• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

OKB: Në Jemen janë të rekrutuar 1476 fëmijë

by Java News
28/02/2017 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se në luftën e brendshme në Jemen e cila vazhdon që prej 2 vitesh janë përdorur si “luftëtarë” 1.476 fëmijë si dhe 1.490 fëmijë të tjera kanë humbur jetën në konflikte. Zëdhënësja e Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, Ravina Shamdasani, në një konferencë për shtyp të mbajtur në zyrën e OKB-së në Gjenevë, transmeton AA, ka theksuar se kanë marrë denoncime të panumërta se komitetet popullore të lidhura me Husitë në Jemen kanë përdorur shumë fëmijë në konfliktet e armatosura.

Duke vënë në dukje se kanë marrë informacione të reja që javën e kaluar fëmijët janë marrë ushtarë jashtë dëshirës së familjeve të tyre, Shamdasani tha se fëmijët përfshihen në luftë pasi mashtrohen nga premtimet për shumat monetare ose nga ai i statusit social.

Shamdasani, ndër të tjera ka njoftuar se OKB-ja ka konfirmuar se që nga fillimi i luftës në mars 2015 e deri më 31 janar 2017 në konflikte janë përdorur si ushtarë 1.476 fëmijë.

Më tej ajo ka shtuar se dyshojnë që shifrat në fjalë mund të jenë edhe më larta, duke tërhequr vëmendjen se familjet nuk flasin pasi kanë frikë nga ndonjë hakmarrje.

 

Duke paralajmëruar se dërgimi në konflikte i fëmijëve nën moshën 15-vjeçare mund të përbëjë krim lufte, Shamdasani është shprehur se “Iu rikujtojmë të gjitha palëve se marrja ushtar e fëmijëve për tu përdorur në konfliktet e armatosura është e ndaluar kategorikisht nga ligji i të drejtave të njeriut. Kërkojmë gjithashtu që këto fëmijë të lirohen menjëherë.”

Gjithashtu edhe zëdhënësi i UNICEF-it, Christophe Boulierac në një deklaratë ka theksuar se në Jemen që nga fillimi i luftës e deri tani kanë humbur jetën 1.490 fëmijë si dhe miliona fëmijë të tjerë ndodhen nën kërcënimin e urisë.

Sipas të dhënave të OKB-së për shkak të luftës së brendshme në Jemen nga periudha mars 2015-shkurt 2017 kanë humbur jetën 4.667 civilë si dhe janë plagosur 8.180 të tjerë, citohet Koha. (b.an)

Next Post
“Më mori malli Flor…” Letra emocionuese e Ermal Mamaqit në datëlindjen e Dr.Florit

"Më mori malli Flor..." Letra emocionuese e Ermal Mamaqit në datëlindjen e Dr.Florit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

October 3, 2026
Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

October 3, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Opozita e Taiwanit…

October 3, 2026
Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

October 3, 2026
Kush duhet të turpërohet?

Kush duhet të turpërohet?

October 3, 2026
Kreshnik Spahiu komenton reagimin e Eli Farës pas publikimit të videove intime: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

Kreshnik Spahiu komenton reagimin e Eli Farës pas publikimit të videove intime: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

October 3, 2026
Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

October 3, 2026
“Ta bëjmë Serbinë sërish të madhe”/ Mesazhe provokuese në Beograd, kopjojnë sloganin e Trump

A do të sjellin gjë zgjedhjet për popullin serb?

October 3, 2026
Paketa e re për fëmijët pa kujdes prindëror, 200 familje kujdestare në gjithë vendin dhe pagesë mujore për të miturit

Paketa e re për fëmijët pa kujdes prindëror, 200 familje kujdestare në gjithë vendin dhe pagesë mujore për të miturit

October 3, 2026
Arabia Saudite përgatit goditjen ndaj Huthëve, zbardhen dy skenarët e sulmit dhe plani për mobilizimin e mbi 100 mijë trupave

Arabia Saudite përgatit goditjen ndaj Huthëve, zbardhen dy skenarët e sulmit dhe plani për mobilizimin e mbi 100 mijë trupave

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com