• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pamjet e burrit që mbahet peng, në një fshat të Vlorës! Dyshohet për këngëtarin Seit Hysa, i vëllai nuk e identifikoi dot, pas 11 vitesh

by Java News
26/10/2021 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 3 sezonesh, kur rasti i këngëtarit të muzikës popullore, Seit Hysa u trajtua në emisionin investigativ ‘Pa Gjurmë’ në Report TV, mbërrin një telefonatë nga një banor i fshatit ‘Vajzë‘, të qytetit të Vlorës. Pasi kishte parë publikimin e pasaportës televizive të Seit Hysës, dëshmitari pretendon se e kishte takuar 70-vjeçarin, në një stan majë kodrës, ku punonte si bari. Stafi udhëtoi drejt fshatit, ‘Vajzë’, ku u takua jo vetëm me dëshmitarin por edhe me banorë të zonës. Ata dhanë mjaft detaje të bariut anonim, informacione që përkonin dhe me të dhënat reale të të humburit Seitit Hysa.

Unë kam vite që e kam parë në fshatin tim. Ai është i moshuar dhe mund të jetë rreth 70 vjeç. Ka probleme me shëndetin mendor. Njëherë tregon se quhet Thoma, një herë tjetër shqipton një emër tjetër. Ai më ka treguar se vendlindjen e ka në Berat dhe se është nga Lapardhaja, madje është i divorcuar.

Gazetari Freard Rista i tregon foton e Seit Hysës, ndërsa fillimisht has vështirësi për ta identifikuar, por më pas dëshmitari pohon se ngjan nga sytë.

Ky mavria është mo ky. Tek sytë ngjan shumë. Unë jam i sigurt që është ai. Atë e mban peng pronari dhe ai e shfrytëzon për punët e blegtorisë. Më vjen keq që këtu në fshat kemi një bari të paidentifikuar, ndaj u lidha me emisioni ‘Pa Gjurmë’.

Stafi i Report Tv qëndroi me orë të tëra në kodrat e fshatit, derisa mbërriti i moshuari, i cili pranoi të fliste dhe gjatë intervistës dha të tjera të dhëna për veten e tij.

Unë quhem Myqerem Pasha me dokument. Jam nga një fshat i Fierit. Punoj këtu dhe nuk kam kontakte me familjen, as me një prej tyre. Me gruan jam ndarë prej vitesh me gjyq.

Teksa gazetari i tregon foton e Seit Hysës, ai e mohon të jetë vetë ai. Pas shumë pyetjeve, i moshuari që shfaq edhe probleme të shëndetit mendor këmbëngul që quhet Myqerem dhe se ka bërë shaka me banorët e zonës që ka thënë se quhej Thoma.

Intervistën e ndoqi “live” nga studio, Nikolin Hysa, vëllai i Seit Hysës. I emocionuar dhe i shtangur, ai nuk arriti dot ta njohë, nëse ishte Seiti apo kishim të bënim me një person tjetër.

Nuk di ccfarë të them. Unë pas kaq vitesh nuk e njoh më vëllain tim. E pashë me vëmendje videon, më duket si ai. Disa të dhëna përkojnë, disa jo. Nuk di çfarë të them, ai mund të ketë përfunduar vërtetë kështu pas 11-vitesh zhdukje. Unë dua të denonoj, personin që e mban dhe e shfrytëzon. Edhe nëse nuk është vëllai im, është një tjetër i humbur fatkeq.

Moderatorja e programit, Odeta Dume, i bëri thirrje publikut për ndihmë. Kush e njeh këtë person është i lutur të lidhet me ‘Pa Gjurmë’. Misioni do vazhdojë, pasi stafi do të udhëtojë sërish drejt fshatit ‘Vajzë’, por këtë herë të shoqëruar edhe nga vëllai i të humburit./m.j

Next Post
Sulm me thikë në një restorant në Vjenë, plagosen katër persona

Sulm me thikë në një restorant në Vjenë, plagosen katër persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e REL: Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?

Bankat në Tiranë e Durrës me orare të reja: Ku dhe si do të ofrohet shërbimi?

October 19, 2026
A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

October 19, 2026
Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

October 19, 2026
Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

October 19, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

DETAJE/ Ushtaraku ishte fqinj me vëllezërit Islamaj, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Zall-Herr

October 19, 2026
Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

October 19, 2026
“Të hapur për dialog”| Ministri Demo: Protesta e drejtë demokratike, dhuna e patolerueshme

“Të hapur për dialog”| Ministri Demo: Protesta e drejtë demokratike, dhuna e patolerueshme

October 19, 2026

Krim i rëndë në Zall-Herr, vriten me armë dy vëllezër, prangoset autori (EMRAT)

October 19, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 20 Tetor 2026

October 19, 2026
Protestat në Evropë dhe Shqipëri, Sekretari i Përgjithshëm i KE-së: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

Protestat në Evropë dhe Shqipëri, Sekretari i Përgjithshëm i KE-së: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com