• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njohja e diplomave, negociata mes vendeve të Ballkanit Perëndimor

by Java News
09/10/2018 17:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendet e Ballkanit Perëndimor hapën negociatat për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve, arkitektëve dhe inxhinierëve civil në takimin e parë të organizuar në Bruksel nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit (RÇ).

Rezultati i pritur nga negociatat përfshin një Marrëveshje Reciproke të Njohjes, e cila do të vendosë rregulla të përbashkëta në njohjen e kualifikimeve profesionale të aplikantëve të cilët zotërojnë një diplomë nga secili prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke iu mundësuar atyre akses për të ushtruar profesionin në një tjetër ekonomi.

Negociatat dhe Marrëveshja e pritur mbi njohjen reciproke të kualifikimeve është pjesë e Planit Shumë-Vjeçar të Veprimit në Zonën Rajonale Ekonomike (MAp REA) të arritur  nga kryeministrat e rajonit vitin e shkuar në Trieste.

“Heqja e pengesave ndaj lëvizjes së profesionistëve dhe përmbushja e objektivit të MAP REA për të lejuar lëvizjen e mjekëve, stomatologëve, arkitektëve dhe inxhinierëve  në rajon do të krijojë mundësinë që talentet të qëndrojnë brenda rajonit. Për më tepër, Draft-Marrëveshja mbi Njohjen Reciproke të Kualifikimeve në Mjekësi, Stomatologji, Arkitekturë dhe Inxhinieri Civile është e bazuar në direktivën e BE-së 2005/36/EC mbi njohjen e kualifikimeve profesionale dhe kjo do të kontribuojë në përgatitjen për pranimin në BE,” tha Sekretari i Përgjithshëm i RÇ, Goran Svilanovic, në hapjen e negociatave.

Nicholas Cendroëicz nga Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Negocimet e Fqinjësisë dhe Zgjerimit (DG NEAR) theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për zgjerimin e BE.

Objektivi kryesor i takimit të sotëm ishte të binte dakord për një plan negociatash të realizueshëm dhe realistë dhe për të identifikuar nevojat për ta bërë këtë qëllim një realitet. RÇ propozoi një plan veprimi mbi hapat drejt finalizimit të Marrëveshjes së Njohjes së Ndërsjellë nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Poloni korrikun e ardhshëm. Negociatorët kryesorë miratuan planin e propozuar të veprimit dhe shprehën optimizëm për t’i përfunduar negociatat në kohë për Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poloni.

Përveç Svilanovic dhe Cendroëicz, pjesëmarrësit e takimit, duke përfshirë më shumë se 20 zyrtarë nga ministritë përkatëse dhe institucionet e tjera relevante, u mirëpritën gjithashtu nga Emir Djikic, Drejtor i Sekretariatit të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), Tina Sariç, Iniciativa për Reformën Arsimore të Evropës Juglindore (ERI SEE), dhe Gazmend Turdiu, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

a.ç

Next Post
Këto janë shenjat më inteligjente të Horoskopit

Këto janë shenjat më inteligjente të Horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkrepe një foto këtu!

Editoriali Rama-Vuçiç “për qasjen realiste”, Komisioni Europian: Zgjerimi, prioritet kyç!

March 3, 2026
Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

March 3, 2026
Një vendim i diskutueshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe çështja Riley k. Kalifornisë

Skandal: Një përkthim i gabuar me pasoja të rënda në praktikën gjyqësore

March 3, 2026
Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

March 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Mars 2026

March 3, 2026
Minxhozi: Në rreshtat e dosjes si të Berishës ashtu dhe të Metës shohim një fakt goditës

Nga Bordi i Paqes në Manzë, kur shpresa kthehet në frikë

March 3, 2026
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Kur ndodhi gjëma, këta flinin

March 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike

Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike

March 3, 2026
Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

March 3, 2026
Gjykata liron 4 protestuesit e Berishës, që i vunë zjarrin Vilës 31 dhe dhunuan policët

Gjykata liron 4 protestuesit e Berishës, që i vunë zjarrin Vilës 31 dhe dhunuan policët

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In