• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Opozita: Kosova s’duhet të dialogojë të martën me Serbinë

by Java News
23/01/2017 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rifillimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pritet të sjellë ndryshim në përbërjet e delegacioneve të të dyja palëve.

Përveç, kryeministrit Isa Mustafa që do të marrë pjesë në takimin që pritet të mbahet të martën në Bruksel, Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se pjesë e delegacionit të Prishtinës, do të jetë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi.

“Kryeministri Mustafa është në koordinim të vazhdueshëm me presidentin Thaçi për pjesëmarrjen në takimet e radhës në Bruksel”, tha Abrashi për Koha.net.

Por, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, nuk ka mundur ta konfirmojë nëse takimi i së martës do të ndodhë apo jo.

“Siç e dini, Mogherini e ka lajmëruar një takim të mundshëm mes kryeministrave, ka pasur konsultime intensive, mirëpo deri në këtë moment, nuk mund ta konfirmoj që takimi të ndodhë apo jo, ky takim ka për qëllim relaksimin e situatës pas tensioneve të javëve dhe muajve të fundit mes të dyja shteteve”, i ka thënë KTV-së Murtezaj.

Kohavisioni ka insistuar të marrë edhe qëndrimin e Presidencës së Kosovës, por kontakti me ta ka qenë i pamundur. Nga ana tjetër, pala serbe nëpërmjet kryeministrit Aleksander Vuçiç konfirmoi se ky takim do të mbahet të martën, ku përkrah tij do të jetë edhe presidenti Tomisllav Nikoliç.

“Të martën në mbrëmje do të vazhdojmë dialogun në Bruksel me Prishtinën, me mbështetjen e përfaqësueses së BE-së Federiga Mogherini. Serbia do të jetë e përfaqësuar në nivel të lartë, ku do të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliç, ndërsa unë si kryeministër i Qeverisë.

Mendoj që edhe shqiptarët do t’i sjellin përfaqësuesit e tyre më të lartë të shtetit. Shpresoj se do të ketë mjaftueshëm mirëkuptim që të mos dërgohen më armë në zonat e banuzra me serbë për të treguar muskujt.

Ajo që është më e rëndësishmja për Serbinë është shmangia e konflikteve dhe provokimeve”.Për “Vetëvendosjen”, dialogu me Serbinë nuk ka asnjë arsye të vazhdojë.Ndërsa, AAK-ja konsideron se mbajtja e këtij takimi është miratim i ndalesës së Ramush Haradinajt në Francë.

Pasi u ndalua hyrja e trenit ilegal serb në Kosovë, shefja për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Federiga Mogherini, si ndërmjetësuese e dialogut, ftoi në një takim krerët e dy qeverive. (b.an)

Next Post
Conte dhe gjithë Chelsea luten për Ryan Mason

Conte dhe gjithë Chelsea luten për Ryan Mason

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekzistenca e SPAK në dyshim pas mandatit 9-vjeçar? Ministri i Drejtësisë: Do të presim rezultatet

85 vota dhe një zhgënjim i madh për oborrin opozitar

October 9, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Sa Maricarmen ka sot në Shqipëri?

October 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një reformë për territorin politik më shumë sesa reformë territoriale

October 9, 2026
Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

October 9, 2026
Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

October 9, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

“Braçe zinte kokën me grushte. Heronjtë ikin, nafaka mbetet”/ Satira e Gjekmarkajt për Territorialen: Bela po i linte në suspancë…

October 9, 2026

Kriza për naftën, pse çmimi i karburantit po shkon në rekorde historike?

October 9, 2026
Zgjerimi, BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë!

Mbyllja e “Kapitullit 20”, konfirmohet 13 tetori për Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE! I pranishëm do jetë edhe Rama

October 9, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

“PROTESTA – Shënimet e një gazetari”

October 9, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Sali, Shqipëria do të bëhet!

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com