• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pandi…” “Jam zoti Majko”, debatet me Tom Doshin në komision

by Java News
30/03/2017 09:30
Deputeti Tom Doshi, duke folur gjate mbledhjes se Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ne Kuvend, ku eshte diskutuar rreth kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme per ti dhene autorizim per ndjekje penale ndaj dy deputeteve, Tom Doshi dhe Mark Frroku.	/r/n/r/nLawmaker Tom Doshi, speaks during the meeting of the Council for the Regulation, Mandates and Immunity in the Parliament.

Deputeti Tom Doshi, duke folur gjate mbledhjes se Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ne Kuvend, ku eshte diskutuar rreth kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme per ti dhene autorizim per ndjekje penale ndaj dy deputeteve, Tom Doshi dhe Mark Frroku. /r/n/r/nLawmaker Tom Doshi, speaks during the meeting of the Council for the Regulation, Mandates and Immunity in the Parliament.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kishte “humbur” prej disa muajsh, por ka dy ditë që deputeti Tom Doshi, është kthyer në personazhin kryesor të Komisionit të Ligjeve. Para zgjedhjeve, duket se Doshi po debaton me të gjithë, shkruan “Panorama”.

Dje ishte radha e përplasjes me Pandeli Majkon dhe kryetaren Vasilika Hysi, po ashtu dhe me inspektorin e ILDKP, Shkëlqim Ganaj. Doshi ka kërkuar që pjesë e deklarimit të pasurive të ishin dhe subjektet private, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga relatori Pandeli Majo.

Në një kohë që Doshi e ka thërritur deputetin e PS në emër, ky i fundit i ka kujtuar që për të ai është “Zoti Majko”. Doshi ka sulmuar gjithashtu dhe kryeinspektorin Shkëlqim Ganaj, të cilin e quajti si njeriun më të korruptuar në Shqipëri.

REPLIKAT NË KOMISION

Pandeli Majko: Në diskutimin që ne bëmë me përfaqësuesit e EURALIUS, dhe unë dëshiroj të ruaj opinionin tim që ILDKP nuk duhet të merret me sektorin privat në mënyrë të prerë.

Tom Doshi: Pandi, kisha…

Pandeli Majko: Unë jam zoti Majko…

Tom Doshi: Po mirë mo, zoti Majko, Pandi, se kolegë jena. Zoti Majko, nuk jam dakord me ty, sepse e mira është që edhe në të ardhmen të futen subjekte të tjera private. Mos ta bajmë vendim strikt. Se këta janë institucioni ma i korruptuar në vend, deklarimi i pasurive. Kryeinspektori është njeriu më i korruptuar që është në Shqipni.

Vasilika Hysi: Zoti Doshi, të ruajmë etikën…

Tom Doshi: Është njeriu më i korruptum po them…

Vasilika Hysi: Të flasim për ligjin, ju mendoni se duhet zgjeruar rrethi i subjekteve. Kjo është një çështje që mund të diskutohet, por nuk mund të etiketojmë njerëz…

Tom Doshi: M’u dha rasti sot që i kam përballë dhe du tua them.

Vasilika Hysi: Rasti mund t’ju jepet, ka media, dilni jashtë, jepni intervista nëpër televizione.

Tom Doshi: Jo, po këtu jam në komision unë…

Vasilika Hysi: Duhet t’i qëndrojmë strikt projektit që kemi, përndryshe ILDKP nuk do ta kryejë ndonjëherë funksionin e saj se i zgjerojmë pa limit subjektet. Tani do të kontrollohen funksionarët e lartë, apo të gjithë nga nëpunësi më i thjeshtë, deri tek më ai lart.

Pandeli Majko: Ne nuk mund ta kthejmë zyrën e ILDKPsë në një mekanizëm për të kontrolluar sektorin privat, se po u futëm në këtë çështje dhe nuk do dimë të dalim pastaj, do nxjerrim zyrën jashtë funksionit pastaj.

Tom Doshi: Pandi… ose zoti Majko.

Pandeli Majko: Mos e tepro tani.

Florian Karaj (ILDKP): Zoti Doshi, ai është subjekt, i cili është kallëzuar penalisht dhe është në ndjekje nga organi i Prokurorisë. Nuk ishte nevoja që të bëheshe objekt informacioni në Komisionin e Ligjeve.

Pandeli Majko: Konflikt interesi…

Tom Doshi: Ju keni bërë deklarim se kam bërë pastrim për 22 milionë euro dhe sot asnjë prej tyre s’ka dalë. Dhe unë kam 12 vjet që jam në Parlament e për çdo vit mua më bie shorti. Kjo tregon se sa të korruptuar jeni, se s’ka mundësi që unë dorëzoj në orën 4 dhe në 4:30 më bie shorti. Kjo tregon që kryeinspektori është njeriu më i korruptuar që është këtu. Ai kryeinspektori i ka marrë dhe 2 mijë eurosh kryetarëve të komunave bashkë me ju, duke i ba presion se do ju çoj të paguani 8 milionë lek gjobë. Ky është kryeinspektori juaj, bashkë me ju. Për ndjekjen penale jam në prokurori unë, as ka dalë gja, dhe as ka për të dalë gja. Ju jeni mashtrua qysh tek i pari deri tek i funit.

Vasilika Hysi: Çështja personale do ishte mirë që të mos e bënit objekt diskutimi në komision.

Tom Doshi: Jo, po u ba ftyra atij të më thotë mua që jam në hetim…

Florian Karaj (ILDKP): Kontrolli me short është hequr dhe nuk bëhen më me short.

Tom Doshi: Bahet me preferencën e kryeinspektorit.

Vasilika Hysi: Mund të dilni jashtë dhe flisni.

Tom Doshi: Atë e di unë, Vasilika, se s’më nxjerr ti jashtë, shko moj… Të jesh e kujdesshme me mu.

/a.m.

Next Post
Rishfaqet komisar Koseni, fiton gjyqin për 120 paga dhe rikthim në polici

Pasi fitoi betejën në gjykatë, Koseni: Nëse nuk rikthehem në polici, çështja në Strasburg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In