Nga Frrok Çupi
Çdo ditë digjet nga pak bulevardi i madh i ndërtuar nga Fashizmi.
Fashistët po djegin trashëgiminë e tyre! Apo u kthye 17 Nëntori i partizanëve të Tiranës?
E ngatërruar gjithçka në sfondin e luftës së fundit; përderisa punët i kanë kthyer mbrapsht në kohë.
Para selisë së qeverisë, ku kanë ardhur me armë e zjarr gjithfarë lloje speciesh, u perceptua një ‘partizan’ dhe e kapën rob.
-Mbyteni, mbyteni! Ashtu, të vdekur te shkallët si një mish. Q.R!- thërrisnin ‘ballistët’ duke e nderë tjetrin si për qefin të përdorur në një varrim më parë.
Tjetri, edhe ky mes zjarrvënësve të ‘Ballit’, kishte kërkuar vetëm fjalën e shkurtër ‘dialog’. Dialog me qeverinë, a me shtetin, a me zotin e gjithëfuqishëm. Iu duk sikur po digjej Borova në vitin 1944 dhe thërriti Dialog.
Të dhunshmit shkojnë me sloganin: ‘E zure, shtypi kokën!’. Prandaj dolën të urryer ballistët në Luftën e Dytë Botërore.
Në fushën e luftës u kap edhe një gjerman, për ta pasur sa për një totem tregues se kur u zhvillua zjarr vënia, domethënë lufta. Si gjermani i Shkodrës.
Shteti u mor gjithë ditën për të shpëtuar syrin e dëmtuar të një djali 28 vjeçar, nga radhët e ‘ballistëve’. I kishte hyrë një plumb gome, plumba që në luftën reale të Dytë nuk u përdorën. Shokët e lanë në shesh, por e morën ‘partizanët’ dhe e nisën në një spital në Itali. Vëllai i Erjonit, Emiljani, u shfaq në një viedo nga Italia, tha se syri i të vëllait ishte përmirësuar dhe falënderoi ‘partizanët’. Mund të na lindë një këngë folklorike si dikur në periudhë e komunizmit, që do të thotë: ‘Faleminderit që më dhatë dritën e syrit!’.
Më parë ishte shëruar një vajzë e re, police, që ballistët i prenë gishtat e dorës.
Megjithatë nuk ka paqe nën hijen e admirueshme të selisë së qeverisë, në anë të Bulevardit të Fashizmit.
Teksa po pushonin armët molotov, dikush u kujtua për një ‘varr’ perëndish aty në bulevard. I hynë ta zhvarrosin. Pllaka me emrin e Ziver Veizit u shkul si një eshtër. Dëshmori kishte derdhur gjakun pikërisht në themel të asaj pllake, në 21 Janar 2011. E kishte vrarë një qeveri e dhunshme dhe barbare. Pllaka ishte vendosur si një garanci se nuk do të ketë më vrasje ‘partizanë e ballistë’. Sepse edhe vetë profeti Ismail Kadare kishte shkruar “Që të të shkulin ty, duhet të shkulin malet/ të ngrenë nga varret e të rivrasin të rënët”.
Tirana nuk u shkatërrua nga Fashizmi dhe Nazizmi. Të njëjtin fat ndoqi Franca, Italia, Portugalia, Greqia…
Parisin, thonë tregimet popullore, e fali edhe Hitleri. Në qytetin Limozh (Limoges) kështjella ku ndodhet Bashkia u ndërtua në vitin 1883, sipas arkitekturës neo- Rilindase; por nuk u dogj kurrë deri më sot. E dogji, para një jave, një shtatëmbëdhjetëvjeçar i po këtij qyteti. Si këta të dhunshmit në Tiranë.
Shoqëria ka hyrë në një ekran bardhë e zi, kush është me të mirën e kush kundër. Partizanët po e prijnë drejt Evropës. Si në luftën e Dytë në Aleancën e madhe Antifashiste. Edhe vetë Evropa po kështu, në dy ngjyra të vetme. Shqipërinë e duan sa më shpejt pjesë të BE, aq më tepër pas kësaj lufte absurde.
Ka një kakofoni. Ndërsa ballistët luftojnë që të gjejnë rrënjët mbrapa perdes së kohës së sotme dhe të hakmerren për gjyshërit, të mbështetur nga Antifa…, pala tjetër po tenton të tërheqë për nga e ardhmja.
Në fakt po luhet loja e mbetur në mes që në vitin 1945, mes partizanëve fitimtarë dhe ballistëve e kolaboracionistëve të tjerë. Si nuk e lëmë pas të keqen!? Por e ngjisim me zamkën e mbetur diku në valixhet e humbësve që u dyndën nga atdheu.
Tani ‘ballistë’, nuk janë vetëm ballistët, por çdo dru nën rrotat e rrugës përpara. Kushdo që tenton kohën pas, që bën keq, vret a vjedh. Duhej të ishin ndarë nga ajo fatkeqësi.
Edhe sikur kjo të ishte ‘Lëvizje’ dhe të fitonte, më shumë se gjysma do të gjymtohej dhe të ndehej shkallëve si zhele.









Vetëm ti,Frrok Çupi mos fol dhe mos shkruaj!Të kujtoj 5 Janarin e 1991..
Dhe bëmat e tua duke i puthur b…kriminelit SB..sot je b.lëpirës i vrasësit të rinisë shqiptare Edi Rama
Ah moj ana ana me tru sa një koqe thana,sikur të ish e vërtet që Rama është vrasësi rinisë,që nuk i ka prekur një qime floku,ti me jargët e tua do mbysje tërë spinaq e sorollopin tënd.