• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në fund të qershorit arrijmë imunitetin e tufës”/ Pipero flet edhe për AstraZeneca: Në vendin tonë s’raportohet asnjë rast me…

by Java News
14/04/2021 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku Pëllumb Pipero, i ftuar në një lidhje live në emisionin “Breaking”, në Top News, ka folur rreth procesit të vaksinimit masiv në Shqipëri. I pyetur nëse do të ketë një plan rezervë dhe nëse do të ndalet vaksinimi në vendin tonë, Pipero shprehet se nuk ka asnjë arsye që kjo gjë të ndodh pasi vendi ynë ka arritur të sigurojë vaksina dhe të nënshkruajë kontrata me disa kompani prodhuese të vaksinave.

Pipero shprehet më tej se vaksinimi po ecën me ritme të shpejta dhe mendon se deri në fund të qershorit mund të arrihet imunizimi i tufës.

“Nuk shoh asnjë arsye të ndalohet procesi, janë lidhur disa kontrata me kompanitë prodhuese. Edhe nëse ndalim hapat ne nuk na lë bota, duhet doemos të nxitojmë në procesin e vaksinimit dhe nëse vazhdojmë me këto ritme do të thotë që objektivi për të pasur 500 mijë të vaksinuar deri në fund të majit do të tejkalohet. Besoj se duke shtuar ritmet e vaksinimit dhe fundi qershorit do arrijmë imunitetin e tufës. Do të kemi arritur imunizimin e 75% të shqiptarëve për të mundësuar një sezon turistik të qetë dhe një fund viti optimist”, thotë ai.

Pipero ka folur për efektet anësore që një vaksinë mund të shfaqi dhe thotë se në vendin tonë deri më tani nuk ka pasur asnjë rast problematik. Përsa i përket mpiksjes së gjakut te disa persona të vaksinuar, doktori i referohet këtu studimeve të bëra së fundmi për AstraZeneca dhe Johnson&Johnson në vendin tonë nuk është raportuar ende asnjë rast.

“Në vendin tonë është një tjetër komitet, ai i verifikimit të efekteve anësore. Nuk kam të dhënë zyrtare të këtij institucioni përsa i përket efekteve anësore. Efekte kryesore të vaksinave janë efektet momentale që verifikohen gjysmë ore pas vaksinës. Nuk njihet asnjë rast alergjik deri tani. Efektet e tjera më të larta janë 1 në 3 ditë, dhimbja në vendin e vaksinimit, temperatura që zgjat 2 ose 3 ditë. Këto janë efektet anësore. Efektet të tjera si mpiksja e gjakut, kryesisht i referohet AstraZenecas dhe Johnson & Johnson ne nuk kemi raste të raportuar ende. Vëmendja e të gjithë vaksinatorëve është shumë e madhe për të evidentuar çdo efekt anësor, sepse është një problem madhor dhe do kujdes madhor”, tha Pipero.

-Si e ka menaxhuar vaksinimin Shqipëria në krahasim me Rajonin ?

“Procesi i vaksinimit ka qenë me problematike në të gjithë vendet për shkak të panjohurive me vaksinën dhe efektin e saj, për shkak të aprovimit me emergjencë të vaksinave dhe mos njohjen e efekteve të tyre. Duhet të kemi në konsideratë mundësitë që janë për tu vaksinuar. Shqipëria është një histori pozitive, sepse kemi siguruar qoftë në doza të vogla vaksinash në janar dhe tashmë kemi disa kontrata të nënshkruara. Vaksinimi po ecën me ritme mjaft të shpejta, kemi mbi 300 mijë të vaksinuar. Ka vend për të qenë më mirë por besoj se jemi shumë mirë”, tha Pipero./ tch

g.kosovari

Next Post
Veliaj dhe Ahmetaj te Njësia 4: PS, barriera e fundit e Metës dhe Berishës

Veliaj dhe Ahmetaj te Njësia 4: PS, barriera e fundit e Metës dhe Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Ekonomia është në gjendje katastrofike, kostoja e jetesës është rritur me 60 përqind

Berisha: Ekonomia është në gjendje katastrofike, kostoja e jetesës është rritur me 60 përqind

May 19, 2026
Arrestimet e studentëve, ambasadori shqiptar: Udhëtuan nga Tirana për të mbështetur një kërkesë elementare

Arrestimet e studentëve, ambasadori shqiptar: Udhëtuan nga Tirana për të mbështetur një kërkesë elementare

May 19, 2026
“Paradite mbroni drejtësinë, pasdite shani SPAK me libër shtëpie”, Salianji akuza Berishës: Sjellje me dy standarde

LETRA E PLOTË / Salianji ankohet në PPE: Berisha ka mbyllur partinë, s’ka më demokraci!

May 19, 2026
Gogu: 53% e qytetarëve besojnë te sistemi. Gjykata e Lartë uli në 60% stokun në 5 vite

Gogu: 53% e qytetarëve besojnë te sistemi. Gjykata e Lartë uli në 60% stokun në 5 vite

May 19, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 20 Maj 2026

May 19, 2026
Meloni kërkon më shumë fleksibilitet fiskal nga BE, rritet debati mbi rregullat e deficitit

Meloni kërkon më shumë fleksibilitet fiskal nga BE, rritet debati mbi rregullat e deficitit

May 19, 2026
Ministri i Jashtëm malazez në Tiranë: Partneritet i fortë mes dy vendeve për integrimin në BE dhe stabilitetin në rajon

Ministri i Jashtëm malazez në Tiranë: Partneritet i fortë mes dy vendeve për integrimin në BE dhe stabilitetin në rajon

May 19, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Dëshmitarët e shtetit ‘hyxhym’

May 19, 2026
“Duam bukë!”, baballarët afganë shesin vajzat për të shpëtuar familjen nga uria

“Duam bukë!”, baballarët afganë shesin vajzat për të shpëtuar familjen nga uria

May 19, 2026
Gogu tregon tre prioritetet strategjike të Drejtësisë: Pa to nuk futemi në Bashkimin Evropian

Gogu tregon tre prioritetet strategjike të Drejtësisë: Pa to nuk futemi në Bashkimin Evropian

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In