• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Nuk je vetëm”/ Gjesti i rrallë i dy berberëve shqiptarë i emocionon të gjithë në Britani, qethen “zero” me gruan që vuante nga kanceri

by Java News
02/09/2021 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gjest i rrallë i dy berberëve shqiptarë ka emocionuar një 58-vjeçare në Britani e cila vuante nga kanceri. Caroline Ross vendosi që të qethej pasi konstatoi se flokët e saj filluan të bien pas disa seancash kimioterapie.

Kur shkoi tek salloni i të rinjve, një prej shqiptarëve, Andi Bica vendosi të filmonte punën e tij. Nga video e publikuar nga Daily Mail, shihet se si dy kushërinjtë, Andi Bica dhe Klodian Peci filluan të qethnin flokët e tyre në shenjë solidarizimi me 58-vjeçaren e cila vijonte betejën me kancerin.

Berberi shqiptar shihet duke i prerë flokët gruas së sëmurë me gërshërë dhe më pas ndalon e i thotë se “nuk do e lënë vetëm”, prandaj ai dhe kushëriri i tij bëhen tullac për ta përkrahur. Në fund të videos shihet teksa Bica i jep një përqafim Caroline Ross dhe e puth në kokë duke i treguar se gjithçka do të shkojë mirë për të.

Sipas Daily Mail, Caroline Ross vuante nga kanceri i zorrëve dhe është kuruar për të dytën herë brenda 4 vitesh. Ajo e postoi videon emocionuese në Instagram dhe TikTok ku ka marrë më shumë se 500 mijë shikime.

58-vjecarja punonte si kuzhiniere madje ishte dhe pronare e një lokali. Ajo u shpreh për mediat se fillimisht kishte frikë të priste flokët, por gjesti i dy të rinjve shqiptarë i dha kurajon dhe besimin për të ecur përpara.

Andi Bica që është larguar nga Shqipëria 11 vite më parë, është shprehur: ‘Kur e dëgjova pse ajo do të priste flokët, mendova për këtë ide në moment. Nuk doja që ajo ta kuptonte, kështu që fola me kushëririn në gjuhën time dhe ai ishte shumë i lumtur, kështu që e vendosëm menjëherë. Ishte shumë bukur të shihnim se ajo u surprizua shumë’.

g.kosovari

Next Post
‘I kishte dërguar foto dhe video lakuriq’/ Gruaja tregon bisedat që i gjeti bashkëshortit me kolegen në telefon: Është i varur ndaj pornografisë

'I kishte dërguar foto dhe video lakuriq'/ Gruaja tregon bisedat që i gjeti bashkëshortit me kolegen në telefon: Është i varur ndaj pornografisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sofra që nuk digjet

Sofra që nuk digjet

October 26, 2026
Një alarm që nuk mund të shpërfillet! Tetë gra të vrara brenda 10 muajve në Kosovë

Një alarm që nuk mund të shpërfillet! Tetë gra të vrara brenda 10 muajve në Kosovë

October 26, 2026
Dhuna në protesta, Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit

Dhuna në protesta, Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit

October 26, 2026
Forumi i Qeverisjes Globale (Xiong’an) bën thirrje për bashkëpunim më të fortë shumëpalësh

Forumi i Qeverisjes Globale (Xiong’an) bën thirrje për bashkëpunim më të fortë shumëpalësh

October 26, 2026
Parlamenti i Ukrainës zgjat gjendjen e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm deri në janar 2027

Parlamenti i Ukrainës zgjat gjendjen e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm deri në janar 2027

October 26, 2026
Sulmet e rebelëve Huthi kanë anuluar më shumë se 4,000 fluturime në të gjithë Arabinë Saudite

Sulmet e rebelëve Huthi kanë anuluar më shumë se 4,000 fluturime në të gjithë Arabinë Saudite

October 26, 2026
Shkulja e pllakës së Aleks Nikës / Xhaxhai i tij mes dhimbjes: Nuk dimë kush e hoqi, por dimë kush e vrau!

Shkulja e pllakës së Aleks Nikës / Xhaxhai i tij mes dhimbjes: Nuk dimë kush e hoqi, por dimë kush e vrau!

October 26, 2026
Çështja ‘Beleri’ dhe tensionet në Kosovë/ Çupi: S’janë të rastësishme, Shqipëria ndodhet para një rreziku të madh konfliktesh

Ballistët kapin rob partizanin në bulevardin e Musolinit, Tiranë

October 26, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Moska paralajmëron: Negociatat trepalëshe nuk e ndalin luftën, vazhdojnë sulmet masive

Bisedimet në Abu Dhabi, Moska paralajmëron: Negociatat trepalëshe nuk e ndalin luftën, vazhdojnë sulmet masive

October 26, 2026
Humbja e bujshme e Vuçiçit në zgjedhje, reagon Kremlini: Vlerësojmë kontributin që ka dhënë për Moskën

Humbja e bujshme e Vuçiçit në zgjedhje, reagon Kremlini: Vlerësojmë kontributin që ka dhënë për Moskën

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In