• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Partitë politike të arrijnë konsensus”/ Celibashi: Pajtohuni për reformën zgjedhore dhe territoriale

by Os De
03/01/2026 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti i ri nis me sfida të vjetra për politikën. Mazhorancës dhe opozitës i duhet të nisin sesionin e ri me detyra të mbartura, të cilat u bllokuan për shkak të konfliktit politik. Apeli i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve është që palët të hedhin pas krahëve mosmarrëveshjet për t’i hapur rrugë konsensusit për reformën zgjedhore dhe territoriale. 

“Apeli im është i njëjtë me atë të ndërkombëtarëve dhe qytetarëve. Në këtë vit do të duhet t’i tejkalojnë këto kontradikta që kanë për të gjetur konsensus për reformën zgjedhore, territoriale dhe reformat e tjera”, u shpreh Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ, për Top Channel. 

Në kalendarin politik, 2026 nuk është vit elektoral, por për Ilirjan Celibashin nuk duhet të jetë as vit pushimi. Nëse duan një hartë të re territoriale, palët duhet të nisin punën sa më parë. 

“Do të duhet që ta kemi 1 vit përpara zgjedhjeve të ardhshme lokale hartën territoriale-administrative të territorit të Republikës së Shqipërisë. Personalisht nuk më duket aq e vështirë për të dakordësuar sesi duhet të jetë harta administrative-territoriale e Shqipërisë”, shtoi Celibashi. 

Një leksion se si bëhen zgjedhje të mira, me standarde dhe të pranuara nga të gjithë, Shqipëria mori sërish në Kosovë në fundvit. Për pyetjen se përse Kosova ia del të organizojë procese më cilësore, Ilirjan Celibashi e ka një përgjigje. 

“KQZ e Shqipërisë është një institucion i cili, nga pikëpamja e organizimit dhe funksionimit, është i ngjashëm me atë të KQZ-së së Kosovës, por përsëri procesi zgjedhor është larg atij të Kosovës. Kjo lidhet me qasjen e partive politike apo institucioneve të tjera. Ne e kemi parë shumë mirë sesi partitë politike sillen në Kosovë ndaj procesit zgjedhor. Ato e ndajnë shumë mirë interesin e tyre politik me qasjen që duhet të kenë nga pikëpamja juridike-administrative ndaj procesit zgjedhor”, theksoi kreu i KQZ-së. 

Sfidë për Komisionerin mbeten depolitizimi i administratës zgjedhore, rregulla jo vetëm për financimin e partive politike, por edhe për sjelljen e administratës dhe funksionarëve publikë gjatë fushatës elektorale. 

Next Post
Pse opozita nxjerr 10 emra kot dhe banalizon garën për “estradën” e Tiranës?

Pse ëndërrojnë idiotët se SHBA do sulmojë Shqipërinë si Venezuelën?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In