• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pa mundur Berishën, nuk mund dot Ramën”/ Alibali: Yuri Kim mbështeti hapur Bashën

by Java News
27/09/2021 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për analistin Neritan Alibali, vizita e fundit e ambasadores amerikane Yuri Kim në selinë blu është mbështetje e hapur për Lulzim Bashën.

I ftuar në “ABC live” me Juli Xhokaxhi, Alibali theksoi se Kim në deklaratat e saj shprehu mbështetjen për realizimin e objektivave të PD, siç janë reforma territoriale dhe ajo zgjedhore. Sipas tij, kreu i PD me numrat që ka në Kuvend e ka të pamundur të realizojë këto dy objektiva dhe kësisoj i nevojitet mbështetja e SHBA, që duket se e ka marrë.

Gjithashtu, analisti thotë se vizita e Kim në PD ishte edhe një mesazh i fortë për të gjitha ata që janë rreshtuar në krah të Sali Berishës, i cili ka nisur aksionin e tij për të shkarkuar Bashën.

“Deklarata e Kim tregojnë disa elementë të rinj. Së pari një mbështetje të hapur për lulim Bashën përballë Berishës. Kim deklaroi si detyra kryesore dy nga tre shtyllat e politikave që Basha ka përcaktuar për të ardhmen e afërt, reformën territoriale dhe zgjedhore që do të thotë se Kim dhe SHBA do të mbështesin të gjitha lëvizjet e PD dhe Bashës në arritjet e këtyre objektivave.

Rama ka deklaruar edhe në Kuvend që nuk do të pranojë më negociata anglisht, ndërmjetës midis dy palëve. Por, ndërkohë, Basha po kërkon dhe i është dhënë mbështetja e SHBA për të arritur objektivat e veta. SHBA nga një mospërkrahje për PD deri më sot, të mbështes objektivat e kësaj partie. Basha me numrat që ka në Parlament e ka të pamundur të realizojë objektivat e veta. Së shpejti, të paktën zyrtarisht zgjedhjet lokale janë në 2023. Puna për reformën territoriale dhe ligjin elektoral duhet të fillojë që tani, nëse rast se Gjykata Kushtetuese nuk i shpejton. Opozita nuk ka interes të hyjë në zgjedhje me këtë ndarje. Kim këtë e ka mbështetur.

Deklarimi i KIM është mesazh për një pjesë të madhe të mbështetësve që janë bashkuar me Berishën. Problemi qëndron që situata është e tillë që për herë të parë në historinë e partive politike nuk ka një presion ndaj drejtuesve për të mos marrë pjesë. Nuk ka presion për të mos marrë pjesë,” tha ai.

Lidhur me përplasjen Basha-Berisha për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, analisti thotë se duhet parë se si do të shkojë procesi i mbledhjes së firmave. Alibali thekson se pa mundur Berishën, Basha nuk mund dot Ramën.

“Duhet të shikohet si do shkohet me firma. Të gjithë ata që thonë se në këtë proces do e nxjerrim partinë më të bashkuar, është demagogji. Basha po bën përpjekje. Duhet të ketë një gjë parasysh, pa mundur Berishën, nuk mund dot Edi Ramën,” deklaroi ai.

/m.j

Next Post
Vizita në Prishtinë, Rama pritet edhe nga Pacolli, ja kush e shoqëron në takim

Vizita në Prishtinë, Rama pritet edhe nga Pacolli, ja kush e shoqëron në takim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Adresa në Tiranë

Adresa në Tiranë

August 27, 2026
Revista braziliane zbulon një prej thesareve të fshehura nën malet e Shqipërisë

Revista braziliane zbulon një prej thesareve të fshehura nën malet e Shqipërisë

August 27, 2026
Si u përfshi Kosova në lajmet e rreme për zjarret në Serbi

Si u përfshi Kosova në lajmet e rreme për zjarret në Serbi

August 27, 2026
VIDEO/ “Bomba do shpërthejë pas 2 orësh”, alarm në disa institucione, zbardhet përmbajtja e emailit kërcënues

VIDEO/ “Bomba do shpërthejë pas 2 orësh”, alarm në disa institucione, zbardhet përmbajtja e emailit kërcënues

August 27, 2026
Dhuna ndaj Mëngjesit, reagon Dhoma e Avokatisë: Sulmi i inkurajuar nga denigrimi i figurës së avokatit

“Agasi s’ka prekur para publike”, Maks Haxhia: Duam të njihemi me dosjen e klientit tim

August 27, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Republikat e pavarura të Republikës së Shqipërisë

August 27, 2026
SPAK sekuestron mjetin luksoz të Ergys Agasit. Ishte fshehur në garazhin e një vile

SPAK sekuestron mjetin luksoz të Ergys Agasit. Ishte fshehur në garazhin e një vile

August 27, 2026
Turqia kërkon me çdo “çmim” F-35. Rekruton firmë lobimi të lidhur me Trumpin

Turqia kërkon me çdo “çmim” F-35. Rekruton firmë lobimi të lidhur me Trumpin

August 27, 2026
Korridori Blu, Karakaçi: Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

Korridori Blu, Karakaçi: Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

August 27, 2026
Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com