Ditën e hënë bashkë me dorëheqjen e Ministrit Naço erdhi dhe dorëheqja e Drejtoreshës së Lojërave të Fatit, Luneda Sufali, e cila ashtu si edhe ministri është zëvendësuar mjaft shpejt.
Vendin në krye të drejtorisë së Lojërave të Fatit e ka zënë Zhani Çakulli, i cili është dhe djali i drejtuesit të emisionit satirik Fiks Fare, zotit Filip Çakulli. Zhani Çakuli mbante më herët detyrën e drejtorit të IT-së në Drejtorinë e Lojërave të Fatit.
Sufali vetëm pak kohë më parë është bërë nënë dhe besohet se kjo është arsyeja që ajo ka marrë vendimin për të lënë postin e drejtores së Lojërave të Fatit, që mbante nga tetori i vitit 2013.