• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Osmani: Ligji për shqipen do jetë me flamur evropian

by Java News
27/07/2017 08:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligji për përdorimin e gjuhëve është bërë pjesë e Strategjisë Kombëtare të legjislacionit për integrim në Bashkimin Evropian. Kjo nënkupton se miratimi i tij do të bëhet sipas strategjisë së miratimit të ligjeve që janë me flamurin e BE-së dhe votohen brenda dhjetë ditëve nga inicimi i tyre në Kuvend.

Këtë për Alsat e konfirmoi zv/kryeministri i Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.“ Qeveria, me propozim të sekretariatit për çështje evropiane programin nacional për miratimin e legjislaturës evropiane në të cilën tani, prej mbrëmë bën pjesë dhe ligji për përdorimin e gjuhëve me çka krijohet mundësia ligjore dhe korniza që ky ligj të marrë flamurin evropian dhe të shkojë në procedurë që parashihet për ligjet që dalin nga ky program kombëtar”, deklaroi Bujar Osmani, zv/kryeministër për çështje evropiane.

Osmani thotë se teksti i ligjit mbetet ashtu siç është dakorduar paraprakisht nga LSDM-ja dhe partitë shqiptare të koalicionit dhe pritet që të kalojë në seancat e ardhshme të Qeverisë dhe më vonë në Kuvend. Për këtë dhe reforma të tjera që janë në shërbim të procesit të integrimeve, Osmani nuk pret pengesa nga opozita.

“Mendoj që Parlamenti do të gjejë mundësinë për të realizuar këto reforma. Ajo çfarë ne duam të bëjmë është t’i ndajmë reformat që kanë të bëjnë me integrimin në nivel mbi-etnik dhe mbi-partiak. Të arrijmë marrëveshje qeveri-opozitë, por edhe komuniteti shqiptar me komunitet maqedonas që për çështjen e integrimit dhe të reformave do të arrijmë konsensus dhe do të jemi në një zë.

Do të mund të debatojmë për temat tjera në Kuvend, do të mund të bllokohemi mes vete për temat tjera, por jo edhe për çështjet e integrimit”, shtoi Osmani.Reformat e tre mujorit të parë, sipas tij, kryesisht nuk kërkojnë shumë ndryshime ligjore për shkak të periudhës së shkurtër kohore dhe zgjedhjeve të parapara lokale. (b.an)

Next Post
Kriza e re në Ballkan dhe parashikimi për ‘Shqipërinë e Madhe’

Kriza e re në Ballkan dhe parashikimi për 'Shqipërinë e Madhe'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Deputetët kanë mendime, por vendimi është politik”, Balla ju kujton Rregulloren Braçes e Sinajt për Territorialen: Kurrë Shqipëria s’ka qenë kaq pranë BE-së

“Deputetët kanë mendime, por vendimi është politik”, Balla ju kujton Rregulloren Braçes e Sinajt për Territorialen: Kurrë Shqipëria s’ka qenë kaq pranë BE-së

October 5, 2026
Peleshi pret delegacionin e Kongresit Amerikan: Të fuqizojmë partneritetin strategjik Shqipëri-SHBA, ekonomik dhe të biznesit!

Peleshi pret delegacionin e Kongresit Amerikan: Të fuqizojmë partneritetin strategjik Shqipëri-SHBA, ekonomik dhe të biznesit!

October 5, 2026
Zbulohet analiza teknike e UEFA-s, pse fati u tregua i pamëshirshëm me Shqipërinë dhe shpërbleu Kosovën!

Zbulohet analiza teknike e UEFA-s, pse fati u tregua i pamëshirshëm me Shqipërinë dhe shpërbleu Kosovën!

October 5, 2026
Shifrat dramatike në SHBA, mbi 8 mijë përdhunime në universitete gjatë vitit 2024

Shifrat dramatike në SHBA, mbi 8 mijë përdhunime në universitete gjatë vitit 2024

October 5, 2026
Rrëfehet William, tregon dhuratën më të shëmtuar që i ka bërë Kate

Edhe në Pallatin Mbretëror ka punë shtëpie: Ja si ndahen detyrat mes Kate dhe William

October 5, 2026
Shkrimtari spanjoll: Nuk na duhen liderë karizmatikë, por ligje që zgjidhin problemet

Shkrimtari spanjoll: Nuk na duhen liderë karizmatikë, por ligje që zgjidhin problemet

October 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi për nesër, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

October 5, 2026
“Bie fasada, del sistemi!”- Tabaku pas raportimeve për kreun SHISH dhe ish-kreun e Policisë: Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë

“Ekzekutivi në konflikt interesi”- Tabaku: Qeveria po i pret krahët SPAK-ut me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

October 5, 2026
Harrojini telekomandat! Këto janë objektet më të pista që prekni në dhomën e hotelit

Harrojini telekomandat! Këto janë objektet më të pista që prekni në dhomën e hotelit

October 5, 2026
Lër gjurmën tënde në Piramida Fest… përtej asaj që di!

Lër gjurmën tënde në Piramida Fest… përtej asaj që di!

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com