Parisi arab” u kthye në një gërmadhë brenda pak vitesh, e ende nuk ka dalë nga tunelet e errëta që janë ndërtuar jo vetëm në mendjet e një popullsie që konfliktohet edhe pse flet të njëjtën gjuhë, por edhe në tunelet reale nëntokë që ka ndërtuar Hezbullau në gjithë vendin.

Muajt e fundit, dy komunitetet më të mëdha në vend; sunitët dhe kristianët janë bashkuar në një aleancë me SHBA për t’i dhënë fund kësaj çmendurie që zgjat prej 5 dekadave.

Ndërkaq, edhe tek ne, prej vitesh po vihet re një palestinezim i politikës, e cila nuk është një frymë që vjen nga shoqëria apo edhe politika shqiptare.

Tek ne ka pasur gjithmonë një empati ndaj Palestinezëve. Shqipëria është një nga vendet që e ka njohur e para shtetin e Palestinës, duke pasur në Tiranë prej 4 dekadave ambasadën e një shteti që në realitet nuk ekziston. Luftëtarët e OÇP-së së Arafatit janë trajnuar në Zallherrn ë vitet 60-70 si përdornin eksplozivët e të kryenin luftë guerile urbane. Mësime, që tragjikisht, në pjesën më të madhe të luftës në dy intifadat i përdorën në akte terroriste. Rrëzimi i komunizmit, shkatërroi edhe një çmenduri pa logjikë të atij regjimi siç ishte sponsorizimi i grupeve guerrile radikale.

Shqipëria normalizoi marrëdhëniet me Izraelin, të cilin e ka sot partner të rëndësishëm, ndërkohë që ka njohur përpara Francës, Britanisë së Madhe, Spanjës etj, shtetin e Palestinës.

Politikisht, Tirana zyrtare është krejt në rregull si vend i vogël, i varfër e pa peshë në botë për rolin që luan. Palestinezimi politik në Shqipëri shtyhet, nxitet vetëm nga dy faktorë politik: Turqia dhe e majta radikale europiane.

Turqia ka një interes të sajin që të rikthehet si fuqi rajonale në Lindjen e Mesme, duke përdorur gogolizimin e Izraelit e çështjen Palestineze si kauzë politike për gjeopolitikën e saj.

Para pak ditësh IDF-ja izraelite bombardoi trupat turke që tentuan të ndërtojnë një aerodrom ushtarak në Siri. Pra këto dy vende janë në një konflikt, i cili Shqipërisë as nuk i intereson e as nuk i duhet të ndërhyjë. Është SHBA, fuqitë e mëdha që kanë ndërhyrë e do të ndërhyjnë sipas mundësive e axhendave të tyre.

Simpatitë, pikëpamjet, apo edhe këndvështrimet, janë të lira për analiza dhe punime shkencore, por palestinezimi politik brenda vendit, kur ne kemi prioritete krejt të tjera, dëmton cilësinë e progresit të vendit.

Ndërkaq, palestinezimi i revolucionit politik që ka marrë emrin e flamingove, është një rrezik eminent. Shumë pjesëmarrës në protestat 80 ditore i mëshojnë faktit të zgjatjes së tyre si një zhvillim pozitiv. Padyshim që është më shumë se pozitiv madje, është një zhvillim që tregon një konsistencë të një pjese të shoqërisë për të rrëzuar statusquo-në politike dhe sistemore në vend.

Po pikërisht këtu qëndron kleçka dhe udhëkryqi. Sepse mënyra apo sjellja për ta sjellë ndryshimin, përkatësisht ideja e “Shqipërisë e Re” jo thjesht bën diferencën, por u tregon njerëzve se ku duam të shkojmë.

Programi i “Shqipërisë së Re” mund të ketë edhe frazat e veta për Lindjen e Mesme, konfliktin izraelito-palestinez, Luftën në Iran, Marrëdhëniet me vendet e Gjirit apo konceptin e botës arabe, po rata normalisht mund të jenë aty nga faqa e 12 e programit. i cili bazën duhet ta ketë tek ndërtimi i institucioneve, integrimi në BE, reformat strukturale e mbi të gjitha zhvillimi ekonomik e shpërndarja e pasurisë. Arsimi, Shëndetësia, ndalja e plakjes së popullsisë etj etj etj pa fund.

E majta radikale europiane është kthyer në një grupim Pro-Pal siç quhet në shkurtim vetëm për një arsye; atë elektorale.

Pasi ka humbur votën tradicionale të “klasës punëtore” e cila pjesërisht është borgjezuar e voton për populistët e djathtë, të majtët marrin rregullisht votat e emigrantëve nga vendet e Afrikës veriore, Lindjes së Mesme, barkut aziatik të botës muslimane, që vetëm shtohen në Europë. Të cilët i ka bërë pjesë të lidershipit politik dhe shtetëror në shumë vende. Mjafton të shikosh nga Britania në Francë, Gjermania në Holandë, e mbi të gjitha Spanja e Italia, ku emigrantë nga vendet muslimane janë ministra, deputetë, kryebashkiakë e këshilltarë komunalë.

Kauza palestineze për këtë të majtë është identitare, siç është gjeopolitike për Turqinë neotomane e Erdoganit. Këto dy grupime të mëdha kanë influencë të madhe financiare dhe njerëzore edhe në Shqipëri.

Mbështetësit e tyre janë aktorë publikë prej kohësh këtu, ndërsa dominojnë revolucionin e Flamingove. Por kjo axhendë është një kauzë për aktorët e huaj, jo për krijimin e një alternative politike ndaj Edi Ramës. “Libanizimi” i Fatos Nanos në fillimin e viteve 90 nënkuptonte pikërisht përdorimin e axhendave të huaja dhe kthimin në një mish për top për të tjerët. Ndërsa vendi nuk fiton asgjë. Siç nuk fitoi kur refuzoi kërkesën e qeverisë së SHBA-së në vitin 2013 për shkatërrimin e armëve kimike të Basha al Asadit.

Next Post
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Një vështrim përmes sondazheve për zgjedhjet amerikane të nëntorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com