• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paqartësi totale në SHQUP

by Artur Ajazi
03/05/2020 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Nuk e kisha menduar se karantina dhe periudha pandemike e COVID-19, do të ishte shkaku kryesor i krijimit të një situate kaotike, dhe një paqartësie totale tek ish-opozita e dikurshme. Një paqartësi e dukshme, teksa dalin dhe japin mendime “të vyera” për zgjerimin  apo dhe zvoglimin e masave anti-virus, duke vazhduar më tej, me “mungesën e spitaleve, shërbimeve mjeksore, tamponeve”, dhe në çdo rast, një mungesë e theksuar informacioni.

Ekspertët e SHQUP-it, edhe dje nisën të lëvrinin duke nxjerrë të tjera “ankesa” dhe denoncime për “mungesën e shërbimit mjeksor për personat që kanë të nevojshme sanatoriumin”. Sa ishte pa u kthyer në spital për të prekurit nga COVID-19, gjithë “ekspertët” e Lulzimit nuk lanë gjë  pa thënë për “mungesë transparence dhe  abuzime me paratë e taksapaguesve”, kurse tani dritëshkurtësia dhe paqartësia në gjithçka, ka bërë punën e saj. Gjithë PD-ja  e dikurshme, duket si një  organizatë  debatikase, ku çdo njëri  prej  tyre, merr  qysh në mëngjes  detyrën, dikush merret me mjekët duke i sharë dhe fyer ata në rrjete e portale, dikush merret me ministrat, dikush merret me kryeministrin, dikush merret  me gjurmimin e “zbulimin” e abuzimit me tenderat, por asnjë prej tyre, madje edhe “ekspertët” e fushës së mjeksisë, nuk merren me problemin, me virusin, me parandalimin, mjekimin, shërimin, apo me qasjen e tyre drejt  spitaleve, për ti shërbyer shqiptarëve.

Deri sot “ekspertët” e paqartë  të SHQUP-it, ata që shesin dëngla dhe deklarojnë se “ne japim leksione nga dhomat e gjumit me celularë” nuk  janë afruar qoftë edhe njëherë të vetme në spitale dhe qendra të rehabilitimit të personave të prekur nga COVID-19. Ata janë  Mesia, ata janë gjithçka, veçse për “ekspertë” të fushës nuk vlejnë. Ata mund  ti vlejnë Doktorit, Lulzimit, apo dhe Monikës, por  jo  Ministrisë së Shëndetsisë, e cila edhe pa “ekspertët” kurajozë  të SHQUP-it, ja ka dalë, dhe do t’ja  dalë të fitojë mbi të keqen. Periudha  e gjatë e  karantinimit, duket se i ka thelluar  edhe më tej “gjenet” negative tek ish-opozita e dikurshme, dhe natyrisht postcoronavirusi, do të konfigurojë  para shqiptarëve, një tjetër PD,  edhe më të rrudhur, më  të trembur dhe më të larguar,  nga realiteti më  i ri, me të cilin do të na  duhet  të jetojmë.

Veç  sindromave të zakonshme, të një periudhe  normale, paqartësia e mendimeve  dhe veprimeve  tek partia e SHQUP-istëve, pritet të jetë një  tjetër e metë (pasojë pandemie) prej të cilës as Doktori dhe as Lulzimi, nuk do të jenë në gjendje ta shpëtojnë Partinë e tyre Demokratike. Ndoshta pas rehatimit, zgjerimit  dhe largimit  të COVID-19,  grupi  i “ekspertëve”   do të jetë një tepricë e panevojshme, e cila do të flaket nga partia, si një e keqe e domosdoshme , të cilën Lulzimi  dhe Doktori  u munduan ta përdorin në funksion të “pushtetit”, ëndrrës së keqe që u prish  vazhdimisht  gjumin e natës.

Next Post
Nga e hëna shërbimi taksi ndërqytetas i lirë, ja protokolli i masave higjieno-sanitare

Nga e hëna shërbimi taksi ndërqytetas i lirë, ja protokolli i masave higjieno-sanitare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-ministri Hasani: Beogradi prej 6 muajsh pa ambasador, të forcohet diplomacia shqiptare në rajon

Ish-ministri Hasani: Beogradi prej 6 muajsh pa ambasador, të forcohet diplomacia shqiptare në rajon

October 9, 2026
“E kam nusen e vëllait”- Dhoma e Avokatisë ‘fal’ juristin që theu bojkotin për të mbrojtur nënën me fëmijën 4 muajshe!

“E kam nusen e vëllait”- Dhoma e Avokatisë ‘fal’ juristin që theu bojkotin për të mbrojtur nënën me fëmijën 4 muajshe!

October 9, 2026
Vaksina e personalizuar kundër kancerit jep rezultate pozitive në “Fazën 3” -

Alarm për virozat dhe gripin! Nis aplikimi i vaksinës, 280 mijë doza për të shmangur komplikacionet

October 9, 2026
Sulmuan me ujë e vezë drejt Ramës gjatë votimit për Territorialen në Kuvend, grupi i PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut me 60 ditë (FOTO)

PS kërkon përjashtimin për sulmin në Parlament, reagon Bardhi: Jo 60 ditë, por bëjeni 4 vjet! Frikën e Ramës nuk keni për ta zhdukur dot!

October 9, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel-Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel-Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
Skandali në Premier League, tekniku Maresca mbron Manchester City pas dënimit: Kam besim te klubi im, nuk është “Calciopoli”

Skandali në Premier League, tekniku Maresca mbron Manchester City pas dënimit: Kam besim te klubi im, nuk është “Calciopoli”

October 9, 2026
“Sfida jonë, meritë brenda sistemit”- Reformë në Administratën Publike, Pirdeni: Performanca do të përcaktojë ngritjen në karrierë, shkallë merite!

“Sfida jonë, meritë brenda sistemit”- Reformë në Administratën Publike, Pirdeni: Performanca do të përcaktojë ngritjen në karrierë, shkallë merite!

October 9, 2026
Ministrja Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Më shumë shërbime dhe mbështetje për familjet, koordinim dhe ndihmë

Ministrja Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Më shumë shërbime dhe mbështetje për familjet, koordinim dhe ndihmë

October 9, 2026
“Mosha për aplikim shkon në 35 vjeç”- Ministri Demo ndjek nga afër testimin e kandidatëve për Policinë e Shtetit: Interesi është në rritje!

“Mosha për aplikim shkon në 35 vjeç”- Ministri Demo ndjek nga afër testimin e kandidatëve për Policinë e Shtetit: Interesi është në rritje!

October 9, 2026
Detaje tronditëse nga vdekja e këngëtarit grek Mazonakis, mjekët kërkuan në Chat GPT se si ta rikthenin në jetë!

Vdekja e këngëtarit Mazonakis, ngrijnë pasuritë e dy mjekëve të dyshuar për përfshirje, nën hetim për katër akuza!

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com