• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pasi grabiti burrin, 24-vjeçarja vjedh me të dashurin banesën e së afërmes

by A R
24/05/2016 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Komisariati i Policisë Kurbin ka vënë në pranga tre shtetas që akuzohen se nën kërcënimin e armës, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë vjedhur disa pajisje me vlerë në banesën e një shtetasi në qytetin e Laçit.
Sekuestrohet arma e zjarrit dhe sendet e vjedhura.
Në mëngjesin e ditës së sotme, rreth orës 2.30, Komisariati i Policisë Kurbin ka marrë njoftim se në vendin e quajtur “Fushë Milot” është vjedhur nën kërcënimin e armës, banesa e shtetases F.B.
Autorët kanë hyrë në banesë nga një dritare pasi e kanë thyer atë me mjete rrethanore.
Shtetasja F.N., është gjendur përballë me autorët, ndërsa njëri prej të cilëve mbante në dorë një armë automatike.
Nga verifikimet rezulton se autorët, kanë vjedhur një televizor plazma 32 polsh si dhe dy “smartphone”.
Pas analizës së informacionit për autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasve Klodian dhe Serxhio Kola, banues në Lagja nr. 4 të qytetit të Laçit, ku u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provave materiale, sendet e vjedhura në banesën e shtetases F.N. specifikisht: një televizor plazma 32 polsh, dy “smartphone”.
Gjatë kontrollit të banesës u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit e kalibrit 9 mm që autorët kanë përdorur në kryerjen e veprës penale si dhe një krehër me 10 copë fishekë të kalibrit 9mm.
Në banesën e këtyre shtetasve është kapur gjithashtu edhe shtetasja Brunilda Brozi (Daçi) e shpallur në kërkim më datë 16.05.2016, për vjedhjen e banesës së bashkëshortit të saj B.B.
 Kjo shtetase akuzohet për vjedhjen e disa bizhuterive si dhe të një shumë të konsiderueshme parash ndërsa gjatë gjithë kësaj kohe dyshohet se është strehuar në banesën e shtetasit Serxhio Kola.
Kjo shtetase dyshohet të jetë bashkëpunëtore në vjedhjen e banesës së shtetases  F.N., pasi rezulton të jetë e mbesa e shtetases së dëmtuar.
Në lidhje me ngjarjen u bë dokumentimi i plotë i provave dhe u ekzekutua arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Klodian Kola, 25 vjeç ,banues në Laç, i dënuar më parë për “Vjedhje”;
Serxhio Kola, 20 vjeç ,banues në Laç, i dënuar më parë për “Vjedhje dhe armëmbajtje pa leje”;
Brunilda Brozi (Daçi), 24 vjeçe ,  banuese në  Fushë Milot të Rrethit Kurbin.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprën penale “Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 140 dhe 25 të Kodit Penal, ndërsa për shtetasin Serxhio Kola është ngritur edhe akuza “Përkrahje e autorit të krimit”./a.m.
Next Post

Koalicion PS- LSI në 2017 ? Vasili: Kemi një reformë zgjedhore në duar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata i liron pas arrestimit për dhunë, shumica e të rinjve rikthehet përsëri në rrugë për protestë!

Protesta e dhunshme, Gjykata e Tiranës liron një tjetër të arrestuar nga Policia (EMRI)

October 24, 2026
Protestat e dhunshme, Rama: Flama e terrorit urban të Atifës është shfaqur me forcën e vet të verbër! Jemi në koordinim me Italinë dhe Francën

“I prita 4 muaj, por më ofenduan…”- Protestuesit i refuzuan dialogun, Rama: I karakterizon frika se do cilësohen si tradhtarë!

October 24, 2026
“E pavërtetë!”- MIA përgënjeshtron lajmin në rrjetet sociale për tarifën në Rrugën e Kombit: Nuk do të bëhet 8 euro!

“E pavërtetë!”- MIA përgënjeshtron lajmin në rrjetet sociale për tarifën në Rrugën e Kombit: Nuk do të bëhet 8 euro!

October 24, 2026
“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

October 24, 2026
“Shkatërruesit e bizneseve para drejtësisë!”- Demo ndan detajet: Protestuesit e dhunshëm e të maskuar u identifikuan përmes teknologjisë, po zbulojmë dhe të tjerët

“Shkatërruesit e bizneseve para drejtësisë!”- Demo ndan detajet: Protestuesit e dhunshëm e të maskuar u identifikuan përmes teknologjisë, po zbulojmë dhe të tjerët

October 24, 2026
“Së shpejti masa edhe për barazinë sociale”- Rama përsërit thirrjen për dialog ndaj protestuesve: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

“Së shpejti masa edhe për barazinë sociale”- Rama përsërit thirrjen për dialog ndaj protestuesve: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

October 24, 2026
“Terrori jo nga qytetarët”- Rama drejton gishtin nga dhunuesit: Radikalë fetarë nxitën përçarje duke yshtur njerëz me precedentë! Duart e huaja…

“Terrori jo nga qytetarët”- Rama drejton gishtin nga dhunuesit: Radikalë fetarë nxitën përçarje duke yshtur njerëz me precedentë! Duart e huaja…

October 24, 2026
Protestat e dhunshme, Rama: Flama e terrorit urban të Atifës është shfaqur me forcën e vet të verbër! Jemi në koordinim me Italinë dhe Francën

Protestat e dhunshme, Rama: Flama e terrorit urban të Atifës është shfaqur me forcën e vet të verbër! Jemi në koordinim me Italinë dhe Francën

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë me molotovë drejt Policisë te Ministria e Arsimit, efektivët i shpërndajnë me gaz e ujë, disa shoqërime!

Trazirat e mundshme në protestë, policia angazhon 2 mijë efektivë në terren

October 24, 2026
“Qëllimi i qartë, destabilizimi i vendit”- Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë (VIDEO)

“Qëllimi i qartë, destabilizimi i vendit”- Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë (VIDEO)

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In