• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Koalicioni i Berishës, farsë’, Shehi: Shfrytëzon imazhin e aleatëve! Në lista do i fusë si t’i interesojë

by E S
04/03/2025 21:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Dashamir Shehi ka folur ditën e sotme në “Frontline” për programin e koalicionit Djathtas për Zhvillim, i cili përbëhet nga partia që ai drejton, LZHK, dhe “Djathtas 1912” e Enkelejd Alibeajt.

Gjithashtu, deputeti sqaroi edhe pse u vonua në KQZ kërkesa për regjistrimin e koalicionit në zgjedhjet e 11 majit.

“Pritëm që të vinte ndoshta edhe grupi i zotit Basha, grupi i thurjes e këto. Dëshira ka qenë, sidomos e imja, por jo vetëm e imja, edhe e kolegëve të tjerë, që të bëhemi sa më shumë sepse prodhohet sinergji politike dhe kjo është shumë e rëndësishme dhe nga ana pragmatiste”, tha Shehi.

“’Kush do ta drejtojë koalicionin?’, ‘Duhet të jemi ne se ne jemi më shumë.’ Praktikisht për çikërrima sepse tezat që na ndajnë janë hiç fare, s’ka asnjë gjë”,- shtoi ai.

Koalicionin Aleanca për Shqipërinë Madhështore, mes Partisë Demokratike dhe 25 partive të tjera, Shehu e cilësoi plan të Sali Berishës për të shfrytëzuar imazhin e aleatëve dhe për t’u dukur sikur kontrollon të gjithë opozitën.

“I duhet imazhi i aleatëve. Ideja që ky e kontrollon të gjithë opozitën”,- tha Shehi.

“Ato aleatë që nuk i duhen nuk i ka futur fare. Nga kjo pikëpamje Berisha është një mjeshtër i madh dhe e ka kolauduar këtë lloj procesi me vite. Që t’i mbajë varur, që të mos shkojë te pala tjetër. Sepse ti duke hyrë në primare të vjen nesër turp që të shkosh diku tjetër sepse t’i hyre e provove”,- shtoi ai.

Si shumë politikanë opozitarë, edhe deputeti Shehu e cilësoi farsë procesin e primareve në Partinë Demokratike, duke theksuar se listat e deputetëve do të ndërtohen sipas dëshirës së Berishës dhe jo meritokracisë që buroi nga primaret.

“Absolutisht një teatër. Primaret duhet të përfundonin tek lista e sigurtë. Ato nuk përfundojnë aty”,- theksoi Shehi.

Next Post
Le Pen ndryshon qëndrim, kritikon Trump për ndërprerjen e ndihmës ndaj Ukrainës

Le Pen ndryshon qëndrim, kritikon Trump për ndërprerjen e ndihmës ndaj Ukrainës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In