• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pagat e mësuesve rriten me 10% në 2017, Rama: Reforma vijon, s’ka më “qofte te Daja”

by Java News
17/10/2016 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vitin e ardhshëm të gjithë mësuesit e republikës do të përfitojnë një rritje pagash prej 10%. 34.360 punonjës të arsimit do të përfitojnë nga kjo rritje, përfshi edhe pedagogët. Në një konferencë me mësues nga i gjithë vendi, Kryeministri Edi Rama tha se me reformën e ndërrmarë nga qeveria, mësuesi është i paprekshëm nga politika.

Rama deklaroi se objektivi i qeverisë është që të rrisë pagat e mësuesve, policëve, mjekëve dhe infermierëve aqssa të jenë të lartat në rajon.

“Ne duam që policët, mësuesit dhe mjekët dhe infermirët të kenë pagat më të larta në rajon dhe ky është objektivi jonë! Mbetet që pagat më të mira në rajon t’i kenë këto figura, pa të cilat nuk ka shtet.“- tha Rama.

Kryeministri ka bërë një panoramë të gjerë të arritjeve të deritanishme, përfshi shlyerjen e 35 mln dollarëve borxhe, reformimin e teksteve shkollore dhe testimin e mësuesve.

Rama ka folur edhe për “kritikët” e sistemit të ri të ngritur për përzgjedhjen e të drejtës së studimit në universitete, duke thënë se nga ky vit e më tutje nuk ka më “qofte tek Daja”. Kreu i qeverisë shtoi se sistemi me raunde, ku më parë zgjedh më i miri, është dhe sistemi më i drejtë i futjes së nxënësve në universitet.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se për herë të parë, qeveria do të rrisë pagat dhe pensionet pa marrë borxhe.

“Rritjet e kaluara të pagave dhe pensioneve janë bërë me borxh, duke i lënë borxzhe fëmijëve tuaj, kurse kësaj here, është e para herë që rritja e pagave nuk bëhet me borxh.”- tha Ahmetaj.

Kryeministri tha se me borxhe ishte lënë dhe sektori i arsimit, teksa infrastruktura linte dukshëm për të dëshiruar.

“Plot 35 mln dollarë për shërbime të marra nga të tretët dhe të papaguara. Një infrastrukturë në gjëndje shumë të vështirë, 177 mijë nxënës me dije të deformuara për shkak të një politike qorre punësimësh në arsim, jo duke patur parasysh nxënësin, por partinë.

Një analfabetizëm funksional katastrofik, mbi 60% dhe në një sistem të ngritur mbi grabitjen… e parave të prindërve dhe të ëndrrave të të rinjve.

Ishte e qartë se ajo çfarë kishim detyrë ishte të çelnim procesin e një operacioni shumë të thellë edhe në arsim. Të thellë për të operuar një sistem të tërë kanceroz, metastazat e të cilit ishin hapur kudo… dhe të dhimshëm, për shkak të vështirësisë që një operacion i tillë krijon për të gjithë, duke e bërë frymëmarrjen jashtëzakonisht të mundimshme, në kushtet kur i gjithë sistemi kishte hyrë në një inerci prej lëngate.

Kur flasim për punonjësit e administratës, flasin për qytetarë, që kanë familjet e tyre, buxhetet e tyre, kanë dëshirat dhe vuajtjet e tyre të përditshme dhe si të tillë përfshihen në një proces reformash, që i prekin jo vetëm në sektorin ku punojnë, por edhe në të qenit në familje. Çdo reformë që kemi ndërmarrë ka qenë e lidhur me familjen, dhe me një stres të shtuar për shkak të adoptimit me një situatë të re. Një situatë, që, që nga korrektesa për të paguar faturën e energjisë e deri tek nevoja për të respektuar semaforin, përbën një tërmet për mënyrën e të jetuarit në shoqëri.”– tha Rama.

“Ministrja Nikolla ka provuar se një zysh, si të gjitha gratë dhe vajzat këtu, mundi të bënte atë që një karvan i gjastë burrash me grada të tëra shkencore nuk mundi ta bënte dot.

