• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pas 25 prillit LSI shkrihet si bora”, Peleshi: Projekti madhor, ngrohja me gaz e Korçës

by A R
14/04/2021 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në katër vitet e ardhshme të mandatit të tretë të socialistëve, do të marrë jetë projekti madhor i ngrohjes me gaz të qytetit të Korçës.

Ky ishte premtimi i bërë nga drejtuesi politik i qarkut Korçë, Niko Peleshi, gjatë një takimi të zhvilluar me banorët e lagjes 13 dhe 15.

Për Peleshin, prioritet i mandatit do të jetë rritja ekonomike, punësimi i të rinjve dhe veçanërisht bashkëpunimi me gazsjellësin TAP për shtrirjen e linjave të gazit në çdo banesë.

“Partia Socialiste zgjidh problemet, shëron plagët dhe menaxhon krizat më mirë se kushdo. Partia Socialiste e ka menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë krizë të pandemisë. Shqipëria më parë se shumë vende të tjera ka hyrë në procesin e shërimit të plotë të shoqërisë shqiptare nga një pandemi botërore. Mos bini pre e atyre që për një grusht votash janë gati të mbledhin njerëzit bashkë duke krijuar vatër infeksioni masiv. Një parti që lind nga pakënaqësia nuk mund të jetë partia e së ardhmes sonë. Kemi hapur qendrën e Inovacionit për të rinjtë që do të jetë në këtë katër vjeçar puna me të cilën do të merremi. Do të hapim mundësi për mijëra të rinj për t’u punësuar”, tha ai.

Peleshi vijoi duke shtuar se “tani ka ardhur radha e investimeve të mëdha”. “Ka ardhur radha që të jetësojmë ambicie që ka lidhje jo vetëm me kushtet e banimit dhe jetesës por edhe me ekonominë e qytetit sepse është kursim. Dhe këtu e kam fjalën për ngrohjen. Po punojmë me bashkinë, me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, me Bankën Europiane për Zhvillim për projektin e ngrohjes me gaz të qytetit. Falë gazsjellësit TAP që kalon në Korçë ne na duhet të bëjmë projektin, të shtrijmë linjat dhe ta përdorim atë për ngrohje dhe gatim duke i ulur shumëfish shpenzimet e çdo familjeje. Ky është projekti që do të punojmë intensivisht në këto katër vite”, theksoi ai.

Nga ana tjetër kandidati për deputet i Partisë Socialiste bëri thirrje për mbështetje masive të Partisë Socialiste dhe braktisje të partive të tjera, ndërsa theksoi se “LSI do të shkrihet pas 25 prillit”.

“Ata të tjerët nuk e kanë mendjen të mendojnë kështu, për të mos folur për atë partinë tjetër e cila pas datës 25 prill do të fillojë të shkrijë si bora pasi është parti pa bosht, pa shtyllë kurizore. Është një parti pa ofertë, e kam fjalën për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Një parti që peshkon vota duke blerë varfërinë e njerëzve. Tani kanë shkuar për fundi. Pas datës 25 prill nuk do të ekzistojnë më si parti dhe kjo është arsyeja pse ai personazhi qesharak i tyre del dhe akuzon si i çmendur njerëzit që punojnë me ne, ditën jo natën si ata. Ne tani shohim përpara, me fokus tek ekonomia, tek punësimi, tek të rinjtë. Me këto tre gjëra do të meremi tani, me premtimin tjetër që të gjithë e presin, ekonomia, punësimi dhe shanset për të rinjtë”, përfundoi fjalën e tij Peleshi.

/a.r
Next Post

"Në fund të qershorit arrijmë imunitetin e tufës”/ Pipero flet edhe për AstraZeneca: Në vendin tonë s'raportohet asnjë rast me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

April 3, 2026
Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
Rregulla të reja për monopatinat, institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor

Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre

April 3, 2026
Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

April 3, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Sot mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa pritet të shkojë çmimi i naftës

April 3, 2026
Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In