• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Para se vetëm të vrasin e të vriten, në Tiranë bëjnë edhe dashuri

by Lorenc Vangjeli
29/09/2019 23:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Fiks një javë më parë Shqipëria ishte nën pushtetin e frikshëm të tërmetit. Ballafaqimi me atë forcë të verbër të natyrës është gjithmonë edhe një shans i mirë që vetë njeriu të ballafaqohet me marrëzinë e tij të verbër. Dhe të bëjë llogari me mendjelehtësinë e zakonshme njerëzore që është “e programuar” ta harrojë të ligën sapo të kalojë përtej saj. Një javë më pas, për fat të mirë u demitizua dhe frika irracionale e skeptikëve që vinin bast se një tërmet i fortë do të rrafshonte Tiranën dhe gjithë ndërtimet e reja në vend. Fatmirësisht, sprova gjenerale dëshmoi se ndërtimet e vjetra dhe të reja, private dhe publike, shtëpi e shkolla, dyqane dhe diga, rrugë, ura dhe porte, mundën të mbijetonin për t’u dhënë një mundësi mbijetese vetë shqiptarëve. Gjetkë, madje edhe në Perëndim, në Itali për shembull jo shumë kohë më parë, nuk kanë qenë me kaq fat.

Një javë më pas, kur ankthi u davarit dhe e liga po shkon drejt harresës – frika qesharake kolektive për tërmetin që paralajmërohej se do të binte – mund të shihet në një dritë tjetër dhe raporti mes asaj që ndodh realisht dhe çfarë quhet realitet sipas asaj që rikthehet tek qytetari me syzet e medias apo të rrjeteve sociale. Aksioma cinike e medias që lajmi i mirë nuk është lajm, në të vërtetë e privon publikun nga një mori e pafundme mrekullish të vogla që ndodhin ditë mbas dite me këdo dhe për këdo. Dhe jep një perceptim tërësisht të gabuar të realitetit. Në një shfletim të shpejtë të asaj që ndodh në Shqipëri, por dhe kudo nëpër botë duket sikur kudo ka vetëm luftë, se aty ku nuk ka luftë, ajo mund të shpërthejë në çdo çast, se ka vetëm tension e terrorizëm, armë e ushtri, zjarr e zi, ballafaqime force dhe uri ekstreme, krime të llahtarshme e aksidente të frikshme. Parë me sytë e medias, duket se jeta e shqiptarit është programuar të jetë një segment fare i shkurtër që nis nga materniteti e mbërrin në funeral. Se ata vetëm vrasin e vriten, prodhojnë, shpërndajnë dhe importojnë e eksportojnë drogë dhe se gjithë jeta e tyre shënjohet nën makthin e krimit, drogës dhe korrupsionit.

Me sytë e medias duket sikur e vetmja punë që bëjnë edhe netëve në shtretërit e tyre shqiptarët, është të gjejnë se kush duhet të jetë qerramarësi i zyrës në katin e dytë të Këshillit të Ministrave, se ka të drejtë Rama apo e drejta është me Lulin e Monën, se Komisioni i Venecias e ka gdhirë gjithë muajin nga meraku për Ilirin dhe se Merkeli, Macroni dhe Trumpi pak më pak se dy të parët, ngrysin çdo natë me merakun për shqiptarët.

Po sipas medias dhe fesë së re që po tenton të sundojë botën, ortoekologjia, “ekologjistët ortodoksë” të Greta Thunbergut, duket se gjithë planetit po i meret fryma nga një këmishë force që e shtrëngon për tmerr. Dhe se ngrohja globale e ndryshimet klimaterike janë apokalipsi në prag të derës.

Përballë gjithë kësaj tabloje të zymtë që vizaton media, e qara e parë e një fëmije, diplomimi i një të riu, shpikja e një kure të re mjekësore apo edhe paqja e heshtur e një pensionisti që ikën i lumtur nga kjo botë, nuk është lajm. Zhurma e lajmit të keq, natyra përjetësisht ankuese njerëzore, cektësia ulëritëse dhe shkëlqimi fals i Instagramit apo Facebook-ut, i refuzojnë gjithë mrekullitë e vogla të së përditshmes njerëzore dhe ato nuk ndjehen kurrë.

