• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘I kishte dërguar foto dhe video lakuriq’/ Gruaja tregon bisedat që i gjeti bashkëshortit me kolegen në telefon: Është i varur ndaj pornografisë

by Java News
02/09/2021 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 57-vjeçare tregon se bashkëshorti i saj është i varur ndaj pornografisë. Ndonëse kanë 30 vite të martuar, ai flet me gra të tjera, të cilave u dërgon foto e video topless.

Rasti i fundit ishte me një kolege të tij. 57-vjeçarja tregon për “Dear Deidre” të “The Sun” se si zbuloi mesazhet tronditëse në telefonin e tij. Ja rrëfimi i plotë:

“Burri im ka bërë seks me një kolege dhe pavarësisht se e di që nuk kanë fjetur bashkë, unë mendoj se ai më ka tradhtuar. Unë jam 57 vjeç, ai është 59 vjeç dhe kemi plot 30 vite të martuar.

Ai punon për një kompani eventesh. Kolegia e tij bëri sikur telefoni i saj i punës ishte prishur që t’i jepte burrit tim numrin e saj personal. Ata të dy punojnë shumë në ambiente jashtë dhe jam shumë e lumtur për këtë sepse nuk dua ta imagjinoj se ç’mund të kishte ndodhur nëse do të punonin në një zyrë.

Po kërkoja numrin e një shoku të familjes në telefonin e burrit tim kur pashë numrin e saj. U bëra kurioze, prandaj hapa mesazhet që kishin shkëmbyer bashkë.

E pashë që ajo kishte nisur gjithçka, duke e bombarduar me tekste flirtuese. Por në vend që t’i thoshte se nuk ishte i interesuar, ai ia kishte kthyer mesazhet. Brenda pak ditësh ajo nisi t’i dërgonte foto topless dhe më pas foto lakuriq.

Edhe burri imi kishte dërguar foto dhe video pornografike. Kjo situatë zgjati për më shumë se dy javë. Burri hyri në dhomë kur kisha në dorë telefonin e tij dhe e kuptoi që kisha marrë vesh çdo gjë.

Ai po bën gjithçka për t’i rregulluar gjërat. Më thotë se nuk e di pse e bëri këtë gjë. Ai ka qenë gjithmonë i varur ndaj pornografisë dhe gjithmonë kam luftuar me këtë problem të tij.

Ai thotë se nuk është i interesuar për kolegen e tij, gjë të cilën e besoj. Por nuk di asgjë tjetër se çfarë mund të ketë ndodhur mes tyre dhe nuk mund të bëj sikur s’ka ndodhur asgjë. Tashmë nuk kam më besim tek ai.”

“Dear Deidre” thotë:

“Tradhtia e bën shumë të vështirë për partnerin që të ketë ende besim në marrëdhënie. Rindërtimi i besimit pas një tradhtie të tillë është i vështirë. Ju nuk mund ta hidhni pas krahëve këtë që ka ndodhur dhe të bëni sikur çdo gjë është mirë mes jush.

A ju ka kërkuar ai me të vërtetë falje? A ju ka thënë vërtetë se sa shumë ju do dhe se sa shumë është penduar?

Thuajini bashkëshortit se keni nevojë të kaloni më shumë kohë bashkë. Kërkojini të jetë i sinqertë dhe po ashtu t’ju dëgjojë sa herë që keni nevojë.

Këshillimi i çifteve mund t’ju ndihmojë. Nëse mësoni pse ndodhi tradhtia e tij, ju mund ta shpëtoni martesën dhe madje ta forconi atë.”

g.kosovari

Next Post
Përmet/Grabitet me thyerje dyqani dhe merren paratë

“Filiali” arreston 33-vjeçarin në Burrel, autorin e tre vjedhjeve/ Mori paratë në bankë, kompaninë e celularëve dhe market

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In