• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Panairi i Librit dhe panairi i rrjeteve sociale

by Roland Lami
15/11/2025 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Lami 

Çdo vit, në të njëjtin vend ku dikur rreshtoheshin lexues të uritur sot mbushet një tjetër lloj oreksi: ai për poza. Panairi i Librit është shndërruar ngadalë në një skenë të madhe vetë-prezantimi, ku libri përdoret më shumë si aksesor sesa si tekst që duhet hapur, kuptuar, përjetuar.

Në stendat e botuesve, pas kopertinave që rrallë preken, endet shpresa e brishtë se ndoshta dikush do ta zgjedhë vërtet një libër për ta lexuar. Ndërkohë, përballë, vizitorët rendin drejt atij këndi me dritë të mirë apo dekor me ngjyra ku një foto me libër në dorë i jep profilit të tyre një kombinacion me veshjen dhe ajo që është më e rendësishme një shkëlqim të rremë intelektual.

Shoqëria jonë lexon gjithnjë e më pak, por pozon me libra gjithnjë e më shumë. Është një lloj performancë kulturore, ku aparenca zë vendin e përmbajtjes. Mjafton një foto, një filtër dhe një frazë e kopjuar për t’u vetëshpallur “lexues”, ndërsa libri shpesh nuk hapet kurrë.

Në këtë skenografi të re, botuesit bëjnë ç’është e mundur për të mbijetuar: tituj ngjyrash, kopertina tërheqëse, ulje çmimesh, evente, nënshkrime gjithçka për t’i dhënë librit një shans mes një audience të shpërqendruar. Por libri nuk garon më me librin tjetër: ai garon me ekranin, me rrjedhën e pafundme të imazheve, me simbolikën bosh të “librit si dekor”.

Në rrugicat e panairit mund të dallosh ndonjë fëmijë që pyet me sinqeritet: “Pse bëjnë foto me libra?”

Sepse fotoja duket, ndërsa leximi nuk shihet. Dhe ne jetojmë në një kohë ku vlera e një gjëje matet me sa mund të ekspozohet, jo me sa mund të kuptohet.

Mbrëmja bie, panairi mbyllet, dritat shuhen. Fotot mbeten në rrjetet sociale si suvenire të një kulture të pozimit. Ndërsa librat kthehen në kuti, duke pritur vitin tjetër, një vit tjetër shprese, një vit tjetër iluzioni, një vit tjetër ku ndoshta dikush do t’i kërkojë për atë që janë, jo për atë që duken në foto.

Nëse vazhdojmë kështu, Panairi i Librit rrezikon të kthehet në panairin e një kujtese kolektive, një kujtim nostalgjik për kohën kur njerëzit shkonin aty për të blerë libra jo për t’i përdorur si dekor në një fotografi të radhës.

Ndoshta kjo është rruga ku po shkojmë, librat do të vazhdojnë të dalin çdo vit, të rreshtohen në stenda, të ndriçohen bukur për kamera, ndërsa leximi do të zvogëlohet ngadalë, pa zhurmë, si një zakon i vjetër që askush s’e mban mend pse ekzistonte. Panairi do të mbetet i mbushur plot njerëz jo sepse libri ka fituar, por sepse fotografia ka nevojë për një sfond të mirë. Dhe kështu, libri do të vazhdojë të jetë prezent kudo… përveç vendit ku ka rëndësi: në mendjen e njerëzve./Marrë nga profili i autorit në Facebook

Next Post
Bullizmi në rrjetet sociale, studimi: Një në pesë të rinj në Tiranë është i prekur

Bullizmi në rrjetet sociale, studimi: Një në pesë të rinj në Tiranë është i prekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohen protestat studentore në Francë, 76 të plagosur dhe qindra arrestime!

Përshkallëzohen protestat studentore në Francë, 76 të plagosur dhe qindra arrestime!

September 30, 2026
Netanyahu mohon se Egjipti e paralajmëroi para sulmit të Hamasit -

Incidenti në fluturimin Dubai-Tel Aviv, Netanyahu: Bashkëpiloti tentoi të rrëzonte avionin

September 30, 2026
Berisha vijon akuzat nga Strasburgu: Rama ka ndërtuar narkoshtetin e parë në Europë, kërkova sanksione ndaj Serbisë

Berisha vijon akuzat nga Strasburgu: Rama ka ndërtuar narkoshtetin e parë në Europë, kërkova sanksione ndaj Serbisë

September 30, 2026
Serbia arreston 2 gra nën dyshimin e spiunazhit për Shqipërinë dhe Kosovën!

Serbia arreston 2 gra nën dyshimin e spiunazhit për Shqipërinë dhe Kosovën!

September 30, 2026
Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

Aksident i rëndë në Shkodër, një i vdekur nga përplasja e dy makinave! Humb jetën i moshuari, në timon shtetasi francez

September 30, 2026
Video intime të personazheve VIP po qarkullojnë në rrjetet sociale, Policia e Tiranës njofton nisjen e verifikimeve!

Skandali me publikimin e videove seksuale: Personazhe të njohur të shantazhuar me pamje private! Asnjë reagim nga Policia dhe Prokuroria

September 30, 2026
“Ndaloni shpërndarjen!”- Publikimi masiv i videove intime të personave publikë në rrjetet sociale, reagon Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

“Ndaloni shpërndarjen!”- Publikimi masiv i videove intime të personave publikë në rrjetet sociale, reagon Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

September 30, 2026
Von der Leyen për hetimet dhe SHISH: Prova se sistemi funksionon! Rama: Përgjegjësia politike, avaz i vjetër! Reformat nuk ndalen

Von der Leyen për hetimet dhe SHISH: Prova se sistemi funksionon! Rama: Përgjegjësia politike, avaz i vjetër! Reformat nuk ndalen

September 30, 2026
Presidentja e KE, Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes, të vijojë reformat!

Presidentja e KE, Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes, të vijojë reformat!

September 30, 2026
“Nuk ka shkaktuar asnjë shqetësim te partnerët tanë”- Rama për dosjen e SHISH dhe hetimet ndaj Vlora Hysenit: Prokuroria dhe gjykata të bëjnë punën e tyre

“Nuk ka shkaktuar asnjë shqetësim te partnerët tanë”- Rama për dosjen e SHISH dhe hetimet ndaj Vlora Hysenit: Prokuroria dhe gjykata të bëjnë punën e tyre

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com