• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Padia e gruas së martuar: Fqinji më kërkon lidhje intime, më theu xhamat e shtëpisë

by A R
13/01/2017 08:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për tetë muaj me radhë, një 23-vjeçar është kthyer në makthin e një gruaje të martuar në Tiranë, duke iu qepur këmba-këmbës me kërkesën për një lidhje intime. E ndierë e frikësuar nga i riu, që ishte fqinj i saj, gruaja, nënë e dy fëmijëve të mitur, e ka kallëzuar atë në Polici, raporton “Panorama”.

Kallëzimi i saj ka rënë në “vesh të shurdhër”, ndërkohë që “tmerri” i gruas nga fqinji, që i shkonte te vendi i saj i punës, e ndiqte në rrugë, apo i thyente xhamat e dritares vijonte.

Janë dashur të paktën pesë kallëzime të njëpasnjëshme të të dëmtuarës K. A. në Policinë e Tiranës, si dhe një kallëzim i vetë babait të 23-vjeçarit të quajtur Alban Hadëri, që ai të arrestohej dhe të vendosej para përgjegjësisë penale.

Gjykata e Tiranës ka përfunduar pak ditë më parë gjykimin ndaj tij për akuzën e “përndjekjes”. Ai u deklarua i fajshëm dhe u dënua me 1 vit heqje lirie.

SERIA E KALLËZIMEVE

Referuar vendimit të shpallur nga gjyqtari Erjon Bani, kallëzimi i parë i të dëmtuarës është regjistruar më 19 maj 2016. Ajo ka rrëfyer se punonte si shitëse dhe se gjatë orarit të punës dy fëmijët e mitur i kanë rrëfyer se fqinji i tyre, Alban Hadëri, u kishte thyer një xham të dritares.

“Ndihem e kërcënuar për vete dhe familjen”, ka thënë ajo, duke shtuar se 23-vjeçari ato ditë e kishte kanosur me fjalë të ndryshme dhe e kishte shtyrë. Po ashtu, ajo ka sqaruar se i kallëzuari vuante nga probleme mendore dhe se për veprimet e tij kishte vënë në dijeni edhe të atin e tij.

Më 13 qershor 2016, ajo ka kallëzuar të njëjtën gjë. Faktet janë konfirmuar dhe nga babai i të pandehurit, K. Hadëri, i cili ka thënë se ishte në dijeni të kallëzimit dhe se dy herë të tjera djali i tij i kishte thyer xhamat të dëmtuarës… Pas disa kallëzimesh të tjera, në kallëzimin e datës 22 korrik ajo ka thënë:

“Unë jam drejtuar mbi pesë herë në Polici dhe hera fundit ka qenë para 1 muaji dhe se në Prokurori para 2 muajve jam thirrur, por në të tëra rastet unë s’po marr zgjidhje dhe jam nën një terror psikologjik nga ky person, Alban Hadëri. Jam në terror për jetën dhe kërkoj ndërhyrje urgjente dhe ndihmë nga shteti”.

“KERKON LIDHJE INTIME”

Në kallëzimin e 22 korrikut 2016, e dëmtuara K. A. ka rrëfyer para oficerëve të Policisë se 23-vjeçari e përndjek për lidhje intime.

“Kallëzoj se kam kërcënime me jetë dhe përndjekje në çdo ditë të jetës sime nga shtetasi Alban Hadëri. Prej 8 muajsh e në vazhdim, ky person më ndjek nga pas dhe kërkon me çdo kusht që unë të krijoj lidhje intime me të. Unë jam munduar ta sqaroj dhe t’i bëj me dije se jam grua e martuar, kam 2 fëmije të mitur dhe të më lërë të qetë, por person sërish nuk bindet. Unë jam drejtuar disa herë në polici, ku dhe kam depozituar kallëzim penal ndaj këtij shtetasi. Ai nuk merr vesh, dhe për faktin se ka probleme psikike me veten e tij”, citohej kallëzimi në vendimin e gjykatës.

Më tej, ajo ka pohuar se atë ditë i pandehuri i ka shkuar te vendi i saj i punës.

“Unë nuk e kam takuar dhe i jam fshehur, pasi ai më ka sulmuar dhe shtëpinë me një tullë para disa kohësh”, vijohej në kallëzim. Sipas vendimit të Gjykatës, i pandehuri qëndron në masën e sigurisë “arrest në burg” që prej 24 korrikut 2016. /b.d

Next Post
Dekriminalizimi, 500 dosje shkojnë në Prokurori (pjesa dërrmuese të përcjella nga DAP)

Skandali / Në 25 vite janë zhdukur dosjet e Sigurimit për 90% të personave që jetojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In