• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

O opozitarë zullumqarë, mbi gjithçka është Shqipëria

by Artur Ajazi
12/05/2023 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Arrestimi ligjor i Fredi Bejlerit ( 100 per qind shqiptarit dhe jo grekut) dhe prerja e fletë-arrestit nga Prokuroria lidhur me akuzat ndaj tij, mbeten veprime që duhen përgëzuar të një drejtësie të re. Ky “birbo”, që ka vite që lufton hapur kundër interesave të Shqipërisë, i akuzuar për masakrën e Peshkëpisë, i padëshirueshëm për çdo shqiptar dhe himariot pasi vjell vrerin e zi për Shqipërinë duke bërë hapur nxirjen e imazhit të vendit, meritonte me kohë arrestimin.

Ndaj tij, tashmë ka denoncime nga organet kompetente dhe parti politike në SPAK, apo dhe Prokurorinë e Vlorës, duke e akuzuar për “blerje votash, korrupsion aktiv elektoral, shkelje të Kushtetutës”, etj.. “Grekun” Fredi Bejleri, e kandidoi në Himarë Sali Berisha, ndër “nacionalistët dhe patriotët më të zjarrtë të kombit”, njeriu që deri dje shitej si “mbrojtësi i detit, ajrit dhe trojeve etnike”. Si mund të kandidosh për koalicionin tënd, një antishqiptar të deklaruar, një mediokërr biologjik, që nuk artikulon mirë as shqipen dhe as greqishten, dhe që ka bërë fushatë me teorinë e “helenizimit të Himarës”.

Ajo që Berisha i ka bërë interesave të vendit për 32 vjet, po rëndon akoma edhe sot e kësaj dite në rritjen e trysnisë  së qarqeve shoviniste ndaj Shqipërisë. Ende  pa mbërritur në ambientet e policisë së Vlorës, në ndihmë të Fredi Bejlerit, këtij mercenari mjeran, dolën Dule, Ministria e Jashtme e Greqisë, dhe ambasadorja e vendit fqinje. Madje duke udhëzuar Ambasadoren e saj në Tiranë, “të takonte urgjentisht ministren e Jashtme Xhaçka”. Një situatë përtej anormales për dy vende anëtare të NATO-s, fqinje, dhe aq më tepër kur marrëdhëniet tona janë në fazën e tyre më të mirë.

Edi Rama, me deklaratat e tij, tregoi edhe njëherë stadin dhe formimin e tij prej intelektuali dhe politikani të sprovuar, tregoi sërish se mbi gjithçka, ka interesat e Shqipërisë, dhe jo të një mercenari. Duke dënuar deklaratat e një mjerani që përpiqet diku në periferi të ndërsejë dhe ringjallë historitë e vjetra me “helenizim të Shqipërisë” apo dhe të Himarës, Edi Rama u tregoi grekëve dhe veçanarisht Berishës dhe “koalicionit BF” se, ky vend ka zot, se ky vend ka qeveri dinjitoze, se ky vend është Shqipëri dhe jo plaçkë që shitet dhe blihet.

Edi Rama u tregoi zullumqarëve që kandiduan antishqiptarin Fredi Bejlerin në Himarë, dhe që  u turrën ta mbronin edhe pas arrestimit nga policia se, “në Shqipëri funksionon shteti ligjor, funksionon drejtësia, dhe se askush nuk mund të dalë mbi interesat e këtij vendi”. Duke menduar vetëm pushtetin dhe aspak interesat e vendit, kjo opozitë e panjohur si brënda dhe jashtë vendit, e padëshiruar, e pafuqishme dhe e pamotivuar për asgjë ndaj interesave të shqiptarëve, është gati të shesë troje, dete, dhe gjithçka tjetër shqiptare, vetëm të marrë ndonjë bashki.

Vota e 14 Majit do ti rrënojë përfundimisht skalionet e vjetra të antishqiptarizmit, kurse fitorja e madhe e PS dhe Edi Ramës, do të shpjerë në degradim total gjithë strukturën politike të një opozite pa kokë.

Next Post
Helenizimi i Himarës, Berisha mbron Belerin: Ai s’ka gjë në dorë që të ndryshojë historinë

Helenizimi i Himarës, Berisha mbron Belerin: Ai s'ka gjë në dorë që të ndryshojë historinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Kur të shkon në mend të vrasësh kundërshtarin, quhesh vrasës, jo më politikan

March 3, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Editoriali Rama-Vuçiç “për qasjen realiste”, Komisioni Europian: Zgjerimi, prioritet kyç!

March 3, 2026
Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

March 3, 2026
Një vendim i diskutueshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe çështja Riley k. Kalifornisë

Skandal: Një përkthim i gabuar me pasoja të rënda në praktikën gjyqësore

March 3, 2026
Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

March 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Mars 2026

March 3, 2026
Minxhozi: Në rreshtat e dosjes si të Berishës ashtu dhe të Metës shohim një fakt goditës

Nga Bordi i Paqes në Manzë, kur shpresa kthehet në frikë

March 3, 2026
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Kur ndodhi gjëma, këta flinin

March 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike

Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike

March 3, 2026
Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In