• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

by Ylli Pata
23/04/2026 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Enver Hoxha shkroi pamfletin e testamentit të tij politik “Dy popuj Miq”, pasi Franz Josef Strauss, kreu i CSU-së bavareze dhe njeriu që Perëndimi çoi në Tiranë për të negocuar me të, i bëri të ditur diktatorit komunist se Perëndimi nuk kishte ndërmend të lëshonte pe.

I trishtuar nga sinqeriteti burrëror i kreut të Landit të Bavarisë, Enver Hoxha, i cili thënë të drejtën i kishte qëndruar Greqisë fort ndër vite, përballë edhe situatave të rënda, ju ul në gjunjë në prag të vdekjes.

Në Athinë, Hoxha kishte një ambasador mjaft të afërt, e të zotin, të cilit i ngarkoi negociatat me Andreas Papandreun, socialistin që si “Enveri ynë” kishte shpallur vëllezër Gedafin e Libisë, Jaser Arafatin, e gjithë shokët e tij arabë socialistë, që para se të këndonin Internacionalen përshëndesnin me “Selam Alekum”.

Enver Hoxha, shfrytëzoi burimet fantastike të kundërzbulimit shqiptar në Greqi, për t’i treguar Papandreut se Tirana është e gatshme të bëjë gjithçka për një hapje, që Athina ta marrë në dorë Shqipërinë që ishte në prag të kolapsit.

Burimet tona(të kundërzbulimit) në Greqi shkuan për dreq, Athina i hyri me qilizëm gjithë rrjetit të tyre të spiunëve, e Papandreu nëpërmjet Karolos Papulias u hap me Tiranën.

Një hapje që s’kishte ndodhur asnjëherë, ç’ka i dha Athinës zyrtare një kartë tjetër pas asaj filoarabe që kreu i PASOK e kisht fituar me Arafatin, Gedafin e Mubarakun.

Shkrirja e akujve që solli dashuria Hoxha-Papandreu pati efekt në publik, kryesisht në popullsi, por Deep-State i Greqis hyri e bëri qilizëm deri në Shkumbin, duke rekrutuar deri gjysmën e personelit ushtarak, burokratik dhe civil të shtetit komunist.

Në 1990, siç ka dalë tashmë në materialet e deklasfikuara, spiunazhi grek kishte marrë edhe Mallakastrën.

Në vitin 1992, kur babai i kryeministrit aktual të Greqisë vizitoi Tiranën, dinte edhe kë kishte takuar Ramiz Alia përpara tij, madje tekstin e beefing-ut e kishte marrë përpara.

Alia, që ishte informuar për vrimën e madhe në shërbimin e sigurisë, e surprizoi dhelprën e Kretës me një lëvizje tektonike 7 ballëshe. I gjendur në fund të karrierës dhe që priste një burgosje nga pasardhësit, lideri i fundit komunist, plasi çështjen çame.

Keq apo mirë, për interes apo për pikë, fakt është se me atë lëvizje, Ramiz Alia vendosi një precedent që s’e kishte bërë as Enver Hoxha në fjalimin e famshëm “Dhe atëherë do të qërohen mirë hesapet”, as Mehmet Shehu, në kërcënimet e tij të forta të fund viteve 70 kur çonte gjysmën e ushtrisë në kufirin jugor.

Ramiz Alia në harakirin e tij politik i dha Shqipërisë një casus diplomatik me Athinën për ta përdorur nga Tirana, por nga ana tjetër i çoi për dreq gjithë investimet e spiunazhit grek që më pas shëpërtheu në çdo sektor duke u dekonspiruar, sepse s’kshte rrugë tjetër.

Pas atij takimi të Micotaqisit të vjetër me Alinë, politika e tij nuk zgjati më shumë se 3 vjet. Në Maximos u kthye plaku Andrea, i cili edhe në respekt të ca lidhjeve të vjetra ndihmoi socialistët e u përplas fort me Sali Berishën.

Përplasje që e kishte nisur para zgjedhjeve Kostandin Micotaqis, me operacionet e famshme “Fshesa”, që jo vetëm ju kthyen boomerang nga shqiptarët, por edhe nga vetë grekët, të cilët e rrëzuan në zgjedhje.