Hyn në atë ministri me kraharorin plot dekorata, dhe siç hynë dolën, duke lënë bilancin e një rrënimi total të sistemit arsimor.”– shtoi Rama.

Tesktet e mëparshme shkollore ishin një katastrofë dhe një shembull i qartë i rrëminimit të arsimit, tha Rama. Kryeministri shtoi se vetë mësuesit e kishin të vështirë t’i kuptonin ato.

“650 tekste u fshinë nga bankat, falë pjesëmarrjes së të gjithë mësuesve që për herë të parë patën të drejtën që të jkapin mendimin e tyre për ato tekste. Tekste me të cilat u detyruan për vite të tëra nga lart, të jepnin mësim, ku mësuesit të parët, ishin të vetëdijshëm, se nuk po bënin gjënë e duhur.

Mjafton kjo për të parafytyruar se çfarë vështirësie keni patur, për të motivuar veten, në rrugën e mësimdhënies, me një cen kaq të madh e themelor… me tekste jashtë çdo standarti.”– tha Rama.

“11 mijë mësues në rang republike janë trajnuar dhe faktikisht brenda viti të ardhshëm, 290 mijë nxënës dhe 35 mijë mësues, do të jenë pjesë e një sistemi ku shkolla i përket, që në faqen e parë të do teksti, këtij shekulli, dhe ambicies të një vendi që aspiron për në BE.”– theksoi kryeministri./java/a.k

Next Post
Mesazhe kërcënuese, kaos në disa shkolla në Gjermani

Mesazhe kërcënuese, kaos në disa shkolla në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërcënimet e Evropës nga Irani, Pentagoni po shqyrton vendosjen e raketave “Patriot” në Kretë! Lëvizja e radhës e Trump

Kërcënimet e Evropës nga Irani, Pentagoni po shqyrton vendosjen e raketave “Patriot” në Kretë! Lëvizja e radhës e Trump

August 19, 2026
U ndalua në Aeroportin e Prishtinës, shtetasi iranian kërkon azil në Kosovë: Ndihem i kërcënuar

U ndalua në Aeroportin e Prishtinës, shtetasi iranian kërkon azil në Kosovë: Ndihem i kërcënuar

August 19, 2026
Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

Irani humb kontrollin e Hormuzit? 80% e anijeve kalojnë në korridorin e Omanit, SHBA fiton terren

August 19, 2026
“I papërballueshëm dhe i paekuilibruar”, Merz rrëzon buxhetin e BE

“Të vrasim 40 persona çdo natë në Gaza”, Merz dënon deklaratën tronditëse të ministrit izraelit

August 19, 2026
Vrasja e turistit/ Pezullohen dy efektivë, s‘ndërhynë dhe s’njoftuan për konfliktin

Vrasja e turistit/ Pezullohen dy efektivë, s‘ndërhynë dhe s’njoftuan për konfliktin

August 19, 2026
Kavajë/ 550 bimë narkotike në zonën që mbulonin, AMP pezullon 4 policë

Kultivoi kanabis në pyjet e Dukatit, arrestohet 33-vjeçari

August 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 20 Gusht 2026

August 19, 2026
Inflacioni në korrik arriti në 3,4%, INSTAT: Ndikuan çmimet e ushqimeve dhe turizmi

Inflacioni në korrik arriti në 3,4%, INSTAT: Ndikuan çmimet e ushqimeve dhe turizmi

August 19, 2026
FOTO / Kaos në Portin e Vlorës, ndërprerja e energjisë bllokon 700 pasagjerë

FOTO / Kaos në Portin e Vlorës, ndërprerja e energjisë bllokon 700 pasagjerë

August 19, 2026
U vodhën në Gjermani, sekuestrohen tre makina luksoze me vlerë 450 mijë €

U vodhën në Gjermani, sekuestrohen tre makina luksoze me vlerë 450 mijë €

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com