• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Numri 71, kyçi i qeverisjes për muajt në vazhdim

by Eduard Zaloshnja
18/07/2016 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Qysh nga janari i këtij viti, 55-sa e 88-ta (sipas kësaj rradhe kronologjike), ishin numrat që i dëgjonim përditë. Bëhat fjalë për rekomandimet 55 dhe 88 të Komisionit të Venecias rreth reformës në drejtësinë shqiptare. Por qysh kur Meta kërkoi që, fill pas votimit të një reforme të dakordësuar në takimin e pritshëm Lu-Vlahutin-Rama-Basha-Meta,  të krijohet një qeveri teknike, numri 71 është bërë numri më i përhapur në faqet e gazetave shqiptare (në internet e në letër).

71-shi është numri magjik i votave në Kuvend, që mund të mbajë në këmbë qeverinë Rama, ose që mund të krijojë një qeveri teknike me një kryeministër tjetër.

Rama s’ka gjasa që të pranojë t’ia lërë zyrën e tij dikujt tjetër, dhe do të përpiqet (si në takimin e sipërpërmendur, ashtu edhe në Kuvend) që ta mbrojë vazhdimin e qeverisjes prej tij deri në zgjedhjet e rradhës (të kohshme apo të parakohshme qofshin). Një mundësi për ta arritur këtë gjë, është ajo e shkarkimit të ministrave të LSI-së dhe e miratimit me 71 vota në Kuvend të ministrave zëvendësues.

Por a e arrin dot Rama numrin magjik 71? PS-ja dhe dy particckat aleate të saj kishin vetëm 66 deputetë në fillim të kësaj legjislature, ndërkohë që disa deputetë, si Ben Blushi, Mimoza Hafizi, Vladimir Kosta, Tom Doshi, Vangjel Dule, Mirela Furracaku, Eduard Ndocaj, Armando Prenga, dhe deputetja vlonjate e Koço Kokëdhimës, janë distancuar hapur nga Rama. Duke presupozuar se Rama do t’i bindë të gjithë këta “disidentë” të votojnë për ministrat e rinj (presupozim i fortë ky), i duhen edhe 5 vota për të arritur numrin magjik 71. Pra, i duhen 5 votat e PDIU-së. Edhe këtu të paktën një votë nuk është e sigurtë (Dashamir Tahiri i PDIU-së është praktikisht anëtar i grupit parlamentar të PD-së).

Një mundësi tjetër për të ndëjtur në zyrën e tij, Ramës ia jep neni 104 i kushtetusës, i cili i mundëson kryministrit kërkimin e votëbesimit në Kuvend. Në qoftë se ai nuk votëbesohet nga 71 deputetë, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme në shtator, i qeverisur deri atëherë nga qeveria Rama.

Por të dyja mundësitë e mësipërme të Ramës i vë në rrezik neni 105 i kushtetutës. Nëse 28 deputetë paraqesin në Kuvend një mocion mosbesimi ndaj Ramës, qoftë edhe disa minuta para se ky i fundit të ketë paraqitur një mocion besimi, mocioni i mosbesimit votohet i pari. Dhe në qoftë se ai mocion merr 71 vota në Kuvend, në zyrën e Ramës shkon automatikisht kandidati i propozuar nga mocionistët për zëvendësimin e tij.

Me pak fjalë 71-shi është numri magjik…

Sipas Spartak Ngjelës, numri vërtetë magjik është 200-ta. Ai ka parashikuar se 200 mijë shqiptarë do të rrethojnë Kuvendin më 21 korrik, duke i detyruar deputetët e Berishës dhe Metës që ta votojnë “si Çeçua” reformën euroamerikane dhe që ta qepin gojën deri në zgjedhjet e rradhës. Por parashikime të tilla donkishoteske nuk kanë gjasa të materializohen. Shqiptarët i kanë mbushur sheshet në përmasa të tilla vetëm më 1990 (kur dyqanet e ushqimeve ishin bosh) dhe më 1997 (kur skemat piramidale ua vodhën të gjitha kursimet e siguruara me gjak e djersë)…

Next Post

Fleckenstein: Mbështesim diskutimet mbi propozimin e Nuland

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

September 28, 2026
Pas arrestimit të ish-kreut të SHISH, presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Pas arrestimit të ish-kreut të SHISH, presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

September 28, 2026
Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com