• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fleckenstein: Mbështesim diskutimet mbi propozimin e Nuland

by Aalison Pearse Stevens
18/07/2016 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eurodeputeti Knut Flesckenstein ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka informuar për përpjekjet intensive të ditës së sotme për miratimin e Reformës në Drejtësi.

Fleckenstein tha se sot u takua me Ramën, Metën e Bashën dhe mbështet përpjekjet e kryeparlamentarit për arritjen e konsensusit.

Ai shtoi se mbështet edhe diskutimet mbi propozimin hibrid, bërë nga Victoria Nuland gjatë vizitës në Shqipëri.

Fleckentein shprehu besimin se Reforma do të miratohet nga parlamenti në seancën e së enjtes.

Konferenca e plotë për mediat e Knut Fleckenstein:
“Tashmë ka mbetur vetëm një çështje e vogël. Kemi theksuar sesa e rëndësishme është pjesëmarrja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në këtë proces. Më lejoni që të bëj edhe një koment personal se pse në Bruksel është rënë dakord me propozimin e PD me mekanizimin 6+6. Dhe ata na thanë që do të jetë për arsye të ndërkombëtarëve që të themi se ata që janë të këqij do të kenë dalë nga sistemi në momentin kur komisioni të ketë marrë vendimet e fundit. Unë sot kam folur me ambasadorët në Shqipëri, Romana Vlahutin, ambasadorin Lu, jam takuar me kryeministrin, kryetarin e kuvendit dhe kryetarin e opozitës. Ne mbështesim plotësisht dhe tërësisht kryetarin e Kuvendit në përpjekjet e tij të fundit për konsensus. PD ka një problem me atë sesi do të jetë i përfshirë në procesin e vettingut ONM. Unë nuk jam jurist. Për ta, pjesëmarrja e ndërkombëtarëve nuk është në pikëpyetje, është çështja sesi. Dhe kjo duhet të jetë në përputhje me Komisionin e Venecias. Propozimi që kemi në tryezë është i pranueshëm për pjesën më të madhe të parlamentit. Pranohet edhe nga misioni i BE dhe ambasada e SHBA në Shqipëri, DASH, në Bruksel, KE dhe PE si dhe për zonjën Merkel e krerët e shumë shteteve anëtare të BE.

Nëse politikanët nuk bien dakord me njëri-tjetrin, duhen pyetur qytetarët. Pash sot disa përfaqësues të shoqërisë civile që qëndronin para Kuvendit, duke i kërkuar deputetëve të Kuvendit që të votojnë pro. Dhe unë kam shumë simpati për këta. Mendoj se do ishte ide e mirë që edhe Këshilli i Integrimit të jepte fjalën e vet para të mblidhet Kuvendi.

I kemi diskutuar çështjet e reformës me të gjitha grupet politike në Shqipëri. I kemi diskutuar me shumë ekspertë evropianë dhe të SHBA-ve e mendoj se tashmë ka ardhur koha për të vendosur. Nuk bëhet fjalë vetëm për ndryshim ligji. Dhe natyrisht do të thosha që për Shqipërinë do të ishte i rëndësishëm se nëse zbatimi i reformës do të bëhej siç duhej, ndryshimi do të ishte i madh. Ky ndryshim shpresoj të ndodhë ditën e enjte.

Në Shkodër iu thash studentëve se pak javësh ata do të kishin mundësi të shikonin se kush e qeveris vendin e tyre. Shpresoj që ata të jenë krenar ditën e enjte që këtë e bën Parlamenti i Shqipërisë”.

Z.Fleckenstein, çfarë garancish morët sot nga takimet me Ramën, Metën dhe Bashën? Si e shihni deklaratën e z.Meta, votojmë reformën e më pas qeveri teknike e zgjedhje?
Nuk mora asnjë garanci sot. Përshtypja që mu krijua është se ka vullnet të mirë, për të gjetur një kompromis të minutës së fundit për të gjetur zgjidhje për këtë çështje të vogël. Do ta shikojmë ditën e enjte këtë. E dëgjova me kujdes z.Meta dhe vlerësoj shumë dëshirën e tij që të gjendet një kompromis i minutës së fundit. Në Gjermani gjërat funksionojnë ndryshe, kush nuk është i kënaqur me qeverinë ata largohen dhe vendi shkon në zgjedhje. Në fakt, gjëja më e mirë është të pyesni z.Meta, pasi me sa kuptova unë ai është i gatshëm të ndihmojë këtë proces.

Kryetari i Kuvendit foli dje edhe për destabilitet. Këmbëngulja juaj për të kaluar reformën, është një frikë e Brukselit nga rreziku i destabilitetit? Çfarë ju shqetëson konkretisht nga propozimi i PD?
Kjo ka qenë një kërkesë e PD. Dhe tani pyetja është si do të bëhet kjo gjë në procesin e zbatimit. Ne presim  të shikojmë rezultate në datën 21 korrik. Elmar Brok, kryetari i Komisionit të Jashtëm në PE, na ka kërkuar që të shkojmë në Bruksel nesër në një mbledhjen të jashtëzakonshme, 2-3 ditë para votimit të reformës në drejtësi, për të parë se si është situata. Për pyetjen e parë është e vështirë për mua ta gjykoj. Të mos votosh reformën në drejtësi, është një stabilitet që mua nuk më pëlqen. Ky është një stabilitet që mbështet korrupsionin dhe elementët që ne duam t’i shmangim. Në fakt, mesazhi përsa i përket Brukselit është tejet i qartë: jepeni tani, bëni përpjekjet e fundit për të arritur diçka, votoni ditën e enjte dhe çdo deputet i Kuvendit shqiptar të ndjekë ndërgjegjen e vet.

A keni përshtypjen se politikanët shqiptarë e kanë të qartë se çdo të thotë të mos e votojnë reformën?
Mendoj se është e qartë për ta. Ne kurrë nuk i kemi lënë gjërat të paqarta. Por tani ata do të duhet të tregojnë se çfarë mendojnë ata, cila është përgjigja e duhur për këtë çështje. Unë mund t’iu them një gjë, që ky proces nuk është i lehtë, apo i thjeshtë. Ky lloj procesi është bërë në mënyra të ndryshme në vendet Balltike dhe vendet Lindore të BE, edhe Shqipëria duhet të gjejë mënyrën e duhur dhe të tregojë të ecë drejt BE. Ne mund të themi që jemi të kënaqur, të pakënaqur, të zhgënjyer apo jo, por në fund të fundit ky mbetet një vendim i Kuvendit të Shqipërisë, për atë sesi e shikojnë ata të ardhmen e vendit. Ju në fakt i dini fare mirë thashethemet rreth e rrotull, por ajo që dua të shoh është, është të shoh votën e 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, sesi do të jetë ajo. Të vazhdojmë të jemi optimistë deri në momentin e fundit.

Thatë që jeni optimist. Sot ka një takim, nëse të enjten ka një votim surprizë, kundër pra, çfarë do të ndodhë në 22 Korrik?
Unë do të thosha që ky do të ishte një zhgënjim i madh. Vërtetë i madh, jo vetëm në Bruksel, por edhe në kryeqytetet e vendeve anëtare të BE. Është pak a shumë jo e sigurt, por nuk do të jetë e mundur çelja e negociatave për anëtarësim në BE. Dhe në fakt, pas pushimeve të verës, ne do të kemi biseda shumë të hapura me të gjithë ata që kanë qenë përgjegjës për këtë gjë. I uroj fat Shqipërisë.

D.I.

Next Post

MJEKËSI/ Përfundon rikonstruksioni i Poliklinikës së Specialiteteve në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com