• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk ndodhi rastësisht”, të afërmit e Novruz Cenalisë dyshime për vrasjen e policit 28-vjeçar

by A R
15/05/2024 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre të shtëna me armë në ajër, shënuan mbylljen e ceremonisë mortore të 28-vjeçarit Novruz Cenalia.

Efektivi i repartit “Shqiponja” u përcoll këtë të mërkurë për në banesën e fundit, në një ceremoni ku morën pjesë familjarë, miq e të afërm, por edhe zyrtarë të lartë, mes tyre drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Novruz Cenalia do të prehet në varrezat e fshatit Baltëz të Fierit, aty ku dhe jetonte.

Pas ceremonisë mortore, gazetarja Anila Sefa mori disa prononcime nga të afërm të efektivit të ndjerë. Të pikëlluar, të afërmit e të riut kërkojnë kapjen e autorit të ngjarjes dhe vënien e tij para drejtësisë. Për Novruzin kanë fjalët më të mira.

“…djalë pozitiv dhe sigurisht ka qenë i përkushtuar për të kryer detyrën që iu është ngarkuar. Nderimet që iu bënë nga shteti shqiptar janë shumë të plota, janë nderime që mund t’i ishin bërë një njeriu ndoshta edhe me karrierë më të gjatë në polici. Mirëpo ata kanë edhe qenë familje që kanë punuar për policinë, dhe gjithnjë kanë qenë në pozicionin që me luftuar krimin”, shprehet një i afërm.

“Besoj që policia do ta kapë (autorin), do ta çojë para drejtësisë, do marrë atë që meriton. Dhe duhet ta kryejë këtë detyrë. Edhe me një çmim shumë të lartë”, shprehet një tjetër.

E teksa vrasja e 28-vjeçarit dyshohet se erdhi si pasojë e një konflikti të çastit, mes të afërmve ka edhe nga ata që nuk e besojnë diçka të tillë…

“Ndihem shumë i pikëlluar për këtë ngjarje. Kjo ka qenë një vaki që mund t’i ndodhte gjithkujt, por e planifikuar. Jo krejt i paqenë, nuk është rastësi për mendimin tim. Besoj që është e organizuar. Nuk është rastësisht. Për një sherr makine nuk vritet njeriu”, shprehet një i afërm.

“Nipin e njohim djalë shumë të mirë, ka rënë pre e bandës. Ishalla sa më shpejt e kapin atë vrasës. Janë vrarë shumë djem të rinj, janë djem nënash. Nuk di çfarë të them më, se jemi shumë të lënduar”, shton një tjetër.

Teksa kanë kaluar 2 ditë që nga ngjarja e rëndë, autori i dyshuar i vrasjes, 23-vjeçari Azgan Mërnica, vijon të mbetet në arrati. Gazetarja Sefa thotë se kërkimet nuk janë ndalur dhe besohet ende se ai fshihet në zonën e Fierit.

Pista kryesore e policisë mbetet ajo e një konflikti të çastit. Cenalia dhe Mërnica u konfliktuan mesditën e së hënës teksa lëviznin me makinë. Shkak u bë kalimi në një prej rrugëve të ngushta të fshatit. Pasi dolën nga makinat, Mërnica nxori pistoletën që kishte me vete, duke e qëlluar me plumb në kokën efektivin 28-vjeçar. Ai ishte i veshur me uniformën e policisë, pasi po shkonte për në punë.

E gjithë ngjarja ndodhi në sytë e nënës së autorit të dyshuar të ngjarjes, e cila ndodhej në makinë me të. Ishte pikërisht kjo e fundit që rrëfeu dhe dinamikën për hetuesit. Me dhjetëra persona janë marrë e rimarrë në pyetje, më qëllim zbardhjen e kësaj vrasjeje.

23-vjeçari Azgan Mërnica vjen nga një familje me një histori të gjatë për përfshirjen në ngjarje kriminale. Sipas gazetares Sefa, babai i tij ka vuajtur dënimin me 20 vjet heqje lirie për vrasjen e kunatit. Njëri prej vëllezërve ndodhet aktualisht në burg, i dënuar me 19 vjet heqje lirie për një vrasje të ndodhur në 2019-n. Edhe vëllai tjetër vuan po ashtu dënimin me burg në Gjermani.

/a.r

Next Post
VIDEO / Kreu 12 vjedhje monopatinash në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari

VIDEO / Kreu 12 vjedhje monopatinash në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas 46 bashkive, 7 rajone?

Korrelacioni mes vendlindjes së babait dhe mënyrës së votimit në Tiranën urbane

October 29, 2026
Ndërron jetë ish-ministrja e Spanjës, e plagosur në aksidentin fatal mes dy trenave! Bilanci i viktimave arrin në 69

Ndërron jetë ish-ministrja e Spanjës, e plagosur në aksidentin fatal mes dy trenave! Bilanci i viktimave arrin në 69

October 29, 2026
Estonia forcon kufirin me Rusinë, planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve ushtarakë

Estonia forcon kufirin me Rusinë, planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve ushtarakë

October 29, 2026
KQZ-ja rrëzon akuzat e Netanyahut: Nuk ka prova për vjedhje votash nga partitë arabe

KQZ-ja rrëzon akuzat e Netanyahut: Nuk ka prova për vjedhje votash nga partitë arabe

October 29, 2026
Balla në takimin e KPSA: Shpresojmë që vendimi i Apelit për krerët e UÇK të jetë i drejtë dhe pa ndikim politik! Reforma Territoriale kalon në…

Lokalet 2027/ Balla: Nuk kemi një propozim për datën, respektojmë kompetencën e presidentit

October 29, 2026
Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

October 29, 2026
Taksat që ndryshojnë nga 1 janari 2019, ulet tatimi mbi dividentin

Paketa fiskale 2027, Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave

October 29, 2026
Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

October 29, 2026
Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

October 29, 2026
Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In