Familja e famshme e Kretës, një nga lobet më të rëndësishëm të Nea Dimokratia, u rikthye fuqishëm me Qirjakosin e studiuar në Harvard, pas dy mandatve të së majtës ekstreme të Syrisa dhe by pasit të qeverive të saj me Moskën, sa që alarmoi agresivisht Uashingtonin. i cili riktheu në Athinë stacionet e gjera të CIA, DEA, e një grup agjencive të tjera, duke e ndryshuar qasjen strategjike në “Mesdheun ballkanik”.

Kjo fushë shahu ishte dukshëm një panoramë e ngjashme për “specialistin e midhjes dhe peshkut”, i cili nxori rastin Beleri si një skenar për “dy herë mat-in” e Kinostudios “Shqipëria e Re”.

Shqipëria e sotme është totalisht tjetër me atë të Enver Hoxhës të pas prishjes me Kinën, kur s’kishte as 6 ditë bukë.

Bukë që më shumë se në tokë fshihet nën ujrat e thella të Jonit, që ka dalldisur “Shtatë Motrat” e Teksasit që i janë qepur Donald Trumpit që në 2016, duke hapur thasët e mbushura tumllas.

“Shtatë Motrat” që në 2009 e kanë futur Jonin në ujrat e tyre të bekuara, që ndryshe nga brigjet arabe, ku gjejnë kamikazë dhe urrejtës, në limanet tona gjejnë jo vetëm një mjedis miqësor por edhe me të dhëna bombastike të rezervave energjetike.

Rezerva që i kanë dhënë Tiranës komoditetin që të mbyllin përkohësisht dosjen “Shpirag” për të ushqyer teoritë konspirative, sidomos në qarqet radikale të burimeve të hapura të Athinës, ku investimi për zhvillimet në Shqipëri ka kaluar çdo cak logjik të audiencës. Duket gjithë ai investim i fundviteve 80 që i hyri me qilizëm shtetit shqiptar, edhe pse ka siguruar mjaft burime dhe të dhëna, shumica e tyre kanë qëlluar si ajo barasaleta e SHIK-ut të Gazidedes.

TemA

Next Post
Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti në fluturimin Dubai–Tel Aviv/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit!

Incidenti në fluturimin Dubai–Tel Aviv/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit!

September 30, 2026
Publikimi i videove intime/ Policia e Tiranës nis hetimet, po identifikohen adresat IP të faqeve dhe profileve

Publikimi i videove intime/ Policia e Tiranës nis hetimet, po identifikohen adresat IP të faqeve dhe profileve

September 30, 2026
Britania drejt ribashkimit me BE-në? Kryeministri Burnham: Opsion që po e shqyrtojmë

Britania drejt ribashkimit me BE-në? Kryeministri Burnham: Opsion që po e shqyrtojmë

September 30, 2026
Dita e 123-të e protestës në bulevard, marshim dhe fjalime kundër Qeverisë!

Dita e 123-të e protestës në bulevard, marshim dhe fjalime kundër Qeverisë!

September 30, 2026
Sfidat e sigurisë në Europë, Hita merr pjesë në Hagë me drejtuesit e agjencive ligjzbatuese nga 59 shtete

Sfidat e sigurisë në Europë, Hita merr pjesë në Hagë me drejtuesit e agjencive ligjzbatuese nga 59 shtete

September 30, 2026
Presidentja e KE, Von der Leyen: Ja çfarë i thashë Ramës pas tërmetit të vitit 2019! Procesi i integrimit nuk është i ngadaltë

Nga përparimi i Shqipërisë drejt BE, te drejtësia dhe reformat! Mesazhet që Ursula von der Leyen i dha Tiranës dhe shqiptarëve

September 30, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Flamingot si dekor

September 30, 2026
Kodi i ri Penal, burg edhe për një shkrim ose koment në “Facebook”?

DRAFTI/ Ja 105 nenet e reja në Kodin e Procedurës Penale, çfarë ndryshon (DOKUMENTI)

September 30, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

September 30, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Trupat amerikane tërhiqen nga Iraku, Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën!

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com