Në harkun e një jave, tërmetët që shkundën Tiranën dhe Stambollin, në të dy rastet, paniku, frika dhe vetë terrori, ishin mbretërit që diktuan sjelljen e shqiptarëve dhe turqve në të njëjtën kohë. Dhe pothuaj askush nuk u kujtua të thotë një fjalë mirënjohjeje për atë armatë mjekësh që vazhduan kujdesin për pacientët, për atë ushtri me policë, zjarrfikës e punonjës lokalë që tentuan të japin ndihmë. Për ato pafundësi rastesh solidariteti mes të panjohurish për të tejkaluar ankthin e përbashkët.

Natyrisht edhe ata patën frikë. Për veten dhe familjet e tyre. Por në shumicë dërmuese kryen punën e tyre. Për të kuptuar ndoshta më pas frikën e tyre dhe për të hyrë sërish në hije dhe anonimitet, në një botë që nën pushtetin e medias dhe të komunikimit publik, njeh si lajm vetëm lajmin e keq. Dhe gjen si personazhe, vetëm të ligjtë e kësaj bote. Natyrisht edhe politikanët dhe të famshmit e saj që e dëshmojnë ndryshe nga sa është mrekullinë e vërtetë të jetës. Fatmirësisht Shqipëria nuk është e vetme në këtë marrëzi globale dhe në këtë lajm të rremë global. Në këtë anë të ligë të saj, integrimi shqiptar është i plotë si për të vërtetuar edhe njëherë, peshën e menjëhershme dhe pushtetin e të ligës.

 

Next Post

Faqet e para të gazetave, 30 Shtator 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë një kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

“S’e kam humbur shpresën te drejtësia”- Behgjet Pacolli reagon pas dëshmisë 7 orëshe: Do bashkëpunoj me SPAK deri në sqarimin e të vërtetës

October 26, 2026
EMRI/ Drejtësia britanike dënon peshkatarin shqiptar, u kap duke trafikuar 17 emigrantë drejt Anglisë!

EMRI/ Drejtësia britanike dënon peshkatarin shqiptar, u kap duke trafikuar 17 emigrantë drejt Anglisë!

October 26, 2026
“Nder i jashtëzakonshëm, krenare”- U zgjodh në krye të vendit, Justina Shiroka-Pula merr mesazhin e veçantë nga e bija: Mami im, Presidentja e Kosovës!

Shqiptarët fituan 2 mandate në Parlamentin e Serbisë, presidentja e Kosovës uron Kamberin dhe Mehmetin: Forca qëndron te bashkimi!

October 26, 2026
Raporti i “Reuters”: Hezbollahu riarmatoset me fonde iraniane, përgatitet për një përballje të re me Izraelin!

Raporti i “Reuters”: Hezbollahu riarmatoset me fonde iraniane, përgatitet për një përballje të re me Izraelin!

October 26, 2026
Kryeministri i thirri për dialog dhe ata thyen për të dytën ditë karriget, Rama i ironizon: “Pedagogët” erdhën sot përsëri…!

SHËNIM/ Pedagogët “harrojnë” studentët pas 24 tetorit! Çfarë ndodhi me protestën e orës 10:00?

October 26, 2026
Qiproja nënshkruan një marrëveshje prej 1.8 miliardë dollarë për zhvillimin e gazit

Qiproja nënshkruan një marrëveshje prej 1.8 miliardë dollarë për zhvillimin e gazit

October 26, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati në Kosovë, Prokuroria thotë se e udhëzoi të shkojë në shtëpinë e vëllezërve!

Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati në Kosovë, Prokuroria thotë se e udhëzoi të shkojë në shtëpinë e vëllezërve!

October 26, 2026
Tabaku dhe Alilolli nga Blloku i Sigurisë: Rama kërkon të kufizojë protestën dhe të ligjërojë dhunën me paketën e re!

Tabaku dhe Alilolli nga Blloku i Sigurisë: Rama kërkon të kufizojë protestën dhe të ligjërojë dhunën me paketën e re!

October 26, 2026
“Dua drejtësi për djalin tim”- Nëna nga Fieri pretendon për dhunë në kopsht: Dyshoj se pamjet filmike janë fshirë!

“Dua drejtësi për djalin tim”- Nëna nga Fieri pretendon për dhunë në kopsht: Dyshoj se pamjet filmike janë fshirë!

October 26, 2026
Plagosi djalin e tij, Gjykata e Korçës vendos masën arrest me burg për 83-vjeçarin

U denoncua nga nëna e fëmijës, Gjykata liron edukatoren që akuzohet se dhunoi 4-vjeçarin në Korçë!

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In