• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pasi fitoi betejën në gjykatë, Koseni: Nëse nuk rikthehem në polici, çështja në Strasburg

by Java News
30/03/2017 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse po bëhen 5 muaj që Edmond Koseni fitoi “betejën” me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, ai vijon të jetë ende i pezulluar nga detyra. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ai tha se nëse rikthimi i tij në radhët e policisë do të vijojë të mbetet në heshtje, çështjen do ta çojë deri në Strasburg. “Për kthimin tim në polici do e çoj çështjen deri në Strasburg, do i ndjek të gjitha rrugët ligjore për diçka që mua më takon”, tha Koseni. I cilësuar si “Komisari i Hekurt” Koseni u bë i njohur në 1997, kur u shpalli “luftë” të jashtëzakonshme bandave të armatosura të Shqipërisë së Mesme. Në vitin 2001 ai u pezullua nga radhët e policisë, pasi ndaj tij u renditën një sërë akuzash të kryera gjatë ushtrimit të detyrës si drejtues policie. Në vitin 2012, pas 11 vitesh betejë për drejtësi me shtetin shqiptar, Edmond Koseni u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit në Tiranë për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

Për rikthimin tuaj në radhët e Policisë së Shtetit, tashmë ka një vendim gjykate. A është zbatuar ky vendim nga ana e Ministrisë së Brendshme apo e Policisë së Shtetit?

Jo, nuk është zbatuar vendimi i gjykatës. Nuk është marrë ende asnjë masë për kthimin tim në polici.

Gjatë kësaj kohe jeni informuar se çfarë është duke u bërë me çështjen tuaj dhe a keni biseduar me kreun e policisë për rikthimin tuaj në punë?

Unë nuk kam komunikuar me asnjë person, sepse në momentin që unë kam çuar dosjen dhe të dhënat e mia në ministri e polici, më thanë se do të më lajmëronin ata vetë. Kanë kaluar 4 muaj dhe nuk është bërë asgjë për kthimin tim në polici. Ata duhet të më kishin kthyer mua në radhët e policisë që në momentin që unë fitova gjyqin penal. Çështjen e ndoqa hap pas hapi dhe i fitova të tria shkallët e gjykatës. Ata nuk reaguan, pasi unë u çova dosjen dhe dokumentet e mia. Unë futa Përmbarimin, është një firmë në Tiranë që merret me këto probleme. Ka shkuar Përmbarimi në Ministrinë e Brendshme dhe u ka lënë afat 45 ditë për të parë çështjen time. Po bën gati një muaj që Përmbarimi ka shkuar atje dhe ministria ka dhe pak ditë kohë për të parë çështjen time. I kanë bërë kërkesë edhe për pagën që unë duhet të marr edhe për vendin e punës dhe në rast se ata nuk reagojnë, do ta ndjekin sërish çështjen penalisht.

Sipas vendimit, ju duhet të paguheni që nga dhjetori i vitit 2005 e deri në momentin që do të futeni në punë. A keni marrë ndonjë shumë parash?

Edhe përsa u përket shumës së parave që unë duhet të marr me vendim gjykate, deri më tani nuk më kanë dhënë asnjë këst.

Mendon se rikthimi juaj në polici po lihet në harresë?

Mbase ata bëjnë sikur po e harrojnë, por nuk kanë se si ta harrojnë emrin tim, sepse ka kohë i shkruar në letrat e tyre.

Aktualisht ku po punoni?

Vijoj të punoj në fabrikën time të çimentos në Peqin. Do të punoj këtu derisa të vendoset rikthimi im në polici.

Nëse nga ministria apo policia nuk do të ketë asnjë reagim, çfarë do të bëni?

Nëse do të vijojë të ndodhë ende kjo gjë, atëherë së bashku me avokatin tim dhe Përmbarimin do ta ndjek çështjen penalisht. Për kthimin tim në polici do e çoj çështjen deri në Strasburg, do i ndjek të gjitha rrugët ligjore për diçka që mua më takon. Kam 16 vite që bëj gjyqe dhe nuk do e lë me kaq.

Mendoni se pezullimi dhe moskthimi juaj në radhët e policisë është për shkaqe politike?

Mbase edhe mund të jetë kështu, por realisht nuk di çfarë të mendoj. Unë nuk jam marrë me politikë, sepse kam bërë detyrën time kur kam qenë oficer policie.

Disa ditë më parë është emëruar edhe ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Keni ndonjë thirrje ndaj tij?

I bëj thirrje që ta shohë me përparësi çështjen time. Unë do t’i drejtohem edhe në rrugë zyrtare me anë të avokatit tim./GSh.

 

Next Post
Basha i ankohet portalit amerikan: Soros po më sulmon egërsisht sepse mbështes Trumpin

Basha dhe 'maskarenjtë' e mëdhenj, Soros e Konfuc

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, Raporti i UNESCO-s: Liria e shprehjes në të gjithë botën ka rënë me 10% që nga viti 2012

Sot Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, Raporti i UNESCO-s: Liria e shprehjes në të gjithë botën ka rënë me 10% që nga viti 2012

May 3, 2026
Përçarja transatlantike, NATO dhe Gjermania analizojnë tërheqjen e trupave amerikane mes tensioneve Trump-Merz

Përçarja transatlantike, NATO dhe Gjermania analizojnë tërheqjen e trupave amerikane mes tensioneve Trump-Merz

May 3, 2026
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arrestohet një person në Austri, dyshohet se e hodhi qëllimisht

U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arrestohet një person në Austri, dyshohet se e hodhi qëllimisht

May 3, 2026
Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të dielë

Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të dielë

May 3, 2026
Shpërthim në katin e dytë të një pallati në Porcelan

Shpërthim në katin e dytë të një pallati në Porcelan

May 3, 2026
DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës

DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës

May 3, 2026
SPAK përgënjeshtron mediat pranë Berishës: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

SPAK përgënjeshtron mediat pranë Berishës: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

May 2, 2026
SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

May 2, 2026
Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

May 2, 2026
Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In