“Qëllimi i qartë, destabilizimi i vendit”.
Kështu tha sot kryeministri Edi Rama në konferencë para protestës.
“Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë”, shtoi ai.
Rama drejtoi edhe gishtin nga autorët e dhunës:
“Jam sot me ministrin e Brendshëm i cili dje ishte në një vizitë për ndarë së bashku me përfaqësues të tjerë të vendeve europiane eksperiencën dhe për të koordinuar punën në Itali e Francë, jemi në kontakt të vazhdueshëm, flama e terrorit urban të Atifës është shfaqur me forcën e vet të verbër e ndërkohë ne kemi edhe një sërë specifikash që I ndjekim me shumë kujdes”, tha ai.
Kreu i qeverisë tha se në protestën e dhunshme janë përfshirë radikalë fetarë dhe nxitës të përçarjes.
“Probleme të studentëve, të rinisë, të gjitha legjitime. Dhuna, gjuha e gurit, të zjarrit, ofendimeve dhe kërcënimeve, e cila nuk mund të fitojë një status qytetarie, ku nuk duan një të ardhme të sigurt. Ne jemi duke punuar intensivisht me orë të zgjatura duke analizuar të dyja anët e kësaj medaljeje. Jam shumë i vëmendshëm në raport me arsyet reale dhe shkaqet. Për aq kohë sa ajo protestë dhe ai terror urban u shkaktua jo nga qytetarët, por nga një masë njerëzish të radikalizuar ideologjikisht, fetarisht, njerëz të paguar për të yshtur ndasinë fetare, duke yshtuar njerëz të proceduar penalisht, kriminelë të maskuar për të ushtruar dhunë. Liria për të protestuar është një e drejtë që askush nuk e diskuton, rruga e protestës paqësore është rruga që të çon te dialogu”, tha Rama.











