• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Opozita serbe kërkon anulimin e zgjedhjeve në Beograd

by A R
18/12/2023 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” pretendoi se Partia Progresive Serbe (SNS) ka marrë 21.000 vota më shumë se lista e tyre në zgjedhjet në Beograd.

“Duke pasur parasysh se më shumë se 40.000 persona pa vendbanim të ligjshëm u sollën në Beograd në mënyrë të organizuar për të mbështetur listën e SNS-së, e cila ndryshoi në mënyrë drastike vullnetin elektoral të qytetarëve të Beogradit, ne kërkojmë anulimin e zgjedhjeve në qytetin e Beogradit dhe përsëritja e votimit për Kuvendin Komunal”, tha koalicioni.

Nga ky koalicion po ashtu kërkuan “pastrimin e listës zgjedhore”. Më herët, SNS hodhi poshtë akuzat se ka ndikuar në vullnetin e qytetarëve gjatë zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

Presidenti i SNS-së, Millosh Vuçeviç, deklaroi se është “i sigurt” se lista e tij ka fituar në kryeqytetin serb, Beograd, dhe se ai beson se Alleksandar Shapiç, do të jetë “kryetari i ri apo i vjetër” i qytetit.

Serbia ka mbajtur të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore. Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare ishte 57.65%. Sipas Komisionit Republikan Zgjedhor deri më tani janë numëruar votat për zgjedhjet parlamentare në pothuajse 35 qendra të votimit.

Sipas rezultateve paraprake, lista zgjedhore “Aleksandar Vuçiç– Serbia nuk guxon të ndalet”, ka fituar 50.42% të votave në zgjedhjet parlamentare, ndërkaq lista “Serbia kundër dhunës” ka fituar 19.25 për qind. E treta është lista “Ivica Daçiç – kryeministër i Serbisë” me 7.19% të votave.

Në vendin e katërt është lista “Shpresë për Serbinë” me 4.45% të votave, pasuar nga “Ne – Zëri i popullit” me 4.06%.

Ndërkaq, “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, sipas rezultateve preliminare, ka fituar 0.79% të votave. Kjo listë pritet të fitojë një ulëse në Parlamentin serb.

Në këto zgjedhje, banorët serbë të Kosovës kanë udhëtuar drejt Serbisë për të votuar. Kjo pasi votimet nuk janë lejuar të mbahen në territorin e Kosovës, krahasuar me vitet më parë.

Ata kanë mundur të votojnë në katër qytete në jug të Serbisë – në Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin.

Qeveria e Kosovës kishte kërkuar që shteti i Serbisë t’i bëjë kërkesë të drejtpërdrejtë për mbajtje të zgjedhjeve, por Beogradi zyrtar nuk ka vepruar ashtu, meqë nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.

Zgjedhjet e fundit parlamentare, që Serbia i ka organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë, kanë qenë ato të 21 qershorit 2020.

Ato zgjedhje janë mbajtur sipas një praktike të mëhershme, ku misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) i ka grumbulluar votat. Ato vota, më pas, janë numëruar në Rashkë dhe Vranjë, dy qytete kufitare të Serbisë.

Zgjedhjet e 17 dhjetorit ishin të pestat të organizuara në Serbi prej vitit 2012, dhe janë mbajtur vetëm 18 muaj pas organizimit të procesit të fundit zgjedhor.

Zgjedhjet janë nxitur prej zemërimit në rritje të publikut për të shtënat masive të këtij viti dhe kërkesës së vazhdueshme të opozitës për proces të ri zgjedhor.

Dy sulmet me të shtëna masive të majit maj, që kanë lënë të vdekur 18 persona, përfshirë nëntë nxënës dhe adoleshentë, kanë rezultuar me protesta në rrugë me javë të tëra.

/a.r

Next Post
Nëntori i mirë dhe i keq i shqiptarëve

Java që pritet të përmbysë karrierën e Sali Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seanca e Metës në GJKKO, 134 emra nga mbrojtja në pritje të vendimit për të dëshmuar

“Përgjigjen e mora kur pashë Kuvendin”- Seanca në GJKKO, ish-presidenti Meta tregon çfarë ndodhi: U shfaq një prokuror që s’ka lidhje me çështjen, lexoi…

October 22, 2026
‘Fytyra’ tjetër e Kuvendit/ Nga teoritë konspirative në TikTok, te dhunimi i Ramës në 97-ën, ja çfarë shikonte Berisha në iPad gjatë kaosit në sallë? (VIDEO)

‘Fytyra’ tjetër e Kuvendit/ Nga teoritë konspirative në TikTok, te dhunimi i Ramës në 97-ën, ja çfarë shikonte Berisha në iPad gjatë kaosit në sallë? (VIDEO)

October 22, 2026
Paradoksi që po ‘trondit’ Brazilin: Pse të varfrit po braktisin Lulën dhe po mbështesin Bolsonaro-n?

Paradoksi që po ‘trondit’ Brazilin: Pse të varfrit po braktisin Lulën dhe po mbështesin Bolsonaro-n?

October 22, 2026
Protestat në Francë, Macron: Dhuna nuk ka vend në demokracinë tonë

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen në ditët në vijim

October 22, 2026
LIVE! Kaos dhe përplasje në Kuvend, deputetët e PD hedhin shishe uji e sende drejt Peleshit dhe Ballës

EMRAT/ “Vaterloja” e sotme në Kuvend, PS me ‘dorë të hekurt’, kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së: Na kanë fyer dhe sulmuar fizikisht

October 22, 2026
Franca nuk gjen qetësi, pas protestave edhe katastrofa natyrore! Stuhia Adam shkakton përmbytje vdekjeprurëse, dëme të konsiderueshme

Franca nuk gjen qetësi, pas protestave edhe katastrofa natyrore! Stuhia Adam shkakton përmbytje vdekjeprurëse, dëme të konsiderueshme

October 22, 2026
Parlamenti Evropian i kërkon BE-së të klasifikojë rebelët Huthi si grup terrorist

Parlamenti Evropian i kërkon BE-së të klasifikojë rebelët Huthi si grup terrorist

October 22, 2026
E rëndë në Korçë, një person humb jetën në një gurore

Alarm global për sigurinë kibernetike, Inteligjenca Artificiale zbuloi dobësitë e sistemit, masa të forta edhe në Shqipëri

October 22, 2026
Pa debat dhe mes tensioneve politike dhe përplasjes së deputetëve, Kuvendi miraton shtatë akte me 76 vota!

Pa debat dhe mes tensioneve politike dhe përplasjes së deputetëve, Kuvendi miraton shtatë akte me 76 vota!

October 22, 2026
Vlora pa ujë, avari në rrjetin kryesor të furnizimit, po punohet për riparimin e defektit

Vlora pa ujë, avari në rrjetin kryesor të furnizimit, po punohet për riparimin e defektit

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In