• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Nuk na duhet Panamaja

by Ardit Rada
04/04/2016 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Botimi i dokumenteve zyrtare, qofshin ato vendase dhe aq më tepër të huaja, nuk përbëjnë ndonjë risi të paktën sa i përket shqiptarëve. Ndryshe ndodh në një vend ku opozitat nuk merren me denoncime familjarësh, e ndryshe tek ne që jemi regjur me luftën e re të klasave ku politikanët ia bëjnë njëri-tjetrit radioskopinë e farefisit brez pas brezi dhe tashmë qytetari i di gjërat kryesore.

Në fakt, ‘Panama Papers’ për rastin e Shqipërisë nuk pi ujë dhe as nuk do të sjellë ndonjë ‘boom’ në politikë, shoqëri etj. Ka qenë botimi i dokumenteve dhe kabllogramëve të Wikileaks ai që i pari i mësoi botës se ç’janë korrespondencat private, roli i diplomacisë në një vend të huaj, përfshirja në spiunllëqe dhe brryla të politikanëve për njëri tjetrin e të tjera si këto.

Sikurse dokumentet që Julian Assange nisi t’ia tregojë botës mbarë, ashtu edhe ‘Panama Papers’ nuk do t’i sjellë Shqipërisë asgjë veçse englendisjen e mediave dhe të lexuesve. Ose e thënë ndryshe, një kuriozitet për të marrë vesh të vërteta të mundshme, por që do të mbeten në nivel thashethemesh e nuk do të ndryshojnë asgjë në emra të përvetshëm e tendera të dhënë.

Sot, kur i gjithë faktori ndërkombëtar po i rri Shqipërisë si xhandari mbi kokë për të përmbushur disa udhëzime, vendit tonë nuk i duhen skandalet e Panamasë sepse asnjë institucion nuk i merr seriozisht. Shqipëria më shumë se kurrë sot ka nevojë për organ akuze që heton dhe bën shembuj zyrtarë dhe biznesmenë pranë politikës.

Nuk na duhet Panamaja, por vullneti i Prokurorisë, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe spastrimi i çdo zyre të sistemit të Drejtësisë, mundësisht dhe të avokatëve e noterëve. Dhe kur të ndodh kjo, në mos e bëfshim vetë hetimin, të paktën do merren në konsideratë të dhënat e panamave!

Next Post

Videolajm/ Dy femra sherr në rrugë me kamarierin, ikën pa paguar

Comments 1

  1. Era e Malit says:
    10 years ago

    Pse do shkojme deri ne Panama per 2 kompani fantazma; kemi me qindra shoqeri offshore me aksionere shqiptare te fshehur nen emrin e shoqerive te tjera ne Zvicer, Qipro, Malte, ose sipas trendit te ri…neper parajsa fiskale aziatike…

    Reply

Leave a Reply to Era e Malit Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

“BE i ka njohur vlerat e Shqipërisë”, Çupi: Athina një avokate e Shqipërisë, meritë e kryeministrit Rama!

April 23, 2026
Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa

Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa

April 23, 2026
Rriten tensionet, Hezbollah sulmon me raketa veriun e Izraelit

“Presim dritën jeshile nga SHBA”, Izraeli: Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit

April 23, 2026
LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

Çfarë zgjidh numri magjik 100 për demokracinë shqiptare?

April 23, 2026
Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

April 23, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

April 23, 2026
“Territorialja”/ Boçi-mazhorancës: Ultimatumi i vendosur nga ju, turp!

PD dhe deputetët e Ilir Metës braktisin seancën plenare për Luçiano Boçin

April 23, 2026
Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

April 23, 2026
Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

April 23, 2026
Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In