• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

by A R
23/04/2026 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarët e qeverisë italiane kanë hedhur poshtë me forcë sugjerimet se Italia mund të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026 në vend të Iranit, në rast se ky i fundit nuk paraqitet në turne.

Debati është ndezur pas tensioneve të fundit gjeopolitike, që kanë vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e Iranit, pasi ndeshjet e fazës së grupeve janë planifikuar të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara, një nga vendet pritëse së bashku me Kanadanë dhe Meksikën.

Spekulimet u shtuan pasi Paolo Zampolli, një i dërguar amerikan për marrëdhënie globale me origjinë italiane, sugjeroi që Italia, e cila ka munguar në tre Botërorët e fundit, të zëvendësojë Iranin. Ai tha se e kishte diskutuar idenë edhe me presidentin amerikan Donald Trump dhe kreun e FIFA-s, Gianni Infantino.

Por reagimi nga Italia ka qenë i menjëhershëm dhe i prerë.

Ministri i Sportit, Andrea Abodi, e quajti idenë “të papërshtatshme”, duke theksuar se “kualifikimi fitohet në fushë”. Edhe ministri i Ekonomisë, Giancarlo Giorgetti, e cilësoi propozimin si “të turpshëm”.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe presidenti i Komitetit Olimpik Italian, Luciano Buonfiglio: Nuk besoj se është e mundur. Dhe edhe sikur të ishte, do të ndihesha i fyer. Botërori fitohet me meritë.

Edhe trajneri i njohur italian Gianni De Biasi e konsideroi skenarin të pamundur, duke theksuar se nëse Irani tërhiqet, vendi i tij duhet t’i takojë një skuadre nga e njëjta zonë kualifikuese.

Ndërkohë, nga ana e Iranit nuk ka sinjale për tërheqje. Zëdhënësja e qeverisë, Fatemeh Mohajerani, deklaroi se janë marrë të gjitha masat për pjesëmarrjen normale të ekipit në turne.

Edhe FIFA ka konfirmuar se Irani pritet të marrë pjesë. Presidenti i saj, Gianni Infantino, deklaroi së fundmi se “Irani do të vijë, pa dyshim”, duke theksuar se sporti duhet të qëndrojë jashtë politikës.

Aktualisht, nuk ka asnjë vendim për përjashtimin e Iranit. Nëse një skenar i tillë ndodh, FIFA ka të drejtën të vendosë për zëvendësuesin, ndërsa pritet që Konfederata Aziatike e Futbollit të kërkojë që vendi vakant t’i kalojë një skuadre nga Azia.

Kupa e Botës 2026 nis më 11 qershor, ndërsa Irani është planifikuar të luajë ndeshjen e parë kundër Zelandës së Re në Los Angeles më 15 qershor.

Next Post
LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

Çfarë zgjidh numri magjik 100 për demokracinë shqiptare?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In