• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Obama flet seriozisht me evropianët

by Aalison Pearse Stevens
26/04/2016 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishte një takim i planifikuar brenda një kohe të shkurtër, të cilin e mundësonte një rast i volitshëm: Presidenti i SHBA ishte mysafir në Hannover, qyteti i siguruar nga mijëra policë dhe me të edhe kështjella Herrenhausen, një vend i përshtatshëm për bisedime politike. Kjo krijoi mundësinë që kryeministri britanik David Cameron, Presidenti i Francës, François Hollande dhe kryeministri italian, Matteo Renzi, të marrin rrugën e shkurtër nga Londra, Parisi dhe Roma për t’u ulur në Hannover në një tryezë me Barack Obaman dhe Angela Merkelin. Një shkëmbim mendimesh, zyrtarisht më tepër nuk do të ishte. Jo mini-samit, dhe as takim i G-5. Një konferencë shtypi nuk qe planifikuar, vetëm fotografi dhe xhirime lejoheshin të bëheshin.

Apel i zjarrtë

Kjo në një kohë kur Obama kishte kaq shumë gjëra për t’u thënë kolegëve evropianë. Se çfarë kishte për të thënë konkretisht, këtë ai e la të kuptohet kur mbajti një fjalim në Panairin e Hannoverit, fjalim i cili më i qartë nuk mund të ishte. “Bota ka nevojë për një Evropë të fortë dhe të bashkuar”, tha Obama, duke e ditur që Evropa ndodhet aktualisht në një provë zjarri si asnjëherë. Por SHBA kanë nevojë për evropianët, sot më shumë se kurrë më parë. Siria, Iraku, Afganistani, Libia, Ukraina, konflikti me Rusinë – përballë numrit të madh të vatrave të krizës në botë, për SHBA do të ishte një ëndërr e keqe, sikur BE të shpërbëhej.

“Ju mund të keni besim, se aleati dhe miku juaj më i madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të jenë në krahun tuaj. Sup më sup, tani dhe përgjithmonë”, tha Presidenti i SHBA në fjalën e tij. Evropa luan një rol vendimtar në botë, theksoi mysafiri nga SHBA. “Evropa kontribuon që normat dhe rregullat, me të cilat krijohet paqja të ruhen në të gjithë botën.” Për shembull, pa bashkëpunimin e ngushtë midis Evropës dhe SHBA nuk do të kishte qenë e mundur Marrëveshja Atomike me Iranin dhe Marrëveshja e Klimës e Parisit.

Merkel dhe Obama në Panairin e HannoveritMerkel dhe Obama në Panairin e Hannoverit

Më shumë para për mbrojtjen

Midis të tjerash nuk duhet të lejohet që të hiqen kufijë të rinj. “Jo me dhunë ushtarake”, tha Obama duke pasur parasysh Ukrainën. “Madhështia e vërtetë nuk tregohet duke i kërcënuar fqinjët”, ishte mesazhi drejtuar Rusisë. Presidenti i SHBA kërkoi nga evropianët edhe mbështetje në luftën kundër Shtetit Islamik, për Obaman aktualisht “sfida më e madhe” në botë.

Presidenti i SHBA shpalli në Hannover dërgimin e 250 ushtarëve të tjerë në luftë kundër milicëve terroristë të IS. Ata do të mbështesin grupe në Siri, por nuk do të luftojnë vetë në front. Edhe përsa i përket NATO-s, Obama kërkoi që çdo vend të japë kontributin e plotë prej dy përqind të Produktit Kombëtar Bruto.

Kërkesa, që Obama i kishte formuluar që në bisedë me Angela Merkelin të dielën. Kancelarja i duket atij nga të gjithë evropianët më e përshtatshmja për ta mbajtur të bashkuar Unionin. “Udhëheqja e saj me dorë të qetë – ne mund të mësojmë prej saj, si mund të drejtosh, si mund të drejtosh me duar”, tha Obama. “Unë nuk e di si e quani këtë këtu, kur ajo i mbledh duart kështu. Thurrjen Merkel, më duket.”

Pas takimit me Obaman, Cameronin, Hollande dhe Renzin, me lutjen e medieve Kancelarja u tregua e gatshme për një deklaratë. Në bazë të saj, në qendër të raundit të bisedimeve, që sipas Merkelit zhvillohet shpesh në këtë përbërje, qenë krizat në politikën botërore. Bëhet fjalë që të diskutohen probleme në politikën e jashtme dhe të koordinohen aksionet. “Çështjet më urgjente të agjendës politike të sigurisë ne duam t’i diskutojmë në dakordim të ngushtë transatlantik”, tha Kancelarja dhe shtoi se kjo është në drejtimin “e apelit të sotëm të Presidentit amerikan”.

Konkretisht pesë kryetarët e shteteve dhe të qeverive krahas gjendjes në Siri dhe në Irak u morën edhe me tematikën e refugjatëve. Luftimi i shkaqeve të arratisë është i rëndësishëm, marrëveshja me Turqinë duhet zbatuar. “SHBA janë të gatshme që, po qe nevoja, të marrin përgjegjësi në itinerarin e migrimit nga Libia në Itali”, tha Kancelarja. Por misioni i BE, “Sophia” në luftë kundër kriminalitetit të trafikantëve para bregdetit libian megjithatë punon “shumë mirë”, tha Merkel.

DW

Next Post

Sulmet e Parisit, shpërthimi i kamikazit në restorant (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In