Drejtori sportiv i Borussia Monchengladbachut, Max Eberl ka thënë se Granit Xhaka nuk do të largohet në afatin kalimtar të janarit, por nuk ka konfirmuar nëse do të qëndrojë edhe pas sezonit veror. “Gjithmonë ka situata kur çdo klub duhet të mendoj për secilin opsion. Shitja e mundshme e Xhakës varet nga suksesi jonë sportiv. Varet nga performancat e Granitit dhe sigurisht nga çmimi”, ka thënë Eberl për televizionin gjerman ËDR, transmeton Koha.net.
Ai më tutje ka thënë se nuk ka ndonjë çmim që tani mund ta largojë nga Gladbachu mesfushorin shqiptar. Për Xhakën interesim të madh kanë shprehur skuadrat më të mëdha evropiane, si: Barcelona, Liverpooli, Unitedi, Bayern Munichu e Arsenali.