• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

by A R
03/04/2026 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Spiro Dhimaleksi, 35 vjeç, i cili një ditë më parë mbajti peng dhe kërcënoi jetën e prindërve të tij në Himarë, pas trajtimit mjekësor në Spitalin e Vlorës për plagë të shkaktuara me thikë, është shtruar sot në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali”, ku po mbahet nën observim.

Sipas mjekëve psikiatër, Dhimaleksi nuk ka kartelë me diagnozë të problemeve të shëndetit mendor, por rezulton përdorues i lëndëve narkotike në fazë të rënduar. Ata kanë bërë të ditur se 35-vjeçari ka qenë më i kthjellët gjatë komunikimit, por do të duhet të trajtohet nga toksikologë.

Në dëshminë e dhënë për policinë, Dhimaleksi ka deklaruar se veprimin e ndërmori pasi dyshonte se prindërit e tij donin t’i merrnin pronat.

Ngjarja ndodhi në Himarë, ku ai, në gjendje të rënduar psikologjike, kishte izoluar prindërit e tij, 60 dhe 65 vjeç, duke i kërcënuar me thikë se do t’i vriste. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e policisë ndërhynë dhe nisën negociatat me autorin. Pas më shumë se një ore, një efektiv i zonës arriti të komunikojë drejtpërdrejt me Dhimaleksin, duke ulur tensionin.

Në momentin e ndërhyrjes, 35-vjeçari tentoi të dëmtonte veten me thikë, duke shkaktuar plagë në bark, por policia reagoi menjëherë, e neutralizoi dhe i hoqi mjetin prerës, duke shpëtuar prindërit pa lëndime.

Pas shoqërimit në Komisariatin e Himarës dhe trajtimit në Spitalin e Vlorës, Dhimaleksi është referuar për kujdes psikiatrik. Ndërkohë, prindërit e tij janë marrë në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Next Post
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Venezuela vs. Iran – efektet në sondazhet për Presidentin Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Nëntor 2026

November 2, 2026
A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

November 2, 2026
NATO zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë

NATO zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë

November 2, 2026
Rama kundër SPAK-ut, Berisha është vetëm një grusht kripë më shumë në det

Valsi i fundit i Orban me Vuçiç, po me Ramën çfarë do të ndodhë?

November 2, 2026
Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

November 2, 2026
Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

November 2, 2026
Iotova fiton balotazhin! Kush është Presidentja pro-ruse e Bullgarisë

Iotova fiton balotazhin! Kush është Presidentja pro-ruse e Bullgarisë

November 2, 2026
Zgjedhjet në 5 bashki, KQZ njofton hapat për plotësimin e fletës së votimit

Shkelje me financimet e fushatës së 11 majit, Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

November 2, 2026
Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

November 2, 2026
“Binance”, tërheqje masive prej 3.6 miliardësh brenda pak orësh pas grabitjes më të madhe të kriptomonedhave

“Binance”, tërheqje masive prej 3.6 miliardësh brenda pak orësh pas grabitjes më të madhe të kriptomonedhave

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In